LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkëshortja e Aleks Nikës i dërgon letër Gjykatës së Lartë: SPAK duhet ta hetojë, ne kemi një mikrokasetë

Në letër theksohet se kjo është në përputhje me vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut. 

11 March 2024, 16:59 Nga I.A
Bashkëshortja e Aleks Nikës i dërgon letër Gjykatës
Gjykata e Larte

TIRANË- Bashkëshortja e Aleks Nikës i ka dërguar një letër Gjykatës së Lartë ku i kërkon që SPAK të marrë nën hetim vrasjen e tij në protestën e 21 Janarit. Në letër theksohet se kjo është në përputhje me vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut. 

Po ashtu në letër, ajo ka theksuar se SPAK duhet që të marrë në pyetje të gjithë zinxhirin komandues të gardës në atë kohë. Bashkëshortja e të ndjerit Nika, shton se disponon një mikrokasetë, në të cilën janë të regjistruara të gjitha komunikimet me zë të kryekomandantit të gardës, Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës më 21 janar 2011. 

Letra e plotë: 

Të nderuar Zotërinj Gjyqtarë. Që në fillim do të thoja se, jam plotësisht dakort me argumentat ligjore që paraqiti avokati Idajet Beqiri për dërgimin e çështjes penale që i përket vrasjes së bashkëshortit tim Aleks Nika, për kompetencë në SPAK. Është i vetmi institucion tek i cili ne si familje kemi besim, se çështjen do ta hetojë në mënyrë të gjithanshme dhe me objektivitet.

Tani që në dispozicion të kësaj Gjykate, është vënë edhe Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut e Strasburgut çështja Nika kundër Shqipërisë, besojmë se është krijuar baza ligjore që hetimi i kësaj çështje të kalojë për kompetencë në SPAK. Nuk do të doja që të përsërisja argumentat ligjorë që paraqiti avokati ynë, referuar përmbajtjes së këtij vendimi. Megjithatë interes më të madh për përcaktimin e kompetencës që çështja të kalojë në SPAK, paraqesin argumentat e parashtruara, në Vendim në pikat 15,17,18,25,27,31,36,37,39,44,49,56,63,69,81,82,87,96,102 ,107 ,109, 111,114,116, 155,163.Në përfundim në unanimitet, Gjykata është shprehur se;

1. Bashkon në themel kundërshtimin e Qeverisë për mosshterimin e mjeteve juridike të brendëshme dhe e rrëzon atë.
2. Deklaron kërkesën e pranueshme.
3. Vendos se ka pasur shkelje të aspektit procedural të Nenit 2 të Konventës.
4. Vendos se ka pasur shkelje të aspektit thelbësor të Nenit 2 të Konventës.

Të nderuar Zotërinj Gjyqtarë;

Ne si familje e Aleks Nikës disponojmë një mikrokasetë, ku janë të regjistruara të gjithë komunikimet me zë, të komandantit të gardës Ndrea Prendi me personelin drejtues të Gardës së Republikës, me datën 21 Janar 2011. Përmbajtjen e të gjithë regjistrimit, e kemi dëgjuar nëpërmjet diktofonit, ne pjesëtarët e familjes. Një pjesë e vogël e regjistrimit, ku pasqyrohen urdhërat e dhëna nga Komandanti i Gardës Ndrea Prendi, janë bërë të njohura për publikun nga gazetari Artan Hoxha. Ky regjistrim në dijenin tonë është administruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka çështjen në hetim.

Tek ne familjarët e Aleks Nikës është krijuar bindja absolute, që vrasja e tijë dhe tre personave të tjerë, si dhe tentativa për vrasjen gjashtë demonstruesve me armë zjarri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” atë ditë, është realizuar në zbatim të urdhërave të dhëna nga Komandanti i Gardës Ndrea Prendi në radion e tijë. Të gjithë personat e zinxhirit komandues të gardës, që kanë marrë urdhrat për të qëlluar me armë zjarri me fishekë luftarak demonstruesit që ishin në bulevard, janë evidentuar në regjistrimin e bërë në mikrokasetën që ne disponojnë. Këtë mikrokasetë ne familjarët do ta dorëzojmë vetëm në SPAK, që është institucioni kompetent për të hetuar krimin shtetëror, dhe tek i cili ne akoma besojmë se do të zbulojë të vërtetën e kësaj ngjarje.

Përmbajtja e kësaj kasete, bën të domosdoshme, kryerjen e shumë veprimeve hetimore nga SPAK, të cilat me siguri do të çojnë në zbulimin e provave të reja dhe zbardhjen e së vërtetës, për të gjithë vrasjet dhe plagosjet e kryera me armë zjarri në bulevardin para kryeministrisë. Këtë kërkon të realizojë edhe Vendimi i Gjykatës së Strasburgut, në konkluzionet e tijë. Ashtu sikurse Gjykata e Strasburgut edhe ne kemi studjuar me shumë kujdes të gjithë materialet e dosjes hetimore dhe gjyqësore të kësaj çështje penale.

Ne duam që të zbulohen dhe penalizohen urdhëruesit e vrasjeve, sepse janë ata që menjëherë pas ngjarjes, kanë vepruar në mënyrë të organizuar në prishjen e provave, në paraqitjen e provave të rreme, në kryerjen e veprimeve konkrete duke penguar prokurorinë në zbatimin e detyrave të saja ligjore.

Me dërgimin e çështjes për kompetencë në SPAK, duke patur besim në objektivitetin e hetimit, ne do të kërkojmë në mënyrë të hollësishme kryerjen e shumë veprimeve hetimore, të cilat kemi bindjen se do të çojnë në zbulimin e këtij krimi shtetëror.
Hetimit të kësaj çështje, duhet ti nënshtrohet i gjithë zinxhiri komandues, për të cilin shprehet Gjykata e Strasburgut. Duhet të pyeten nga SPAKu, të gjithë personat që për shkak të detyrës, kanë qenë të pranishëm në Godinën e Kryeministrisë, në momentin që ka ndodhur ngjarja, si dhe ata që për shkak të detyrës, kanë marrë informacione nga organet ligjzbatuese, si ish Kryeministri në detyrë Sali Berisha, ministri i brendshëm Lulëzim Basha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Saimir Muça. Po ashtu ish Presidenti Bamir Topi, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, Kryetari i Shërbimit Informativ Bahri Shaqiri e tjerë. SPAK do ti kërkojmë se për çfarë duhet të japin shpjegime secili prej tyre, në zbatimin e detyrave ligjore kushtetuese që kanë patur ditën e ngjarjes.

Duhet ti nënshtrohen hetimeve të gjithë prononcimet, që këta persona kanë bërë përpara medias pas ngjarjes në lidhje me vrasjet e 21 Janarit 2011 dhe nga cilat burime zyrtare i kanë marrë të dhënat që i kanë paraqitur si fakte apo prova.
Theksojmë se transkriptimi i audio përgjimit, i bërë publik në media nga gazetari investigativ Artan Hoxha, dhe administruar nga prokuroria e rrethit Tiranë, është më se i vërtetë për ne familjarët e dëshmorit Aleks Nika, vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk mund të heshtet ndaj urdhërdhënësve dhe ekzekutorëve, pjesëtar të zinxhirit komandues, të pranishëm në Godinën e Kryeministrisë.

Të dy palët urdhër dhënës dhe ekzekutor në bashkëpunim, kanë dëgjuar mirë njëri-tjetrin edhe për faktin, që kanë qënë gjithë kohën me kufje në vesh. Komandanti i Gardës Ndrea Prendi dëgjohet mirë kur urdhëron “ Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër, pastaj kur të them unë në trup. Artan dëgjon, Artan dëgjon. Artani. Dëgjoj, dëgjoj.

Ndrea Prendi.-me të kaluar gardhin e telave do të hapet zjarr luftarak. Kuptova, kuptova. Ndrea Prendi. Ky është urdhri. Dashamir dëgjuat. Dy efektiv të njësisë speciale. Alfred ta,ta,ta gjakos. (Shënimi ynë) Dëgjohen të shtëna tek e tek, radhasi. Ndrea Prendi. Alfred kujdes municionin. Kujdes municionin.

Nga komandanti i Gardës Ndrea Prendi i jepen urdhëra edhe personave të tjerë oficerë me emër, të grupit të njësisë speciale, që për të ruajtur sekretin nuk i bëjnë publike. Përmenden edhe pseudonime dhe numërtime, të këtij zinxhiri komandues oficerë të gardës, marrin urdhëra nga Komandanti I Gardës Ndrea Prendi edhe pasi janë realizuar vrasjet e katër dëshmorëve të Atdheut jashtë gardhit rrethues të Kryeministrisë, brenda disa sekondave. Njëri nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që ishte në të njëjtat valë të radios, me Ndrea Prendin, përmend edhe ministrin e punëve të brendshme, që kërkonte menjëherë pas vrasjeve një person të zinxhirit komandues të Gardës. Pra janë shumë persona të zinxhirit komandues që ishin në valët e radios të Ndrea Prendit që kanë dëgjuar të gjitha komunikimet midis Ndrea Prendit dhe atyre që kanë qëlluar të cilët ne do ti kërkojmë SPAK që ti ripyes. Ka edhe prova shkresore, që konfirmojnë dhënien e urdhërave, por në mënyrë të cunguar, që dihet kush janë konkretisht dhe duhet të pyeten.

Duke përfunduar, shpresojmë që gjykata të pranojë kërkesën tonë për dërgimin e çështjes për kompetencë në SPAK që është i vetmi institucion që ne kemi besim se do të realizoj hetime objektive dhe të gjithanshme, që kërkon edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Bashkëshortja e Aleks Nikës

aleks nika

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin