Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Daci fillimisht u dënua me 12 vite, por përfitoi ulje prej 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
TIRANË- GJKKO ka dënuar me 8 vite burg Shkëlzen Dacin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Daci fillimisht u dënua me 12 vite, por përfitoi ulje prej 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ai ishte një prej 28 personave të arrestuar në korrik të vitit 2021, në kuadër të operacionit “Shpirti”. Gjithashtu grupi i arrestuar ishte pjesë e një rrjeti kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike.
Njoftimi i GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e ҫështjes penale që i përket procedimit penal nr. 36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Shkëlzen Daci, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Alfred Konomi, Sokol Pasho dhe Migena Laska, me vendimin Nr. 60, datë 29.09.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Daci për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 283/a/1,28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Daci për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve të dhëna, i pandehuri Shkëlzen Daci dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
4. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Shkëlzen Daci me 8 (tetë) vite burgim.
5. Në aplikim të Nenit 14 të ligjit Nr.8328 datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosur” i ndryshuar i pandehuri Shkëlzen Daci ta vuajë dënimit në burgun e sigurisë së lartë.
6. Shpenzimet proceduriale i ngarkohen të pandehurit.
7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi.
8. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.
Si u zhvillua operacioni “Shpirti” dhe përse akuzohen?
Dy truprojat e ish-ministrit Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, bashkë me prokurorin Maksim Sota, Saimir Kurtin, ish-shefin e Trafiqeve, Ilirjan Balla dhe të ndaluarit e tjerë, akuzohen se kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas SPAK, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë. Prokurori Maksim Zota, akuzohet se kishte lidhje me Ilirjan Duçellarin (Zaimi), i arrestuar në Shqipëri), madje kishte një shtëpi me qira, të paguar prej tij, ku jetonte me njërin nga të penduarit, Maringlen Shusha.
Grupin është zbuluar falë bashkëpunimit me drejtësinë të 4 të arrestuarve që kanë marrë statusin e të penduarit. Ata janë Donia Droli, Maringlen Shusha, Elton Hamzai dhe Fiqiret Seferi. Ata kanë treguar lidhjet e grupit dhe kanë drejtuar gishtin drejt prokurorit apo ish-truprojave të Tahirit.
Agustin Deda dhe Hekuran Marku akuzohen se kanë qenë organizatorët e trafikut, ku sipas hetimit, ata trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar në Bari me 21 dhjetor 2016 skafisteve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini.
Kamber Sulçaj TEPELENË- Personi që shihni në foto është Kamber Sulçaj, autori i vrasjes së biznesmen...
pamje nga vendngjarja TEPELENË- Dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, është zbardhur nga policia. Gjithashtu ...
Edoardo Sarchi TEPELENË- Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë...
I riu VLORË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur një i ri nga Vlora ka hyrë në mbledhjen e Këshillit bashkiak. ...
Besart Logu TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme i ka hequr masën e sigurisë 'arrest shtëpie' avokatit Besart Logu. N&e...
Foto Ilustruese MORINË- Trafikimi i një 14-vjeçareje është parandaluar ditën e sotme në Morinë. Mësohe...
Edoardo Sacchi ITALI- Të afërmit të biznesmenit italian Edoardo Sacchi të vrarë në Tepelenë ka...
Eduart Merkaj TIRANË- Eduart Merkaj është emëruar si drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në vend. Emër...
Foto Ilustruese FUSHË KRUJË- Një tritol i është vënë gjatë natës një servisi makinash në Fush&...
Familja Cako TIRANË- Sopranoja Luiza Çako Papa ka ndërruar jetë ditën e sotme. Mësohet se vdekja e Çakos ka ardhur n...