LIVE UPDATES
Aktualitet

Armatimi në Evropë, Analiza: Rrugët drejt pavarësisë nga SHBA-ja

Megjithatë, për raketat, të cilat janë jetike për mbrojtjen evropiane, prodhimi dhe mirëmbajtja pritet të transferohen pjesërisht në Evropë. Lockheed Martin dhe Rheinmetall kanë nënshkruar tashmë një deklaratë mirëkuptimi për bashkëprodhimin e raketave ATACMS në Gjermani. Synimi është rritja e rezervave pa dëmtuar interesat industriale amerikane. Në plan afatgjatë, Evropa synon një pavarësi më të madhe.

10 July 2026, 11:21 Nga E. D
Armatimi në Evropë, Analiza: Rrugët drejt pavarësisë
foto ilustruese

Evropa vazhdon të mbështetet te armët amerikane për riarmatosjen e saj. Kjo u bë e qartë edhe në samitin e NATO-s në Ankara, ku u zhvillua gjithashtu një forum i rëndësishëm i industrisë së mbrojtjes. Veçanërisht kompanitë amerikane përfituan nga kontrata fitimprurëse.

Megjithatë, për raketat, të cilat janë jetike për mbrojtjen evropiane, prodhimi dhe mirëmbajtja pritet të transferohen pjesërisht në Evropë. Lockheed Martin dhe Rheinmetall kanë nënshkruar tashmë një deklaratë mirëkuptimi për bashkëprodhimin e raketave ATACMS në Gjermani. Synimi është rritja e rezervave pa dëmtuar interesat industriale amerikane. Në plan afatgjatë, Evropa synon një pavarësi më të madhe.

Mbrojtja ajrore evropiane: Çështja e Patriotit

Vështirë se ekziston një sistem armësh që simbolizon më shumë varësinë e vendeve evropiane të NATO-s nga SHBA-ja sesa sistemi Patriot. Ky sistem amerikan i mbrojtjes kundërajrore mbron objektiva strategjikë në Ukrainë dhe është përdorur prej dekadash në shumë vende të NATO-s.

Përgjigjja evropiane ndaj kësaj varësie nuk konsiston në një sistem të vetëm. Në shtresën e sipërme të mbrojtjes ajrore, ku kapen kërcënimet në lartësi të mëdha, sistemi franko-italian SAMP/T NG synon të shndërrohet në alternativën evropiane ndaj Patriotit. Versioni i modernizuar do të jetë në gjendje të luftojë edhe raketa balistike falë sensorëve dhe raketave të reja. Njësitë e para pritet të dorëzohen në vitin 2027.

Për mbrojtjen me rreze të mesme, Gjermania mbështetet te sistemi IRIS-T i kompanisë Diehl, i cili tashmë përdoret në Ukrainë. Ai mund të veprojë në një rreze deri në 40 kilometra dhe në lartësi deri në 20 kilometra. Versioni më i avancuar, IRIS-T SLX, pritet të hyjë në shërbim nga viti 2029 dhe do të ketë një rreze veprimi rreth 80 kilometra dhe lartësi deri në 30 kilometra.

Në afat të shkurtër, Evropa nuk mund t'i zëvendësojë sistemet Patriot, por në afat të gjatë synon ta mbrojë hapësirën e saj ajrore me sisteme të zhvilluara vetë.

ELSA: Përgjigjja evropiane ndaj mungesës së kapaciteteve me rreze të gjatë

Në rast konflikti, nuk nevojiten vetëm aftësi mbrojtëse, por edhe sulmuese. Aktualisht, kur ushtritë evropiane planifikojnë goditje precize thellë pas vijave armike, dominojnë sistemet amerikane si raketat lundruese Tomahawk.

Siç u pa në samitin e NATO-s në Ankara, Gjermania po mbështetet për momentin pikërisht te kjo zgjidhje. Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje paraprake me SHBA-në për blerjen e raketave Tomahawk dhe sistemeve tokësore të lëshimit Typhoon. Qëllimi është të mbyllet hendeku strategjik në krahasim me Rusinë.

Megjithatë, kjo marrëveshje nxjerr në pah problemin themelor të politikës evropiane të mbrojtjes: aftësitë e nevojshme po sigurohen fillimisht nga SHBA-ja, ndërsa sistemet evropiane ende duhet të zhvillohen.

Me programin ELSA (European Long-Range Strike Approach), gjashtë fuqi evropiane – përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe – synojnë të krijojnë një kundërpeshë industriale. Projekti parashikon zhvillimin e lëshuesve të rinj raketorë, raketave lundruese moderne dhe dronëve me rreze të gjatë veprimi nga 500 deri në 2000 kilometra.

Pavarësia e vërtetë evropiane në këtë fushë pritet të arrihet vetëm në fillim të viteve 2030.

Megjithatë, municioni është vetëm gjysma e betejës. Varësia reale nga Uashingtoni qëndron te identifikimi i objektivave – e ashtuquajtura "Kill Chain”. Pa një rrjet të pavarur sensorësh, satelitësh dhe strukturash komanduese, edhe raketat evropiane nuk mund të gjejnë objektivat e tyre në mënyrë autonome.

DECODER: Mësimi evropian nga lufta e dronëve

Lufta në Ukrainë ka treguar një përdorim të paprecedentë të dronëve. Ato dominojnë si vijat e frontit ashtu edhe sulmet në thellësi të territorit armik.

Pikërisht këtu ndërhyn programi DECODER (Drone and Counter-Drone European Resolve). Projekti i BE-së synon të pajisë forcat e armatosura evropiane me dronë dhe sisteme kundër dronëve, ndërkohë që e bën industrinë evropiane më pak të varur nga zhvillimet amerikane.

Aktualisht, shumica e zhvillimeve po kryhen në nivel kombëtar. Edhe në Gjermani, kompanitë e reja të teknologjisë së dronëve dhe industria e mbrojtjes po përfitojnë nga kërkesat e krijuara nga lufta në Ukrainë dhe porositë e Bundeswehr-it.

Me DECODER, këto përpjekje mund të bashkohen në nivel evropian. Në projekt marrin pjesë 26 vende të BE-së, si dhe Norvegjia dhe Ukraina. Përfshirja e Ukrainës konsiderohet veçanërisht e rëndësishme për shkak të përvojës së saj shumëvjeçare në përdorimin e dronëve në luftë.

Komisioni Evropian vlerëson se deri në vitin 2033 do të nevojiten investime prej 3,5 deri në 5 miliardë euro.

IRIS²: Komunikim satelitor i sigurt

Rëndësia e sistemit Starlink në fushëbetejat e Ukrainës i ka zgjuar evropianët.

Me projektin IRIS², Bashkimi Evropian dëshiron të krijojë shërbimin e vet satelitor, të pavarur nga SHBA-ja. Kontratat e para për ndërtimin e konstelacionit të satelitëve tashmë janë nënshkruar.

Deri në 290 satelitë do të sigurojnë komunikim të mbrojtur ndërmjet institucioneve qeveritare dhe do të përdoren gjithashtu për qëllime mbrojtëse. Projekti, me vlerë mbi 10 miliardë euro, pritet të ndërtohet gjatë viteve 2029–2030 dhe të bëhet operacional pas vitit 2030.

Saab GlobalEye: Teknologji kyçe nga Suedia

Përpara se të ngrihen avionët luftarakë ose të lëshohen raketat, Evropa duhet të dijë se çfarë po lëviz në ajër, në det dhe në tokë.

Për këtë qëllim, NATO operon 14 avionë AWACS, të bazuar në modelin amerikan Boeing 707 dhe të stacionuar në Geilenkirchen pranë Aachenit.

Gjenerata e ardhshme e sistemit fluturues të radarëve nuk do të bazohet më në teknologjinë amerikane. Në samitin e NATO-s në Ankara u njoftua fillimi i negociatave me kompaninë suedeze Saab për blerjen e deri në dhjetë avionëve të paralajmërimit të hershëm GlobalEye.

Nëse kontrata finalizohet shpejt, avionët e parë mund të dorëzohen nga viti 2030.

FCAS: Ëndrra e dështuar franko-gjermane

Vitet e fundit, shumë vende evropiane kanë zgjedhur avionin më modern luftarak perëndimor, F-35 amerikan të gjeneratës së pestë. Këta avionë përfaqësojnë teknologji të avancuar, por edhe varësi nga SHBA-ja.

Programi FCAS (në Francë i njohur si SCAF) duhej të ishte përgjigjja evropiane. Projekti synonte krijimin e avionit të parë luftarak të gjeneratës së gjashtë, të integruar me dronë shoqërues, sensorë, rrjete të dhënash dhe armë të reja.

Në projekt merrnin pjesë Franca, Gjermania dhe Spanja, me kompanitë kryesore Dassault dhe Airbus.

Megjithatë, zemra e projektit – avioni i përbashkët i gjeneratës së ardhshme – dështoi disa javë më parë pas vitesh mosmarrëveshjesh. Qeveritë në Berlin dhe Paris nuk arritën të zgjidhnin konfliktin midis Dassault dhe Airbus lidhur me drejtimin, ndarjen e punës dhe teknologjitë kyçe.

Për autonominë evropiane në fushën e mbrojtjes, ky është një dështim i rëndë. Pikërisht aty ku varësia nga teknologjia amerikane është më e dukshme, projekti më i madh evropian i mbrojtjes u rrëzua për shkak të interesave kombëtare dhe industriale./DW

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin