LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkë kundër dhunës/ Durrës, në komisariat vendoset instilacioni në përkujtim të viktimave

150 gra dhe vajza të vrara nga partnerët, bashkëshortët a familjarët numërohen në 10 vitet e fundit në Shqipëri. Katër mijë urdhra mbrojtjeje të lëshuara gjatë vitit 2022 nga gjykatat.

1 December 2022, 15:45 Nga k.m.
Bashkë kundër dhunës/ Durrës, në komisariat vendoset
Instalacioni

Përmes artit dhe mesazheve, artistë të Durrësit janë bërë bashkë për të përkujtuar viktimat e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Një instalacion, sa sensibilizues aq dhe protestues kundër dhunës ndaj gruas, është vendosur në ambientet e jashtme të komisariatit të policisë Durrës, pikërisht në një nga vendet ku kjo dhunë duhet të parandalohet.

150 gra dhe vajza të vrara nga partnerët, bashkëshortët a familjarët numërohen në 10 vitet e fundit në Shqipëri. Katër mijë urdhra mbrojtjeje të lëshuara gjatë vitit 2022 nga gjykatat.

“Dhuna ndaj gruas është një problem që na përket të gjithëve, të gjithë shoqërisë. Një kulturë parandalimi është ajo që na nevojitet sot më shumë se kurrë, që t’i mësojë brezit të ri rëndësinë e respektit dhe padrejtësitë e një sistemi patriarkal që vazhdon edhe sot”, tha aktorja Sanije Hoti.

Përmes instalacionit, dy artistët e rinj durrsakë, David Kryemadhi e Ivo Moja sjellin një qasje të re ndaj fenomenit të dhunës, për t’i thënë jo asaj dhe ndezur një qiri simbolik.

“Ideja ime ishte të pasqyroja diccka që lidhet dhe me të shenjtën. Janë shpirtra të humbur nga dhuna që është ushtruar mbi to. Është shumë e rëndë të dhunosh diçka që është aq e brishtë dhe ta vrasësh”, tha artisti Ivo Moja.

Gjatë këtij viti, në policinë e Durrësit janë bërë 400 denoncime për dhunë nga gratë të cilat kanë kërkuar ndihmë në polici. Në prokurori janë referuar 261 raste dhune, po shpesh gratë tërhiqen, ose nuk denoncojnë dhunuesit e tyre duke qëndruar në rrethin vicioz të dhunës.

“Kemi pasur shumë raste kur të dhunuarat edhe pasi kanë ardhur, nga presionet ose nga turpi që të mos ballafaqohen në gjykatë, nuk kanë pranuar t’i raportojnë dhunuesit e tyre, por policia, me iniciativë në bazë të urdhrit të përgjithshëm, i referon dhe pa kallëzim. Nuk lihen pa i referuar në gjykatë kur rastet identifikohen”, Karafil Xholi, shef i Rendit Durrës.

Përmes një “kartoline” të madhe të titulluar Rozafati, që përfaqëson qëndresën, guximin, forcën dhe dashurinë e çdo gruaje, artistët ftuan të rinjtë dhe qytetarët të lejnë mesazhet e tyre për një shoqëri më njerëzore dhe të paqtë.

“Një prej piktorëve më të mëdhenj, Kandinski thotë se e kuqja është ngjyra e shumë simboleve, e gjakut, e pasionit, e dashurisë, e agresivitetit. Është ajo që na torturon, një e kuqe e fortë, që shpesh e lidhim me gjakun. Nëse i shtojmë pak të verdhë ajo bëhet portokalli, më njerëzore. Ajo që na mungon dhe na duhet është të jemi më njerëzorë,”- tha regjisorja Driada Dervishi./TopChannel

durres

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin