LIVE UPDATES
Aktualitet

Aleksandër Moisiu sipas gazetarit italian Enzo Ferrieri

“Radiocorriere” ka botuar, në prill të 1934, në faqen n°29, shkrimin e gazetarit italian Enzo Ferrieri për Aleksandër Moisiun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

17 May 2022, 09:17 Nga DOSJA
Aleksandër Moisiu sipas gazetarit italian Enzo Ferrieri
Enzo Ferrieri

TIRANË- Nga Aurenc Bebja*, Francë – ... Maj 2022

“Radiocorriere” ka botuar, në prill të 1934, në faqen n°29, shkrimin e gazetarit italian Enzo Ferrieri për Aleksandër Moisiun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në mesnatë pas teatrit, unë dhe një regjisor i famshëm pimë një filxhan çokollatë puro në një tryezë te Savini (restorant i famshëm në Milano). Ngremë sytë dhe pikërisht përballë nesh, Aleksandër Moisiu, me një zonjushë bionde, fillon darkën e tij pas shfaqjes. Moisiu ka tonin e përulur dhe të zgjuar të një njeriu të vogël, i gatshëm për të kapur një krah (fletë) pule dhe misterin e Faustit ose Henri IV me të njëjtin kujdes. Ai çohet për të arritur kutinë e cigareve në një xhep të pardesysë së tij. Është i lehtë dhe fluturon sikur hapi i kërcimit të Hamletit do të fillonte.

Miku im regjisor, i cili i gjykon burrat nga mënyra se si lëvizin, më bën të vëzhgoj thjeshtësinë ekstreme të gjesteve të tij dhe më jep një mësim gestologjie. “Ja një njeri që reciton me gjuhën e jetës, që është bërë i thjeshtë me meditime të gjata. Shikoni se si gjithçka është e saktë dhe e matur...”. Dy metra larg tij një zotëri piktoresk, i cili ka si shoqërues një tip kurioz me mjekër të mprehtë, mban një thikë e pirun me një dhunë pompoze. “Ky duhet të jetë patjetër një aktor – më thotë mjeshtri i gjesteve – por një aktor i ri”. “Aktor po, dhe shumë i shquar : një aktor jugor (meridional).” Unë mbështes jugun, i cili në mendjen time do të donte ta bënte gjestikulacionin e bollshëm legjitim dhe shprehës.

“Ju gaboheni miku im. Nëse ky zotëri do të ishte një aktor i madh, një artist i vërtetë, pikërisht sepse është jugor, nuk do të hante me ato gjeste të teatrit. Këtu kemi të bëjmë me një njeri që mbart në jetë të gjitha qëndrimet false të skenës. Çdo gjest, zotëria im i dashur, ka kuptimin e tij. Shikoni atje ndërsa Moisiu i ofron zonjushës një pije. “Das ist recht.” Kjo është e drejtë. Thuhet kështu. Kam katër ditë që flas italisht. Shihni këto gjeste të tjera. Kjo nuk është e drejtë. Një gjest i vogël zgjidh një situatë. Më kujtohet një skenë ku duhej treguar se një infermiere që prek me dorë ballin e ethshëm të një ushtari, ka një butësi (ndjenjë) të fshehur për pacientin e saj. Provoi dhe riprovoi, nuk e arrinte kurrë rezultatin e nevojshëm. Kjo ishte shumë e guximshme dhe e papërshtatshme, kjo ishte pa shprehje. Gjithçka u zgjidh kur infermierja në vend që ta prekte ballin e pacientit me pjesën e pasme të dorës, e preku atë me pëllëmbën. Pëllëmba e dorës është një tregues i lidhjes, butësisë, intimitetit. Do të puthësh dorën e një zonje. Provoni të puthni pëllëmbën e saj.” Kjo puna e dorës më intereson : i bëj thirrje mikut tim të vazhdojë. Vini re se aktorët e filmave nuk dinë se ku të shikojnë. Problem shumë kompleks. Publiku e ndjek gjithmonë vështrimin e aktorit. Nëse aktori ul sytë, i gjithë publiku shkon të kërkojë diçka nën këmbët e tij. Në vend të kësaj, vështrimi i aktorit duhet të ndjekë gjithmonë një objekt të saktë dhe pa ambiguitet.

Çdo gjest i tij, çdo lëvizje e tij duhet të përbëjë një tablo; jo në kuptimin estetik dhe dekorativ, por në kuptimin njerëzor dhe jetësor. Asgjë nuk duhet të bëhet në mënyrë të rastësishme; në jetë nuk bëni asgjë rastësisht. Edhe gjestet më të thjeshta dhe më të zakonshme janë rezultat i traditave dhe zakoneve. E njëjta gjë në skenë. Me ndryshimin që në skenë çdo gjest duhet të shprehë me thjeshtësinë më të madhe, një gjendje të nevojshme për qëllimin e veprës. Gjestet e tepruara dhe pa diskrecion duken më spontanet, por janë më të padobishmet dhe më të rremet, pasi nuk shprehin gjë tjetër veç synimit për të shprehur diçka, e cila ende nuk është zotëruar plotësisht.

Të ashtuquajturit aktorë instinktivë, që rrotullojnë krahët në ajër, janë më pak të natyrshëm; edhe nëse në jetë janë mësuar të lëvizin në hapësirë. I natyrshëm është gjesti i paramenduar që shpreh me lehtësi atë që do të thotë. “Shikoni atë çift atje që hanë rizoto alla Milanese dhe duket se po flasin me një zjarr (amsh) të tillë; unë nuk e di se çfarë i thonë njëri-tjetrit. Por është e sigurt që gruaja duhet të ketë të drejtë; sepse shikon drejt burrit. Kalorësi (Kavalieri) ndjek rizoton në lugë, ndihet i dobët, sigurisht që e ka gabim”. Ajo në fakt ishte një grua e bukur, e cila i hodhi dy sy smerald shoqëruesit të saj. Kur të jepen dy sy të ngjashëm, mendova, gjestologjia ime më mëson se kemi gjithmonë të drejtë. Edhe unë do të ndiqja rizoton në lugë.../Marre nga Darsiani.com

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin