23 August 2024, 19:30
Nga N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistuar dy ditë më parë në Durrës ndërsa në lidhje me ngjarjen humbi jetën 63-vjeçari Leonard Dingo. Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes duke lënë Dingon të shtrirë në rrugë. Ndërkohë sot ,dy ditë më vonë policia ka identifikuar autorin 22 vjeçar, Erjon Kacani.
I riu dyshohet se aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Sipas raportimeve për mediat, i dyshuari që pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj është një emigrant në Greqi. Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës.
Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti. Pas përplasjes për vdekje të avokatit që ndodhi rreth orës 01:00, të 21 gushtit në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet Leonard Dingo, 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje. Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.
“Nga hetimet policia deklaroi se i dyshuari që shkaktoi aksidentin është E. Kacani, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili menjëherë pas përplasjes së Dingos, u largua nga vendngjarja. Ai e braktisi automjetin në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e policisë, në cilësinë e provës materiale. Në rrjetet sociale kanë reaguar për vdekjen e tij dhe kolegët, si dhe Avokatët Penalistë që hedhin dyshime për një aksident të qëllimshëm për shkak të detyrës.”, sqaron policia.
durres aksident viktime polici
Aktualitet
23 August 2024, 19:00
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN tregojnë se kompania “Kurum International” ësht&e...
Aktualitet
23 August 2024, 18:10
N.F
Përkujtohen viktimat e regjimeve totalitare
TIRANË- Në Shqipëri u zhvilluan aktivitete në kuadër të 23 gushtit, Ditë...
Aktualitet
23 August 2024, 17:49
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria sa vjen e po bëhet një vend i preferuar nga të huajt për të jetuar e punuar. Numri i t...
Aktualitet
23 August 2024, 17:30
Elton Qyno
Foto
DURRËS- Mes zyrtarëve shtetërorë që kishin lidhje direkt me Franc Çopja alias Bakon, financuesin dhe drejtuesin e grup...
Aktualitet
23 August 2024, 17:00
N.F
Droga
FIER- Një 66-vjeçarje është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Arrestimi i saj mësohet se...
Aktualitet
23 August 2024, 16:50
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 79-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Mësohet se i moshuari ka humbur je...
Aktualitet
23 August 2024, 16:38
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka reaguar së fundmi me një deklaratë zyrtare në lidhje...
Aktualitet
23 August 2024, 16:26
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30-vjecare shqiptare. Arrestimi i shqiptares u bë m&eum...
Aktualitet
23 August 2024, 16:08
N.F
Foto ilustuese
RODOS- Autoritetet greke kanë vënë në prana ditën e sotme dy shqiptarë. Mësohet se ta arrestuarit ja...
Aktualitet
23 August 2024, 14:42
M.B
Erjon Goxhara
TIRANA- Gjykata ka caktuar masën "arrest në burg" për efetkivin Erjon Goxhara. Ky i fundit është vetë...