12 August 2022, 13:09
Nga k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Speed.” Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar: Bejtulla Fusha, 25 vjeç dhe Elvis Baqoshi, 30 vjeç, të banues në Zall Herr. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një kavanoz qelqi brenda të cilit kishte një lëng viskoz të dyshuar si ekstrakt vajor cannabis sativa, rreth 300 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Speed", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa (vaj kanabisi), rreth 300 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin produkte të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, si dhe lëviznin me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Speed".
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: - B. F., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të banues në Zall Herr. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Tapizë-Kamzë, automjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasin B. F. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një kavanoz qelqi brenda të cilit kishte një lëng viskoz të dyshuar si ekstrakt vajor cannabis sativa, rreth 300 fara të dyshuara si ato të bimës narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
operacioni speed bejtulla fusha elvis baqoshi
Aktualitet
12 August 2022, 12:58
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur moskompetencë ...
Aktualitet
12 August 2022, 12:51
d.a.
foto ilustruese
ITALI- Ai hyri në banjon e një kompleksi dhe doli duke vjedhur një çantë shpine me disa sende personale dhe nj&e...
Aktualitet
12 August 2022, 12:12
k.m.
Marjus Musaku dhe Ersida Dyrmishi
TIRANË- Familjarët e Marjus Musakut kërkojnë lirimin e të afërmit të tyre nga burgu, ...
Aktualitet
12 August 2022, 12:02
k.m.
Foto ilustruese
TEPELENË- Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Tepelenë, aty ku dy vëllezër kan&eu...
Aktualitet
12 August 2022, 11:33
k.m.
Ervis Martinaj
KURBIN- Sot është dita e katërt e zhdukjes së Ervis Martinajt. Sot, Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar p&...
Aktualitet
12 August 2022, 11:31
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 28-vjeçar me inicialet K.M. I riu ka kultivuar në tokën n...
Aktualitet
12 August 2022, 11:11
Foto ilustruese
PESHKOPI- Policia e Dibrës ka vënë në pranga ditën e sotme tre fqinjët e Medi Krosit punonjës polic...
Aktualitet
12 August 2022, 11:08
k.m.
TIRANË- 34-vjeçarja Blerina Shtëpani është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohej për vjedhje, ndërsa në k&e...
Aktualitet
12 August 2022, 11:02
k.m.
Fotot ilustruese
BULQIZË- Babë e bir janë arrestuar pasi kultivonin lëndët narkotike në kodrën e Lejçanit të...
Aktualitet
12 August 2022, 11:01
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në fshatin Jagodinë. Dy makina janë përplasur dhe nj&e...