LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Imami: Rritja e rrogave të aplikohej së pari me Teatrin Kombëtar

Aktori shprehet se më e logjikshme është që rritja e rrogave të aplikohej së pari me Teatrin Kombëtar, që ka kushte edhe më të vështira pune

23 July 2022, 11:43 Nga A.B
Artan Imami: Rritja e rrogave të aplikohej së pari me Teatrin
Artan Imami

TIRANË- Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar Artan Imami është shpreur se trupa artistike e Teatrit Kombëtar është një aset i rëndësishëm me vlera të pashlyeshme.

Në intervistën për gazetën “SOT” aktori shprehet se më e logjikshme është që rritja e rrogave të aplikohej së pari me Teatrin Kombëtar, që ka kushte edhe më të vështira pune. Aktori thotë senë takimin në ministri, një nga kërkesat e tij në lidhje me ligjin e ri të artit ishte përfshirja e sindikatës së artistëve në grupin e punës me të drejta të plota. Ndër të tjera aktori Imami tregon se shqetësimit të tijpër zëra, që flasin mbi mundësinë e organizimit në mënyrë të ndryshme nga çka është deri më sot i Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës u përgjigj se nuk ka asnjë projekt të kësaj natyre.

-Si kryetar i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar morët pjesë në takimin, që zhvillua në Ministrinë e Kulturës bashkë me përfaqësues të sindikatave të tjera të institucioneve. Çfarë mund të na thoni mbi këtë takim?

Pas insistimit tonë për një takim në Ministrinë e Kulturës me ministren ose me zyrtarë të saj, të mërkurën ky takim u realizua. Të pranishëm në takim ishin këshilltari i ministres, shefi i kabinetit dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ishin disa kryetarë të sindikatave kryesore të artit, si dhe kryetari i Sindikatës së Artistëve të Tiranës njëkohësisht dhe sekretar i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë. Ne ishim thirrur për të gjitha llojet e problematikave, që kishte çdo njëri prej institucioneve, sigurisht duke u vënë theksi në kërkesat financiare dhe ekonomike. Këto kanë qenë kërkesa të përsëritura nga Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë ndër vite. Vendimin e Këshillit të Ministrave, që rriste rrogat e artistëve të TKOBAP ne të gjithë e vlerësuam, gjithashtu kërkuam të dinim çfarë planesh ka Ministria e Kulturës bashkë me qeverinë për të bërë të njëjtën gjë edhe në institucione të tjera të artit, meqenëse sistemi i pagave në institucionet kombëtare është pothuajse i njëjtë. Të gjithë folën për ato probleme, që kishin në institucionet e tyre. Për Teatrin Kombëtar unë parashtrova disa kërkesa, ku pasi i bëra përfaqësuesve të Ministrisë së Kulturës një historik të shkurtër të trajtimit financiar që ka pasur trupa artistike e teatrit, duke përmendur ndër të tjera atë çka ligji parashikon edhe sot, shpërblimin artistik, të cilin ne e kemi marrë ndër vite por që në 7 vitet e fundit është ndërprerë. Gjithashtu ne kemi pasur mundësinë që raporti i shfrytëzimit të të ardhurave, që vinte nga shitja e biletave, përqindjen më të madhe e merrte TK, që e përdorte për nevojat e veta, gjë që sot ekziston në një raport diskriminues për TK. Sigurisht kërkova me forcë që të njësohet paga e trupës artistike dhe e punonjësve të teatrit në të njëjtën masë siç është bërë në TKOBAP. Për problematika të tjera që ne kemi pasur dhe që kushtëzohen nga vendimmarrja e Ministrisë së Kulturës, kryesorja është mosmarrja në dorëzim e Qendrës së Artit “ArTurbina” nga Teatri Kombëtar.

-Pse deri tani ky problem që ju thoni për qendrën “ArTurbina” nuk ka gjetur zgjidhje, çfarë ka sjellë kjo?

Kjo nënkupton që teatri edhe nëse do të donte të korrigjonte ato defekte, që arkitektët dhe firma e ndërtimit që ka ndërtuar atë i ka lënë mangët, ne nuk mund ngulim dot as edhe një gozhdë në atë godinë. Arsyet pse ajo godinë nuk është marrë ende në dorëzim nga Teatri Kombëtar për mua janë të panjohura. Në takim i bëra kërkesë ministrisë dhe ishte një nga pikat kryesore, që të jepte shpjegime mbi këtë çështje.

-Për “ArTurbinën” edhe më parë ka pasur artistë, që janë shprehur se ka probleme në aktivitetin e tyre. Çfarë është shqetësuese për ju?

Akustika e sallës, që është në gjendje të keqe. Ju thashë, që një teatër i prozës nuk mund të kuptohet dhe vlerësohet vetëm nga gjerësia apo thellësia e sallës apo sistemi i ndriçimit dhe i fonisë, por kryesore është akustika e sallës te “ArTurbina”, që lë për të dëshiruar. Problem është edhe dhomat e zhveshjes se aktorëve, ka vetëm 2 dhoma të vogla zhveshjeje apo ambiente të vogla për garderobën, rekuizitën, etj.

-Ligji i ri i artit ka qenë një nga kërkesat, që Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë  ka bërë me dije herë pas here. Si do të jetë roli i sindikatës së artistëve?

Kërkova dhe iu thashë që është një kusht i panegociueshëm për sindikatën pjesëmarrja në grupin e punës për ligjin e ri të artit. Parashikohet që të ngrihet një grup pune dhe të punohet gjatë këtyre muajve për projektligjin, që të mund të çohet në të gjitha ministritë e linjës. Për ligjin aktual mbi artin dhe kulturën ne kemi vite që flasim dhe është lënë në një ngërç të pakuptueshëm edhe statusi i artistit. Sigurisht të gjithë këtë tematikë e trajtuan dhe kryetarët e sindikatave të institucioneve të tjera të artit në atë takim. Sindikata duhet të jetë jo thjesht për t’iu dëgjuar zëri, por duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes për çdo gërmë të ligjit të ri për artin dhe këtë gjë e pranoi edhe Ministria e Kulturës. Por kërkova në atë takim të merrja informacion çfarë po bëhet apo ka nisur puna edhe mbi ligjin për sponsorizimet. Ka një ligj sponsorizimesh sot, por është diskriminues për artin dhe kulturën.

-Ju jeni shprehur në ministri për disa probleme, çfarë mund të na thoni për kontratat e artistëve?

Një problematikë edhe për institucionet e tjera të artit ka qenë kontrata kolektive dhe ajo individuale të trupës artistike. Morëm atë përgjigje që unë tashmë isha i qartë dhe kam qartësuar edhe trupën artistike të teatrit, që kontratat individuale bëhen në momentin kur punëdhënësi i merr ata në punë dhe pastaj kontrata kolektive është ajo që qëndron në bazë të të gjitha marrëdhënieve, që ka punëdhënësi me punëmarrësin. Në rastin konkret meqenëse ka ndodhur muajt e fundit një tentativë nga drejtoria e Teatrit Kombëtar për të rifirmosur kontrata individuale, të cilat ishin nonsens, mora po të njëjtën përgjigje nga Ministria e Kulturës, që ato janë nonsens dhe në kundërshtim me kodin e punës dhe udhëzimet e ministrisë. Kontrata kolektive që ka lidhur SPASH me Ministrinë e Kulturës është themeli i çdo lloj marrëdhënie që ka punëdhënësi, pra çdo institucion me punëmarrësin, me artistët.

-Kemi titullarë institucionesh në varësi të Ministrisë së Kulturës, që iu ka mbaruar mandati. Për këtë çështje, ju çfarë kërkuat?

Të gjithë përfaqësuesit e sindikatave të institucioneve të artit kërkuan të dinë kur do hapen konkurset për drejtuesit e rinj. Teatri Kombëtar është njëri prej tyre, që drejtorit i ka mbaruar mandati. Dhe për këtë ne morëm një përgjigje, që u tha që janë katër që duhet të bëhen. Nuk bëhen në të njëjtën kohë, por do të bëhen shumë shpejt.

-Si u pritën kërkesat e artistëve që shprehën kryetarët e sindikatave të institucioneve të artit, në takimin në Ministrinë e Kulturës?

Atmosfera ishte miqësore dhe konstruktive. Ne morën përgjigjet për çështjet që trajtuam atje. Për rritjen e rrogave në TKOBAP, argumentimi i Ministrisë së Kulturës ishte që meqenëse investimi për rikonstruksionin e teatrit kishte pasur një kosto të madhe, rritja e rrogave të artistëve zinte një zë të papërfillshëm në shumën totale që është investuar për atë institucion, si investim kapital dhe material dhe kjo e bënte më të pranueshme edhe rritjen e pagave. Në fjalën time mbështeta idenë se më duket normale rritja e rrogave në cilindo moment, aq më tepër më duket më e logjikshme që kjo gjë të aplikohej së pari me TK, që ka kushte më të vështira pune. Në lidhje me rritjen e pagave sidomos për Teatrin Kombëtar përgjigja nga përfaqësues të ministrisë ishte që Ministria e Kulturës është duke planifikuar zë për zë për të gjitha institucionet edhe për Teatrin Kombëtar paketa të caktuara investimi, ku na u dha dhe lajmi që së shpejti fillon dhe ngritja e Teatrit të ri Kombëtar. Në këtë kuadër meqenëse dhe Ministria e Kulturës është e përfshirë në atë projekt, një nga zërat që është planifikuar për tu paraqitur si propozim pranë Ministrisë së Financave për buxhetin e ri në fund të vitit është dhe rritja e rrogave.Sugjerova që të gjitha propozimet që do të vinin prej nesh për të gjetur edhe rrugë te tjera alternative, psh të ardhurat që vijnë nga biletat, raporti që kemi ne si teatër për shfrytëzimin e atyre parave, etj, së bashku me të gjitha propozimet e tjera për të gjitha çështjet që ne ngritëm në atë takim, ligji, statusi, të pasqyrohen nëkërkesat për buxhetin e ri. Ministria kërkoi që të gjitha propozimet juridiko-financiare të vinin me shkrim, që të përfshihen në proces.

-Ju u shprehët se në atë takim u bë me dije se do të nisë puna për ligjin e ri të artit, a patët ndonjë shqetësim që e shprehët sa i takon strukturës së organizimit të institucioneve?

Kërkesa ime në lidhje me ligjin e ri të artit ishte përfshirja e sindikatës në grupin e punës me të drejta të plota. Kërkova forcimin dhe mbrojtjen e trupës artistike tëTK, si një aset i rëndësishëm dhe me vlera tëpashlyeshme. Ministria e Kulturës konfirmoi se kjo kërkesë legjitime është e pranueshme dhe e pranuar. Shqetësimit tim për zëra, që flasin mbi mundësinë e organizimit në mënyrë të ndryshme nga çka është deri më sot i Teatrit Kombëtar dhe më konkretisht propozime për shkrirjen e trupës artistike permanente, dhe kthimin e Teatrit Kombëtar bazuar në projekte të jashtme, ku aktorët do të kenë kontrata tëpërkohshme, etj, Ministria e Kulturës u përgjigj se nuk ka asnjë projekt të kësaj natyre.

artan imami

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin