Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
KGJK më pas i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu që t’i lirojë nga detyra.

KOSOVË- Bashkimi Evropian shprehu “keqardhje të thellë” për vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb.
KGJK më pas i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu që t’i lirojë nga detyra.
Një zëdhënës i bllokut evropian kujtoi se vendim të ngjashëm mori në korrik edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe më pas lirimi nga detyra i prokurorëve serbë – që kishin dhënë dorëheqje vite më parë – u dekretua nga Haxhiu.
“Këto vendime duket se nuk janë në përputhje me ligjet në Kosovë, me proceset e rregullta dhe me kërkesat e përgjithshme për sundimin e ligjit në Kosovë”, tha zëdhënësi përmes një deklarate.
Vendimet për mospranimin e tërheqjeve të dorëheqjeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë, sipas BE-së, bien ndesh edhe me “parimet e një gjyqësori multietnik”, duke “dëmtuar besimin e komunitetit serb të Kosovës dhe duke minuar përpjekjet për një rikthim të qëndrueshëm në institucionet e Kosovës”.
Sipas BE-së, sistemi gjyqësor i Kosovës duhet të reflektojë diversitetin etnik të vendit.
“BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve përkatës që të krijojnë kushtet për një gjyqësor multietnik, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës, procesin e rregullt ligjor dhe zotimet e bëra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi.
Nga blloku evropian rikujtuan se kishin mirëpritur kërkesat e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë për të tërhequr dorëheqjet e dhëna në fund të vitit 2022.
Në korrik, përmes dekretit, Haxhiu liroi nga detyra shtatë prokurorë serbë që kishin dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022. Vendimi i saj erdhi pasi KPK-ja refuzoi kërkesën për tërheqjen e dorëheqjeve të tyre.
Rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë të sistemit të drejtësisë kishin dhënë dorëheqje në fund të nëntorit 2022, në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Ky veprim - i nxitur nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit - erdhi në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia dhe për t'i zëvendësuar ato me targa të Kosovës.
BE-j më herët ka kërkuar që çështja e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë të zgjidhet në kuadër të dialogut mes dy vendeve fqinje, por Kosova dëshiron t’i lirojë ata nga detyra dhe t’i plotësojë vendet e tyre përmes konkurseve të reja për gjyqtarë dhe prokurorë serbë.
Autoritetet e Kosovës kanë këmbëngulur se rikthimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk mund të jetë çështje politike, por duhet të trajtohet si çështje juridike dhe kushtetuese./REL
Aeroporti i Tiranes TIRANË- Avaria teknike në sistemin e monitorimit të "Albcontrol" ka shkaktuar kaos me oraret e udhëtimeve pra...
pamje nga protetsta TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët...
protesta TIRANË- Mesazhi i dërguar nga një protestues që pretendon se është larguar nga puna në sektorin privat p&e...
pamje nga protesta TIRANË- Aktivisti Arben Kola apeloi për vazhdimësinë e qëndresës qytetare deri në rrëzimin e qe...
pamje nga protesta TIRANË- Një turist amerikan, i cili viziton rregullisht Shqipërinë prej 10 vitesh, i është bashkuar ...
pamje nga zjarri TEPELENË- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbi fshatin Dragot, në zonën e Tepelen&eu...
protesta 90 TIRANË- Një prej aktivistëve nga sheshi përpara Kryeministrisë ka ironizuar zhvendosjen e mbledhjes së...
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 90-të të revltës qytetare. Protestuesit pas organizimit n...
protesta 90 TIRANË- Një nga të rinjtë e pranishëm në tubim shprehu revoltën e tij për pamundësin&eu...
Eurocontroll TIRANË- Organizata evropiane për sigurinë e navigimit ajror, Eurocontroll ka reaguar për ndërprerjen e flu...