Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kohët e fundit autoritetet kanë kryer vazhdimisht gërmime në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
KOSOVA- Autoritetet kosovare janë duke kryer gërmime të martën në një fshat në veri të vendit pas dyshimeve për një varrezë me mbetje mortore që mund t’u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, tha për Radion Evropa e Lirë se gërmimet po zhvillohen me kërkesë të Prokurorisë dhe urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, tha ajo.
Ajo nuk dha më shumë hollësi rreth rastit, duke thënë se është herët pasi gërmimet janë duke u zhvilluar në këtë kohë. Më vonë, Prokuroria tha në një njoftim se dy burrat e arrestuar po të martën në rajonin e Mitrovicës për krime lufte, me inicialet M.J dhe M.B., dyshohen pikërisht për këtë rast.
"Procesi po zbatohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve përkatës", thuhet në njoftim.
Kohët e fundit autoritetet kanë kryer vazhdimisht gërmime në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gjatë luftës së viteve 1998-’99 u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.
Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri në vitin 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar. Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia e mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili nuk dha ndonjë rezultat./REL
Sendet e sekuestruara ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Cattolica, pranë Riminit, me a...
TIRANË- Shqipëria është ndër vendet europiane me pasojat më të rënda shëndetësore nga ndotja e ajrit. Të...
Foto ilustruese KORÇË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në lagjen 10 të qytetit t&e...
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në Portin e Durrësit, tek zona e Skanerit, ku si pasoj...
foto ilustruese ITALI- Një laborator droge, me 15 kilogramë kokainë dhe materiale e pajisje për paketimin e dozave, është zbu...
Hetimet e karabinierëve ITALI- Një shqiptar donte të largohej nga rrjeti i trafikimit të drogës, të fillonte një jet&eum...
Pamje FIER- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në unazën e Patosit, ku dy automjete janë p&e...
Pamje LUSHNJË- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë në Shqip&e...
Nazmi Shahini TIRANË- Nazmi Shahini, i cili njihej ndryshe edhe me emrin Drazhi është vetëdorëzuar në polici pas shpa...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe M...