Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai punonte si murator dhe jetonte me qira në një pallat modest në rrugën Garibaldi, pranë bashkisë.
ITALI- Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull aksidentit tragjik i cili ndodhi orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Durrës. Si pasojë e kësaj humbën jetën tre persona dhe u plagosën dy të tjerë. Viktimat janë drejtuesi i mjetit Kleo Vrioni 25-vjeç dhe dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe dhe Alvi Muhaxhiri 15-vjeç.
Media shkruan se çifiti ishte martuar këtë javë. I riu, i cili më 6 tetor do të mbushte 25 vjeç, jetonte që prej moshës 18-vjeçare në Ponte San Pietro, në Itali. Ai punonte si murator dhe jetonte me qira në një pallat modest në rrugën Garibaldi, pranë bashkisë.
Kleo kishte edhe një vëlla në Bergamo, i cili aktualisht ndodhet në burg. Më tej, artikulli ndalet edhe tek videoja e publikuar pas aksidentit, për të cilën thotë se është mjaft tronditëse.
Artikulli i plotë nga CORRIERE DELLA SERA
Ekziston një video e momentit të saktë kur BMË-ja del nga trajektorja në një kthesë, ngre një re të madhe pluhuri në anë të rrugës dhe më pas përplaset me një mur betoni, duke u përmbysur. Videoja është publikuar nga disa kanale televizive shqiptare dhe është mjaft tronditëse.
Është natë dhe trajektorja e makinës, e filmuar nga njëfarë distance, duket përmes dritave të përparme dhe të pasme. Në momentet e fundit duket sikur Kleo Vrioni frenon, por kjo nuk është e qartë, pasi gjithçka ndodh shumë shpejt.
I riu, i cili më 6 tetor do të mbushte 25 vjeç, jetonte që prej moshës 18-vjeçare në Ponte San Pietro, në Itali. Punonte si murator dhe jetonte me qira në një pallat modest në rrugën Garibaldi, pranë bashkisë.
Aty qëndronte shpesh edhe Sara Brugnatelli, 26 vjeçe, nga Erbusco, e cila punonte në Arcaplanet në Curno. Ata ishin martuar të dielën, pikërisht në Shqipëri. Të dy humbën jetën në vend në aksident.
“Për atë që ka ndodhur, dimë vetëm ato që kemi lexuar në faqet shqiptare”, tregon Ervist Myrtaj, 21 vjeç, bashkëkombës dhe fqinj i tyre. Ai thotë se ende nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur:
“Nuk më duket e vërtetë. Më telefonoi vëllai im, i cili punonte me Kleon dhe tani po shkon në Shqipëri për funeralin.” Sipas mediave shqiptare, pas një mbrëmjeje në një diskotekë pranë Durrësit, rreth orës 02:20, Vrioni po kthehej me makinë së bashku me Brugnatellin dhe tre persona të tjerë.
Mes tyre ishte 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, i cili gjithashtu humbi jetën. Një 16-vjeçar ndodhet në gjendje shumë të rëndë, ndërsa një tjetër i ri, 25 vjeç, po trajtohet në një spital në Tiranë. Sipas medieve shqiptare, BMË-ja po udhëtonte me rreth 114 km/orë, ndërsa rruga ishte shumë e errët.
Fqinji i Kleos tregon se nuk e dinte se kush ishin personat e tjerë në makinë: “Nuk e dimë kush ishin njerëzit që ndodheshin me ta; mendojmë se mund të kenë qenë kushërinj ose thjesht miq.” Ai shton se Kleo nuk u kishte treguar as për martesën: “Ndoshta kishin preferuar ta mbanin private. Unë e njihja prej një viti e gjysmë. Hanim darkë bashkë, ndonjëherë dilnim në bar. I pëlqente të peshkonte.”
Sara nuk jetonte vazhdimisht në Ponte San Pietro. Ajo qëndronte aty disa ditë në javë dhe më pas kthehej në Erbusco te babai i saj. “Në një rast na kishte thënë se ai ishte i sëmurë dhe se duhej të kujdesej për të”, tregon fqinji. Kleo kishte edhe një vëlla në Bergamo, i cili aktualisht ndodhet në burg. Ai lë pas prindërit dhe një motër. Para se të transferohej në rrugën Garibaldi, ai kishte jetuar për rreth dy vjet në rrugën Sant’Anna./Dosja.al
Sendet e sekuestruara ITALI- Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi gjatë një kontrolli u z...
Refit Buzi Masakra e ndodhur në muajin Korrik 2026 në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Nertil alias Refit Buzi, vrau me armë gjahu i...
Zjarret TIRANË- Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike, me 5 vatra që mbeten aktive nga 35 të raportuara gjat&...
Qytetarët që kanë marrë vendimin për kalimin në pronësi të shtëpive të vjetra të ndërtuara para vi...
Foto Ilustruese TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masa...
Pamje DIVJAKA- Qytetarët janë ngritur sërish në protestë në qytetin e Divjakës, kundër reformës së r...
Mykonos GREQI- Një i ri nga Kosova është arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një turiste ...
Aktivisti TIRANA- Një aktivist ka lëshuar akuza të forta ndaj modelit ekonomik të qeverisë. Gjatë fjalës s&eum...
Foto ilustruse TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. ...
Qytetari TIRANA- Një protestues ka deklaruar se projektet në Shqipëri janë të lidhura me pushtetarët, që firmosin s...