"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
VIDEO/ Banorët e Memaliajt në protestë kundër reformës territoriale: Nuk pranojmë bashkimin me Tepelenën
Ata shprehen se Memaliaj duhet të ruajë bashkinë e saj dhe institucionet vendore, pasi një bashkim i tillë do të largojë më tej shërbimet nga komuniteti.
7 August 2026, 20:13Nga E.d
Pamje
MEMALIAJ- Reforma e re territoriale e propozuar nga Partia Socialiste ka sjellë reagime të shumta qytetare. Këtë herë në protestë janë ngritur banorët e Memaliajt, të cilët kanë kundërshtuar planin për bashkimin me Bashkinë Tepelenë. Ata shprehen se Memaliaj duhet të ruajë bashkinë e saj dhe institucionet vendore, pasi një bashkim i tillë do të largojë më tej shërbimet nga komuniteti.
Një prej protestuesve tha se Memaliaj është një qytet me histori dhe identitet të veçantë, pasi është qyteti i minatorëve.
"Ne kemi dalë për të drejtat tona, për Bashkinë e Memaliajt, që të mos iki nga qyteti ynë. Memaliaj është qyteti i minatorëve. Kanë punuar minatorët, kanë dalë, janë vrarë, kanë ngelur brenda në miniera, por këta nuk duan t’ia dinë fare për minatorët e Memaliajt.
Në vend që ta afrojnë popullin, ata e largojnë. Prandaj kemi dalë në protestë dhe ne do ta vazhdojmë deri në fund. Nuk na dhanë atë të drejtë, por ne do ta bëjmë tonën deri në fund." u shpreh ai.
Një tjetër qytetare tha se ky bashkim vështirëson jetën e qytetarëve, pasi Bashkia Tepelenë është larg nga ajo e Memaliajt.
"Të mos bashkohet. Ta kemi këtu, sepse e meritojmë. Kryetarin e kemi të mirë. Ai bëri mrekullira këtu. Është flori, të qan hallin, i ka të gjitha të mirat. Unë jam 70 vjeçe tani. Për një shkresë do të shkoj në Tepelenë? Është e mundur kjo? Ja, kjo është arsyeja. Prandaj kemi dalë." tha ajo./Dosja.al