LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkëshorti iu ekzekutua me breshëri plumbash para syve/ The Sun: Si gruaja e gangsterit shqiptar fillon jetë të re si avokate në Dubai

The Sun shkruan se gjashtë vite më vonë, Debora e ka rimodeluar veten si një avokate me profil të lartë në Dubai. Pas tragjedisë që pa, ajo punon tani si juriste për ADG Legal me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht, Debora punon nga zyrat e firmës në ndërtesën luksoze Burj Gate Tower në Downtown Dubai.

25 November 2025, 21:01 Nga E. D
Bashkëshorti iu ekzekutua me breshëri plumbash para syve/ The Sun: Si
Flamur Beqiri, Debora Krasniqi

ANGLI- Gazeta britanike, The Sun i ka kushtuar një artikull jetës së 're' të bashkëshortes së gangsterit shqiptar që u ekzekutua para derës së shtëpisë në Londër. Sipas artikullit, Debora Krasniqi pa tmerrin me sy, kur bashkëshorti, Flamur Beqiri iu ekzekutua para syve në vitin 2019.

The Sun shkruan se gjashtë vite më vonë, Debora e ka rimodeluar veten si një avokate me profil të lartë në Dubai. Pas tragjedisë që pa, ajo punon tani si juriste për ADG Legal me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht, Debora punon nga zyrat e firmës në ndërtesën luksoze Burj Gate Tower në Downtown Dubai.

Në artikull theksohet se Debora iu bashkua firmës në vitin 2023 dhe ka një diplomë të klasit të parë në drejtësi, si edhe një master në Praktikë Ligjore. Gjithashtu ajo kishte themeluar një kompani investimesh në prona banimi dhe ka qenë pjesë e menaxhimit të projekteve të mikpritjes në hotelin Swiss Diamond në Lugano, Zvicër.

The Sun shkruan ndër të tjera se është një kthesë e jashtëzakonshme për Deborën, pas vrasjes së pamëshirshme të bashkëshortit të saj që u bë lajm kombëtar. Sakaq, në artikull sqarohet se Beqiri kishte mbërritur në Britani katër ose pesë vite para ekzekutimit dhe  menaxhonte një shtëpi diskografike hip-hopi të quajtur Skrilla në Malmo, një qytet me një komunitet të madh emigrantësh nga Ballkani, edhe pse fshihte një jetë të dyfishtë si gangster i nivelit të lartë.

ARTIKULLI I THE SUN

Për botën e jashtme, Debora Krasniqi duket thjesht si një fytyrë tjetër e bukur që përzihet mes banorëve të lagjes luksoze Battersea. Por pas manikyreve perfekte dhe çantave të markave, 36-vjeçarja ishte në fakt gruaja e gangsterit shqiptar të nivelit të lartë, Flamur Beqiri i cili u qëllua për vdekje në pragun e derës së tyre para syve të saj.

Ai ishte shpallur më parë si një nga njerëzit më të kërkuar në Suedi për një skemë trafikimi kanabisi me vlerë 2 milionë sterlina. Dhe Debora mundi vetëm të shikonte e pafuqishme teksa i shoqi vëllai i ish-yllit të “The Real Housewives of Cheshire”, Misse Beqiri u qëllua për vdekje në prag të derës në vigjilje të Krishtlindjes në vitin 2019, pas një përplasjeje mes bandave suedeze të drogës.

Beqiri u qëllua me breshëri plumbash në derën e pronës së tyre me vlerë prej 1.7 milionë sterlinash në Battersea, ndërsa gruaja e tij mbronte djalin e tyre dyvjeçar. Në atë kohë, prokurorja e çështjes, Louise Attrill, tha se vrasja ishte pjesë e një “rivaliteti hakmarrës midis dy grupeve shumë të rëndësishme të krimit të organizuar”.

Gjashtë vite më vonë, Debora e ka rimodeluar veten si një avokate me profil të lartë në Dubai. Ajo punon tani si juriste për ADG Legal me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi ka lënë pas tmerrin e së kaluarës. Debora punon nga zyrat e firmës në ndërtesën luksoze Burj Gate Tower në Downtown Dubai.

Një burim i tha “The Sun”: “Debora përjetoi një nga eksperiencat më të tmerrshme – të shihte bashkëshortin e saj të dashur të vritej para shtëpisë së tyre. Por ajo është një forcë e natyrës, punoi shumë dhe u bë juriste. Tani ajo po jeton në Dubai dhe po punon në çështje të mëdha ligjore që përfshijnë disa prej njerëzve më të pasur në botë.”

Profili i Deborës në ADG Legal thotë se ajo iu bashkua firmës në vitin 2023 dhe ka një diplomë të klasit të parë në drejtësi, si edhe një master në Praktikë Ligjore. Po ashtu shton se më herët ajo kishte themeluar një kompani investimesh në prona banimi dhe ka qenë pjesë e menaxhimit të projekteve të mikpritjes në hotelin Swiss Diamond në Lugano, Zvicër.

Është një kthesë e jashtëzakonshme për Deborën, pas vrasjes së pamëshirshme të bashkëshortit të saj që u bë lajm kombëtar. Beqiri kishte ardhur në Britani katër ose pesë vite para vdekjes së tij. Ai menaxhonte një shtëpi diskografike hip-hopi të quajtur Skrilla në Malmo, një qytet me një komunitet të madh emigrantësh nga Ballkani, edhe pse fshihte një jetë të dyfishtë si gangster i nivelit të lartë.

SULMI HORROR

Debora dëgjohej duke bërtitur dhe shfaqej duke mbajtur në krahë djalin e saj në pamjet dramatike të CCTV-së nga sulmi horror në prag të Krishtlindjes 2019. Pak çaste më parë, çifti dhe fëmija i tyre kishin mbërritur në shtëpi dorë për dore, me vogëlushin që mbante një dhuratë që dadoja ia kishte dhënë.

Një burrë i veshur me të zeza iu sul atyre përpara se të nxirrte një pistoletë gjysmë-automatike dhe të zbrazte pothuajse gjithë karikatorin mbi Beqirin. Bebja e tyre tre muajshe dhe tre gjyshërit e fëmijëve ishin brenda shtëpisë ndërsa Beqiri u godit nga tetë plumba, pasi ndaj tij ishte qëlluar gjithsej dhjetë herë.

Vrasësi me pagesë, Anis Hemissi i cili më vonë u dënua me burgim të përjetshëm kishte përdorur disa maskime, përfshirë maska lateksi dhe një uniformë pastruesi rrugësh, teksa bënte vrojtime ditët para vrasjes. Thuhej se Beqiri ishte shënjestruar për të shkaktuar terror dhe tronditje maksimale për shkak të lidhjeve të tij me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Suedi.

Megjithatë, Debora ishte e bindur që ai ishte një biznesmen i ligjshëm dhe tha: “Unë nuk e dija këtë” kur iu tha se ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe përshkruhej si “një bos në një bandë ndërkombëtare droge”. Ajo tha se ishin njohur në Holandë, ndërsa Beqiri supozohej se punonte në industrinë e muzikës.

Gjykata dëgjoi se çifti kishte marrë një hua prej 750.000 sterlinash për shtëpinë e tyre trekatëshe, me një parapagim prej 950.000 sterlinash, dhe gjithashtu merrnin me qira një pronë në Dubai. Debora shtoi se i shoqi kishte qenë “shumë i stresuar” përpara se të qëllohej, pasi kishin investuar kursimet e jetës në një bankë suedeze, për të zbuluar më pas se ndërmjetësi ishte mashtrues.

"U DASHURUAM THELLË"

“Kishte diçka të veçantë në lidhjen dhe afrimitetin tonë,” tha ajo.

Debora, e cila është shfaqur edhe në ‘The Real Housewives of Cheshire’, tregoi se si Beqiri i propozoi pasi kishin fluturuar me të dy familjet e tyre drejt Austrisë për Krishtlindjet e vitit 2017. Një mëngjes ajo u zgjua dhe gjeti dyshemenë e dhomës së gjumit të mbuluar me petale trëndafilash dhe të fejuarin e saj të ardhshëm të ulur në njërin gju.

Ajo kujtonte: “Ai vendosi këngën Magic nga Coldplay, e cila më zgjoi, dhe e gjeta në fund të krevatit në njërin gju, i rrethuar me trëndafila. Kjo më vonë u bë edhe kënga e kërcimit tonë të parë në dasmë”.

Beqiri pagoi që të ftuarit nga e gjithë bota të qëndronin në hotelin me pesë yje Grand Hotel Imperiale në Lake Como.

I SHPALLUR NJË NGA MË TË KËRKUARIT NË SUEDI

Beqiri, i cili kishte shtetësi të dyfishtë suedeze dhe shqiptare, pretendonte se merrej me industrinë e muzikës, por kishte qenë i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës që nga viti 2007 si pjesë e një bande të udhëhequr nga Daniel Petrovski, 38 vjeç. 36-vjeçari ishte shpallur më herët si një nga njerëzit më të kërkuar të Suedisë pas zbulimit të 340 kg kanabis në Helsingborg kapja më e madhe e drogës në historinë suedeze.

Hetuesit kishin ndaluar një makinë që tentoi të fuste drogën në port dhe ta çonte në një pikë takimi në Malmo. Një person, që mendohej të ishte Beqiri dhe që pritej të takonte drejtuesin e mjetit, u arratis. Edhe pse akuzat për drogën u hoqën më vonë, ai mori një dënim me kusht.

Beqiri ishte një bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i gangsterit Naief Adawi, 37 vjeç, i cili ishte dënuar me tetë vite burg në Danimarkë për një nga grabitjet më të mëdha në historinë e vendit. Adawi ishte shënjestruar më herët nga persona të armatosur jashtë apartamentit të tij në Malmo, ku ai la të birin e porsalindur dhe iku me vrap ndërsa partnerja e tij, doktoresha Karolin Hakim, 31 vjeç, u qëllua për vdekje.

Vrasësi me pagesë, Hemissi, 24 vjeç, një kikboksier profesionist nga Suedia, ishte punësuar nga rivalët e Beqirit dhe ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish të dërguar nga vendi i tij për të kryer ekzekutimin e organizuar. Plani parashikonte që grupi të merrte me qira një banesë për vrasësin dhe ta pastronte atë më pas.

Regjistrat e Companies House tregojnë se Debora ishte bashkë-drejtore me të shoqin në një firmë konsulence, që është gjithashtu e listuar në profilin e saj në LinkedIn. Ajo kishte qenë gjithashtu drejtoreshë e një kompanie të pasurive të paluajtshme, Pavilion Asset Ltd, dhe një kompanie tjetër të përfshirë në shitjet online.

LinkedIn-i i saj thotë se ajo ndoqi City Law School nga 2009 deri në 2013, por u bë praktikante juridike vetëm në mars 2020, duke siguruar punën e saj të parë në BUKS përpara se të bashkohej me Ackroyd Legal në nëntor 2022. Para kësaj, ajo kishte punuar në Ashhurst si zyrtare kundër pastrimit të parave. Tani që punon në Dubai, ADG merret me klientë që përballen me akuza penale dhe çështje të pastrimit të parave në këtë vend turistik, si edhe me çështje civile.

Firma u bashkë-themelua nga avokati Peter Gray, i cili u përjashtua nga regjistri i avokatëve në Britani në vitin 2022 pasi u zbulua se kishte fshehur me qëllim prova thelbësore që tregonin se Abdourahman Boreh nuk mund të kishte qenë i përfshirë në një sulm terrorist, me synimin për të bindur gjykatësin të ngrinte 65 milionë paund nga pasuritë e multi-milionerit.

debora krasniqi flamur beqiri

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin