17 August 2025, 15:20
Nga E. D
pamje nga spitali
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka denoncuar gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së. Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Stafa e krahason gjendjen e QSUT-së me atë të një sporteli banke, pasi edhe në spital pacientët po presin me bileta në rradhë.
Gazetari shkruan se prindërit e fëmijëve të sëmurë detyrohen të marrin biletë tek një makineri numrash dhe të presin radhën, në vend që fëmijët të trajtohen menjëherë sipas urgjencës së gjendjes së tyre shëndetësore. Stafa theksin se ky sistem është një formë abuzimi me standardet mjekësore, pasi urgjencat funksionojnë mbi bazën e triazhit, ku prioritet kanë pacientët më rëndë dhe jo radhët numerike.
Stafa thekson se situata bëhet edhe më kritike gjatë periudhave të virozave, kur me qindra fëmijë përballen vetëm me dy mjekë dhe katër infermierë, të shpërndarë në disa dhoma të vogla. Ndër të tjera gazetari shton se Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, nuk mund të funksionojë me kaq pak staf dhe hapësira të kufizuara.
Postimi i plotë:
URGJENCA PEDIATRIKE SI BANKË.
Në Urgjencën Pediatrike në QSUT, aty ku çdo ditë shkojnë me qindra prindër me fëmijët e tyre të sëmurë, sistemi është kthyer në tallje dhe absurditet, në trajtimin e të vegjëlve.
Në vend që një fëmijë i sëmurë të shihet menjëherë nga personeli mjekësor sipas urgjencës, prindërit detyrohen të shkojnë tek një makineri numrash, të marrin biletë, dhe të presin “radhën”, si në bankë!
Kjo është antishkencë mjekësore dhe abuzim me standardet e kujdesit shëndetësor, sepse urgjenca nuk funksionon me radhë, por me triazh(kategorizim urgjence), kush është më rëndë, trajtohet i pari.
Por absurdi nuk mbaron këtu:
Me qindra fëmijë në ditë, e sidomos në periudha virozash, përballen vetëm me 2 mjekë dhe 4 infermierë, të shpërndarë në vetëm 2-3 dhoma të vogla.
Fëmijët me temperatura, me të vjella, me probleme të frymëmarrjes, presin bashkë në një hapësirë të mbushur plot, duke përhapur infeksionet te njëri-tjetri.
Në vend që të zgjerohet kapaciteti dhe të shtohet personeli, institucionet kanë futur një makineri qesharake që e kthen urgjencën në sportel banke.
S'mundet Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, të funksionojë si 2+1, dhe me 2 mjekë e 4 infermierë. E patolerueshme!
Urgjenca Pediatrike duhet të ketë hapsira, sa urgjenca tjetër e madhe e QSUT-së.
Fëmijët nuk janë “numra”! Ata kanë nevojë për kujdes, për prioritet dhe për dinjitet.
Shëndetësia nuk bëhet me bileta radhe, por me mjekë, infermierë dhe organizim të mirëfilltë.
osman stafa
Aktualitet
17 August 2025, 14:27
N.F
Foto
TIRANË-Policia ka bërë me dije se gjatë monitorimit të sigurisë detare janë bllokuar 35 mjete lundruese nga Ko...
Aktualitet
17 August 2025, 13:52
N.F
Gjykata
KORÇË- Në gjykatën e Korçës do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë pë...
Aktualitet
17 August 2025, 13:43
N.F
Operacioni
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku është goditur një bandë shqiptar...
Aktualitet
17 August 2025, 13:02
N.F
Foto
DURRËS- Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Mësohet se i riu ësht&...
Aktualitet
17 August 2025, 12:41
N.F
Arma
TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ...
Aktualitet
17 August 2025, 12:23
N.F
Prinderit e Martin Canit
TIRANË- Familja e 14-vjeçarit, Martin Cani që humbi jetën tragjikisht pak muaj më parë ka reaguar ...
Aktualitet
17 August 2025, 12:19
N.F
Foto
BERAT- Një aksident i rëndë është regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat...
Aktualitet
17 August 2025, 11:22
N.F
Aksidenti
LEVAN- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në af&e...
Aktualitet
17 August 2025, 10:54
N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Mbrojtes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri. M&e...
Aktualitet
17 August 2025, 10:17
N.F
Foto
GËRMENJ- Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit mësohet se është zgjeruar ndërsa vatrat e tjera që kan&eum...