LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e The Economist: A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj?

Krijimtaria dhe mendimi kritik mund të ndikohen. Por ka mënyra për të zbutur pasojat, shkruan The Economist

10 August 2025, 07:27 Nga r.ll
Analiza e The Economist: A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale
foto ilustruese

SHBA- Siç mund ta dijë kushdo që ka dhënë një provim të paktën një herë, të shkruash një ese për më pak se 20 minuta kërkon vërtet shumë përqendrim.

Të kesh qasje të pakufizuar në Inteligjencën Artificiale (IA) do ta lehtësonte ndjeshëm këtë ngarkesë mendore.

Por, siç sugjeron një studim i fundit nga studiues të Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT), kjo ndihmë mund të ketë një kosto.

Gjatë disa seancave me shkrime esesh, studentët që punonin me (dhe pa) ndihmën e ChatGPT u lidhën me elektro-encefalograma (EEG) për të matur aktivitetin e trurit gjatë punës.

Në të gjitha rastet, përdoruesit e IA shfaqën ndjeshëm më pak aktivitet në të zonat e trurit të lidhura me funksionet krijuese dhe përqendrimin.

Studentët që shkruan me ndihmën e chatbot-it gjithashtu e patën më të vështirë të citojnë saktësisht ndonjë pjesë nga eseja që sapo kishin shkruar.

Këto gjetje janë pjesë e një grupi gjithnjë e në rritje studimesh, që shqyrtojnë efektet potencialisht të dëmshme të përdorimit të IA për krijimtarinë dhe procesin e të nxënit.

Kërkimet ngrenë pyetje të rëndësishme, nëse përfitimet mbresëlënëse afatshkurtra që sjell IA gjeneruese mund të vijnë me një kosto të fshehur afatgjatë.

Studimi i MIT e plotëson panoramën e dy kërkimeve të tjera të profilit të lartë mbi marrëdhënien mes përdorimit të IA dhe të menduarit kritik.

I pari, nga studiues në Microsoft Research, përfshiu 319 punonjës që punonin me njohuri (knowledge workers, individë që kryejnë punë që kërkon analizë, mendim kritik, vendimmarrje, kreativitet apo përpunim informacioni) dhe që përdornin IA gjeneruese të paktën një herë në javë.

Të anketuarit përshkruan mbi 900 detyra që kishin kryer me ndihmën e IA, që nga përmbledhja e dokumenteve të gjata e deri te krijimi i fushatave të marketingut.

Sipas vlerësimeve të tyre vetjake, vetëm 555 nga këto detyra kërkonin mendim kritik, si për shembull rishikimi i rezultateve të IA para se t’i dërgohej klientit, ose riformulimi i një kërkese pas një rezultati jo të kënaqshëm herën e parë.

Pjesa tjetër e detyrave konsiderohej thelbësisht e papërfillshme.

Në përgjithësi, shumica e punonjësve raportuan se kishin nevojë për më pak ose shumë më pak përpjekje mendore për të përfunduar detyrat kur përdornin mjete si ChatGPT, Google Gemini apo Copilot i Microsoft, krahasuar me realizimin e tyre pa ndihmën e IA.

Një studim tjetër, nga profesori Michael Gerlich në SBS Swiss Business School, përfshiu 666 individë në Britani të cilët u pyetën se sa shpesh përdornin IA dhe sa besim kishin tek ajo, përpara se t’u paraqiteshin pyetje të bazuara në një test për të menduarin kritik.

Pjesëmarrësit që përdornin më shumë IA, rezultuan me nota më të ulëta në të gjitha drejtimet.

Gerlich tregon se pas publikimit të studimit, u kontaktua nga qindra mësues të shkollave të mesme dhe universiteteve, që po përballen me një përdorim në rritje të IA nga studentët. Sipas tij, ata “e ndien se ky studim përshkruante saktësisht atë që ata po përjetojnë aktualisht”.

A do t’i bëjë IA njerëzit me kapacitet mendor më të dobët në planin afatgjatë, mbetet ende një pyetje e hapur.

Studiuesit në të tre studimet theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar një lidhje shkak-pasojë mes përdorimit të lartë të IA dhe dobësimit të funksioneve mendore.

Në rastin e studimit të Gerlich, për shembull, mund të ndodhë që njerëzit me aftësi më të mëdha mendimi kritik të kenë më pak prirje për t’u mbështetur tek IA.

Ndërsa studimi i MIT kishte një kampion shumë të vogël (vetëm 54 pjesëmarrës) dhe u përqendrua në një detyrë të vetme.

Për më tepër, mjetet e IA gjeneruese synojnë në mënyrë të qartë të lehtësojnë ngarkesën mendore të përdoruesve, njësoj si shumë teknologji të tjera më parë.

Që në shekullin V p.e.s., Sokrati ankohej se shkrimi nuk është “një eliksir për të kujtuar, por vetëm për të mbajtur mend”. Makinat llogaritëse  i ndihmojnë arkëtarët me llogaritjet.

Aplikacionet e orientimit rrugor kanë hequr nevojën për të lexuar harta. Dhe megjithatë, pak vetë do të thoshin se këto mjete na kanë bërë më të paaftë.

Nuk ka shumë dëshmi që sugjerojnë se lejimi i makinave për të përmbushur funksionet mendore të përdoruesve, ndryshon kapacitetin natyror të trurit për të menduar, thotë Evan Risko, profesor psikologjie në Universitetin e Waterloos, i cili së bashku me kolegun Sam Gilbert, krijuan termin “cognitive offloading”, ose shkarkimi i detyrave mendore te ndihmës të jashtëm.

Ajo që është shqetësuese, sipas Risko, është se IA gjeneruese lejon njerëzit të “shkarkojnë një grup shumë më kompleks procesesh”.

Shkarkimi i një detyre aritmetike, me zbatime të kufizuara, nuk është i njëjtë me shkarkimin e një procesi si shkrimi ose zgjidhja e një problemi. Dhe kur truri mëson ta bëjë këtë, është e vështirë ta harrojë.

Prirja për të kërkuar rrugën më të lehtë për zgjidhjen e një problemi, e njohur si “kursim mendor” (cognitive miserliness), mund të krijojë atë që Gerlich e quan një cikël përforcues.

Individët që varen nga IA do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të mendojnë në mënyrë kritike, dhe truri i tyre do të bëhet më “koprac”, duke çuar në më shumë shkarkime detyrash.

Një pjesëmarrës në studimin e tij, përdorues i shpeshtë i IA, tha: “Varem kaq shumë nga IA, saqë nuk besoj se do të dija si të zgjidhja disa probleme pa të.”

Shumë kompani presin rritje të produktivitetit nga përdorimi në shkallë të gjerë i IA. Por mund të ketë pasoja të padëshiruara.

“Rënia afatgjatë e mendimit kritik ka gjasë të sjellë rënie të konkurrueshmërisë”, – thotë Barbara Larson, profesore menaxhimi në Universitetin Northeastern.

Përdorimi i gjatë i IA mund të bëjë që punonjësit të jenë më pak krijues.

Në një studim të Universitetit të Torontos, 460 pjesëmarrës u udhëzuan të sugjeronin përdorime krijuese për objekte të përditshme, si një gomë makine apo një palë pantallona.

Ata që kishin parë më parë ide të gjeneruara nga IA, ofruan përgjigje më pak krijuese dhe më pak të larmishme se ata që punuan pa ndihmë.

Për shembull, për pantallonat, chatbot-i propozoi mbushjen e tyre me kashtë për të krijuar gjysmën e një dordoleci, në thelb duke i përdorur sërish si pantallona.

Ndërsa një pjesëmarrës pa ndihmë nga IA sugjeroi vendosjen e arrave në xhepa për ta bërë një ushqyes të veçantë për zogjtë.

Ka mënyra për ta mbajtur trurin në formë. Larson sugjeron që mënyra më e mençur për të përfituar nga IA është ta trajtosh atë si “një ndihmës entuziast por paksa naiv”.

Gerlich rekomandon që, në vend që t’i kërkohet chatbot-it të gjenerojë menjëherë rezultatin përfundimtar, përdoruesi ta udhëheqë atë hap pas hapi në rrugën drejt zgjidhjes.

Në vend që të pyesni “Ku të shkoj për pushime me diell?”, mund të filloni me pyetjen “Ku bie më pak shi?” dhe ta zhvilloni prej aty.

Ekipi i Microsoft gjithashtu ka testuar ndihmës IA që ndërhyjnë herë pas here me “provokime” për të nxitur mendim më të thellë.

Në një frymë të ngjashme, studiues nga Universiteti Emory dhe Stanford kanë propozuar, që chatbot-ët të riprogramohen për të vepruar si “asistentë mendimi” që bëjnë pyetje të thella, në vend që të japin thjesht përgjigje. Ndoshta Sokrati do ta miratonte me kënaqësi këtë.

Megjithatë, këto strategji mund të mos jenë shumë të dobishme në praktikë, madje edhe nëse modelet e IA do të ndryshoheshin për të qenë më të ngathëta apo më të ngadalta.

Ato mund të sjellin edhe pasoja të padëshiruara. Një studim nga Universiteti i Krishterë i Abilenës në Teksas zbuloi se ndihmësit e IA, që ndërprisnin vazhdimisht përdoruesit me provokime, e përkeqësuan performancën e programuesve të dobët në një detyrë të thjeshtë kodimi.

Masa të tjera të mundshme për të mbajtur trurin aktiv janë më të drejtpërdrejta, edhe pse më imponuese.

Përdoruesit tepër të zellshëm të IA mund të detyrohen të japin vetë një përgjigje ndaj një pyetjeje ose të presin disa minuta përpara se të kenë qasje tek IA.

Ky “detyrim mendor” (cognitive forcing) mund të përmirësojë performancën e përdoruesve, sipas Zana Buçinca, një studiuese te Microsoft që merret me këto teknika, por do të jetë më pak popullore.

“Njerëzve nuk u pëlqen t’i shtysh të angazhohen”,- thotë ajo. Kërkesa për mënyra për ta anashkaluar këtë do të ishte e lartë.

Në një sondazh përfaqësues në 16 vende të kryer nga konsulenca Oliver Wyman, 47% e të anketuarve thanë se do të përdornin IA gjeneruese edhe nëse punëdhënësi do ta ndalonte.

Teknologjia është aq e re, sa që për shumë detyra, truri i njeriut është ende mjeti më i mprehtë për t’u përdorur.

Por me kalimin e kohës, përdoruesit e IA dhe rregullatorët e saj do të duhet të vlerësojnë nëse përfitimet e gjera ia vlejnë përballë kostove mendore.

Nëse do të dalë ndonjë provë e fortë se IA e bën njerëzit më pak të mprehtë, a do t’u interesojë atyre vallë?/MONITOR

inteligjenca artificiale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin