LIVE UPDATES
Aktualitet

Autoshkollat paralajmërojnë shtrenjtim deri 43% të kursit të patentës pas indeksimit të tarifave të regjistrimit

Nga 5 shkurti, sipas Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave nga DPSHTRR u rritën tarifat për regjistrimin praktik të kandidatëve për leje drejtimi të kategorisë B nga 1,200 lekë në 2,800 lekë, nga 1,500 lekë është rritur në 3,500 lekë.

7 February 2024, 08:31 Nga M.B
Autoshkollat paralajmërojnë shtrenjtim deri 43% të kursit të
Foto ilustruese

TIRANA- Pas rritjes së tarifave për regjistrimin e kandidatëve për testime teorike dhe praktike, ritestime dhe rinovim të lejeve të drejtimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) autoshkollat në vend paralajmërojnë rritje 25 deri në 43% të tarifës për ndjekjen e kursit të patentës. Nga 5 shkurti, sipas Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave nga DPSHTRR u rritën tarifat për regjistrimin praktik të kandidatëve për leje drejtimi të kategorisë B nga 1,200 lekë në 2,800 lekë, nga 1,500 lekë është rritur në 3,500 lekë. Ndërsa tarifat për çdo regjistrim të kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit teorik nga 400 lekë është bërë 1,200 lekë. Çdo regjistrim për testimin praktik për shtesë të kategorisë së lejes së drejtimit nga 600 lekë tarifa është bërë 2,800 lekë. Burime pranë Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave pohuan për “Monitor” se rritja e tarifave ngarkon me kosto bizneset e autoshkollave, pasi tarifa parapaguhet prej tyre jo nga kursantët. Anëtarë të shoqatës ngrenë shqetësimin se për këtë ndryshim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar paraprak për këto biznese.

Në këtë situatë, bizneset e autoshkollave paralajmërojnë rritje të tarifës për ndjekjen e kursit teorik dhe praktik të lejes së drejtimit nga 35,0000 lekë deri në 40,000 lekë që është aktualisht në 50,000 lekë (rritje prej 10,000 deri 15,000 lekë). Sakaq ndjekja e kursit të patentës në vlerën e 50,000 lekëve, aq paralajmërohet të arrijë nga autoshkollat, pritet të ketë një diferencë të ngushtë çmimesh me vendet fqinje, ku në Greqi kursi i ndjekjes së patentës kushton 700 euro.

“Tarifa e regjistrimit parapaguhet nga autoshkollat para se kandidatët t’i nënshtrohen testimeve teorike, praktike apo ri testimeve. Bizneset e autoshkollave mbajnë riskun e mosparaqitjes së kandidatëve pas regjistrimit, pra pas kryerjes së pagesës, prandaj rritja e kësaj tarife ngarkon me kosto shtesë autoshkollat. Kemi raste që një autoshkollë ka parapaguar tarifa regjistrimi deri për 1,00 kandidatë të cilët nuk kanë vijuar më tej kurset teorike dhe praktike për marrjen e patentës. Përveç kësaj është e padrejtë që për kursantë që ne kemi paguar tarifë tjetër regjistrimi, nga 5 shkurti të paguajmë tarifë më të lartë ritestime në rast se ngel”, pohuan burime nga Shoqata Kombëtare e Autoshkollave.

DPSHTRR e kontaktuar nga Monitor pohoi se nuk kemi të bëjmë me rritje të tarifave, por indeksim të tyre, pas 23 vitesh vetëm për kandidatët që ristestohen, të cilat nuk ngarkojnë bizneset e autoshkollave, pasi paguhet prej kursantëve. Indeksimi sipas DPSHTRR-së është në përputhje me investimet e kryer nga ky institucion për infrastrukturën dhe shërbimet ndaj kursantëve, me qëllim arritjen e standardeve të Bashkimit Europian për sigurinë. DPSHTRR në reagimin e saj dje tha se “indeksimi i tarifave ky rishikim tarifash vjen si rrjedhojë e ndryshimeve ligjore të miratuara në dakordësim me grupet e interesit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe të standardeve të përcaktuara nga direktivat e Bashkimit Europian, për ofrimin e shërbimeve për lejet e drejtimit. Për arritjen e këtyre standardeve, DPSHTRR ka investuar në infrastrukturë, modernizimin e proceseve të shërbimit që lidhen me autoshkollat dhe kursantët për leje drejtimi, në thjeshtëzimin dhe harmonizimin e këtyre procedurave si dhe shtimin e zyrave të shërbimit për të qenë sa më pranë qytetarëve”.

Më tej DPSHTRR sqaron se nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, eliminon detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.

Shembujt e ilustruar më poshtë, tregojnë qartë sa më sipër:

Nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 lekë/vit. (7,7 milionë Euro).

Por nga Shoqata Kombëtare e Autoshkollave vlerësohet pozitivisht dhe mbështetet zgjatja e afatit të vlefshmërisë dhe tarifës për marrjen e kartonit. Shqetësim për ta është rritja e tarifave të regjistrimit të kandidatëve për kurse teorike dhe praktike të cilat parapaguhen prej tyre.

Sakaq shkurtin e vitit të kaluar biznesi i autoshkollave u përfshi në një debat për rritjen e tarifave pas publikimit në media të draft marrëveshjes mes grupeve të interesit duke përfshirë Shoqatën Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatën e Autoshkollave “Siguria në Rrugë” Drejtorinë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor nëpërmjet të cilës deklaronin se bien dakord që tarifat e reja që variojnë sipas kategorive të lejeve të drejtimit, të përcaktohen nga 30,000 lekë deri në 125,000 lekë.

Në maujin mars aktmarrëveshja e dakordësuar u ndalua nga autoriteti i Konkurrencës duke pezulluar rritjen e çmimeve për kursin e patentës./ Monitor

patenta autoshkolla

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin