Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në Angli ai përdorte edhe mbiemrin Kështenja dhe emrin e rremë James Martin.

ANGLI- Dokumentet e gjykatës të ekstradimeve në Londër “Westminster Magistrate Court” parë nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu tregojnë se është arrestuar për qëllim ekstradimi, Korado Gështënja. Në Angli ai përdorte edhe mbiemrin Kështenja dhe emrin e rremë James Martin.
Kësaj gjykate iu tha se 35-vjeçari shqiptar kërkohet mbi bazën e një urdhër-arresti lëshuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO, për veprat penale të rrëmbimit dhe komplotit për importimin e drogave të Kategorisë A.
Përfaqësuesi i shtetit shqiptar në këtë proces ekstradimi tha se Korado Gështënja më ose rreth datës 17/01/2020, ka privuar në mënyrë të paligjshme nga liria Jan Prengën, kundër vullnetit të tij.
“Më ose rreth datës 17/01/2020, ju keni bashkëpunuar në formën e një komploti me persona të tjerë për të importuar/eksportuar droga të Kategorisë A nga Ekuadori, konkretisht kokainë, në kundërshtim me ndalimin në fuqi për këto mallra” i tha prokurori Gështenjës.
Seanca e radhës e ekstradimit do të jetë më 02/09/2026 ora 10:00 ndërsa Gështenja mbahet në një paraburgim të Londrës. Mbetet e paqartë si i riu shqiptarë banues në St Leonards On Sea hyri në Angli.
Sipas raportimeve nga dosja e SPAK rezulton se Korado Gështenja ishte pjesë e vëzhgimit dhe më pas rrëmbimit të Jan Prengës. Ai u rrëmbye në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në një resort në Shijak, ku edhe u pa për herë të fundit.
Sipas hetimeve, ai u mbajt peng dhe u torturua, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende. Prokuroria ka provuar se rrëmbimi i Jan Prengës ishte porositur si akt hakmarrjeje për një sasi droge të humbur në Angli, ku përfshihej vëllai i viktimës, Ndrek Prenga. Në këtë ngjarje dyshohet të jetë i përfshirë edhe Dritan Rexhepi./Top-Channel
Ergys Agasi TIRANË- GJKKO do të zhvillojë nesër në orën 09:30 seancën për caktimin e masës së siguri...
policia KORÇË- Një 45-vjeçar me iniciale A. A., banues në Libonik, është proceduar penalisht nga Policia...
foto ilustruese FUSHË-KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë–Borizan&eu...
spak TIRANË- Të dhëna të reja janë zbardhur lidhur me email-et kërcënuese që alarmuan disa nga institucionet m...
Pamje nga zjarri SHËNGJIN- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme një grumbull mbeturinash ...
Pamje nga zjarri BULQIZË- Një vatër zjarri është regjistrar në orët e para të mëngjesit në fshatin Vajkal...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Britania e Madhe nis burgosjen e atyre shqiptarëve që janë dëbuar dhe rikthehen ilegalisht duke t...
Ratko Mlladiç BOSNJE- Ish-udhëheqësi ushtarak serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cili u dënua me burgim ...
Foto ilustruese LEZHË- Një alarm për bombë ka përfshirë edhe Gjykatën e Lezhës, pas marrjes së një emaili...
Gjykata e Shkodrës SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për lënien në burg të ish-kryeplakut të fshat...