10 July 2022, 13:28
Nga k.m.
Aulon Kalaja
TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit është mbledhur këtë të diel para qytetit antik. Arkeologë dhe anëtarë të opozitës kanë bërë thirrje për mbrojtjen e Butrintit, ata e konsiderojnë dhënien e tij me koncesion si një masakër kulturore. Në fjalën e tij, Aulon Kalaja bëri me dije se dekreti i presidentit do të kthehet në Komisionin e Ekonomisë në datën 12 korrik, ndaj ai fton qytetarët në Tiranë të martën në orën 10:00 t’i bashkohen protestës.
“Të martën në orën 10:00 të mblidhemi para Kryesisë së Kuvendit, pasi më 12 korrik do të kalojë dekreti i presidentit për ta rrëzuar në komisionin e ekonomisë dhe pastaj dihet rruga që nga komisioni i ekonomisë do të kalojë në seancë plenare për t’u rrëzuar dhe përfundimisht këtë vend këtu e marrin disa njerëz që nuk i njohin por janë grekë që duan ta marrin Butrintin dhe t’ia bashkëngjisin shtetin fqinj,”-tha ai.
Kuvendi kaloi projektligjin për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi. Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia. Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes. Por presidenti Ilir Meta e ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend.
aulon kalaja parku i butrintit
Aktualitet
10 July 2022, 13:12
k.m.
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Bojkoti kombëtar i avokatëve që kundërshton hartën e re gjyqësore nuk i bëri bashk&e...
Aktualitet
10 July 2022, 12:57
k.m.
Foto ilustruese
MALLAKASTËR- Ka ndërruar jetë në spital njëri prej banorëve të fshatit Lofkënd në Mallakast&eu...
Aktualitet
10 July 2022, 12:43
k.m.
Momenti kur gruaja dërgohet në spital
ITALI- "Ku janë fëmijët e mi, si janë?,"- me lotët që i rrjedhin në...
Aktualitet
10 July 2022, 12:39
d.a.
Policia italiane
ITALI- Katër karabinierë janë plagosur në ndjekjen dhe arrestimin e dy hajdutëve shqiptarë të apar...
Aktualitet
10 July 2022, 12:32
k.m.
Foto ilustruese
TROPOJË- Tre turistë çekë duke eksploruar zonën në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, për shkak t&...
Aktualitet
10 July 2022, 12:22
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Pas kalimit të valës intensive të stuhive, breshrit dhe shiut, do të rikthehen temperaturat e larta. Sipas paras...
Aktualitet
10 July 2022, 12:05
k.m.
Foto ilustruese
MALLAKASTËR- Dy banorët e fshatit Lofkënd teka ishin duke pastruar pusin e zonës, janë asfiksuar nga çlirim...
Aktualitet
10 July 2022, 11:24
k.m.
Andrea Stase
LUSHNJE- Gjykata e Lushnjes ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për 58-vjeçarin Andrea Stasa, i cili akuzo...
Aktualitet
10 July 2022, 10:49
d.a.
policia e shtetit
TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin e javës ku ndër 491 persona, 122 janë arrestuar, 346 jan&eu...
Aktualitet
10 July 2022, 10:33
d.a.
Foto Ilustruese
VLORË- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm dhe është përhapur nga era rreth orës 09:30 n&...