LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Arkeologët ngrenë alarmin për "privatizimin" e gërmimeve arkeologjike në Durrës

Një vendim i Ministrisë së Kulturës shmang Institutin e Arkeologjisë duke i transferuar ekskluzivitetin e gërmimeve një kompanie private – një vendim që, sipas arkeologëve, ngre pikëpyetje për kërkimin shkencor dhe interesat kombëtare.

5 November 2024, 13:36 Nga r.ll
BIRN: Arkeologët ngrenë alarmin për "privatizimin" e
amfiteatri i durresit

DURRËS- Kërkuesit shkencorë të Institutit të Arkeologjisë (IA) janë të shqetësuar për të ardhmen e kërkimit shkencor në monumentet e trashëgimisë kulturore në Durrës. Një vendim i Ministrisë së Kulturës mbi “Konceptin e Plotë të Gërmimeve Arkeologjike për zonën e Amfiteatrit Romak, Forumit Bizantin dhe Banjave Romake” e përjashton IA-në nga e drejta për të gërmuar e për të vazhduar kërkimin në zonat e mbrojtura arkeologjike, si dhe në monumentet e shpallura ligjërisht të mbrojtura – një e drejtë që punonjësit shkencorë në të gjithë vendin e ushtrojnë prej dekadash.

Prof. as. Dr. Brikena Shkodra tha për BIRN se vendimi i Ministrisë së Kulturës që mban datën 25 korrik 2023, ka në fokus asetet kryesore të trashëgimisë arkeologjike të qytetit të Durrësit.

“Të tre këto monumente, Amfiteatri, Forumi dhe Termat, janë zbulime të lidhura drejtpërdrejt me punën dhe angazhimin historik të IA-së dhe arkeologëve të këtij institucioni që prej vitit 1966,” tha Shkodra.

Masat e marra nga Ministria e Kulturës kanë nisur menjëherë pas Marrëveshjes Trepalëshe të vitit 2020 mes Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Durrësit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), që synon zbatimin e një plani zhvillimor për të gjithë qendrën historike të qytetit.

Vendimi i MK-së, i nënshkruar nga ish-ministrja Elva Margariti dhe shpallur vitin e kaluar, parashikon gërmime/hulumtime në monumentet e zonave arkeologjike A dhe B në Durrës, sipas projektit të propozuar nga kompania “Taulant” sh.p.k.

Prof. Shkodra i vlerëson projektet e ministrisë në monumentet arkeologjike të qytetit, por nga ana tjetër vëren se mungon një koordinim institucional mes organizmave shtetërorë.

“Duket se kemi të bëjmë me lëvizje të pashpjegueshme të Ministrisë së Kulturës, që përjashton IA-në nga e drejta për të gërmuar dhe për të vazhduar kërkimin në zonat e mbrojtura arkeologjike, si dhe në monumentet ligjërisht të mbrojtura; vendime këto që bien në kundërshtim me ligjin aktual mbi trashëgiminë, i cili ndalon projektet studimore arkeologjike nga privatët,” tha ajo, duke shtuar se këtë shqetësim e ka adresuar zyrtarisht tek Instituti i Arkeologjisë, duke kërkuar ndërhyrjet përkatëse.

Instituti i Arkeologjisë, i cili kohët e fundit është bërë pjesë e Akademisë së Shkencave, duhet të gjejë zgjidhje për këto shqetësime, vlerësojnë arkeologët.

Prof. Shkodra mendon se “aktivitetet e Ministrisë së Kulturës, edhe tani që ajo ka një strukturë të re, duhet të koordinohen me Institutin, duke kërkuar përforcimin me ligj të ekskluzivitetit të IA-së dhe Akademisë së Shkencave mbi kërkimet arkeologjike shkencore.”

“Ne sugjerojmë si zgjidhje që gërmimet arkeologjike të parashikuara nga Ministria e Kulturës të realizohen nga IA dhe jo nga shoqëri ose arkeologë privatë të licencuar,” tha Shkodra.

“Nëse kjo nuk ndodh, puna jonë do të ndeshet me bllokime, ndërhyrje të pakoordinuara në hapësirat tona të kërkimit, dhe shumë shpejt do të përballemi me situata edhe më të vështira, ku nuk do të lejohemi të zhvillojmë aktivitete kërkimore në Parqe Arkeologjike, në Zonat e Mbrojtura apo Monumentet e Kulturës,” shtoi ajo.

Arkeologia Elvana Metalla është e të njëjtit mendim me Shkodrën.

“Amfiteatri, Banjat Antike dhe Forumi Mesjetar që përmenden në vendimin e Ministrisë së Kulturës janë të përfshira në Zonën A, zonën më të mbrojtur ligjërisht të qytetit,” tha ajo.

“Për këtë arsye, duhet menduar dhe vepruar me kujdes, pasi ato mbeten monumentet më të rëndësishme dhe të vizitueshme në Durrës,” shtoi Dr. Elvana Metalla, e cila e konsideron tepër të rëndësishëm vazhdimin e gërmimeve nga kërkuesit shkencorë të IA-së, në bashkëpunim me institucione dhe universitete të huaja.

Metalla theksoi se “pikë reference për këto tre monumente do të mbeten gjithmonë gërmimet e kryera ndër vite, ato që po kryhen tani dhe ato që duhet të kryhen gjithmonë nën drejtimin e IA-së për të hedhur dritë mbi zhvillimet dhe ruajtjen e qytetit nga periudha antike deri në atë moderne.”

E pyetur nga BIRN, nëpërmjet një kërkese të dërguar me email, Ministria e Kulturës nuk komentoi nëse vendimi për përjashtimin e Institutit të Arkeologjisë nga gërmimet në monumentet kryesore arkeologjike të qytetit të Durrësit ishte në përputhje me legjislacionin për trashëgiminë kulturore.

Ekspeditat arkeologjike në pikëpyetje

Brikena Shkodra, arkeologe gjatë punës | Foto: G. Kabashi

Monumentet kryesore arkeologjike të qytetit të Durrësit kanë qenë pjesë e ekspeditave kërkimore të Institutit të Arkeologjisë dhe universiteteve të huaja për të paktën dy dekada, duke sjellë në dritë zbulime të rëndësishme mbi të shkuarën e qytetit antik.

Ditët e fundit ka përfunduar ekspedita verore e misionit italo-shqiptar 20-vjeçar në Amfiteatër, me tematikën “Durrësi mesjetar”.

Dr. Elvana Metalla, e cila bashkëdrejton misionin, ka bërë të ditur se ndër zbulimet e këtij viti përfshihen disa varre foshnjash nga periudha e shekujve IX-XI të erës sonë, si dhe një pus i mesjetës së vonë. Në këtë hapësirë gjatë dy dekadave të fundit janë zbuluar të dhëna të rëndësishme për jetën e qytetit në periudhën mesjetare.

Projekti tjetër “Amfiteatri i Durrësit,” një bashkëpunim shqiptaro-gjerman i bashkëdrejtuar nga Prof. as. Dr. Eduart Shehi që prej vitit 2011, synon njohjen e plotë të amfiteatrit, strukturën e ndërtimit dhe funksionimi i tij. Grupi i përbashkët i punës ka botuar një artikull voluminoz dhe ka përgatitur e publikuar online një dokumentar që paraqet rikrijimin 3D të amfiteatrit, shoqëruar me një narrativë historiko-arkeologjike të monumentit.

Ndërkohë, misionin në Forumin Bizantin e drejton arkeologia Brikena Shkodra. Monumenti në qendër të qytetit u zbulua në vitin 1987 pas prishjes së shkollës më të vjetër të Durrësit dhe lirimit të hapësirave për qëllime ndërtimore. Në fund të viteve 1990, kolonada e Forumit u hap plotësisht pas vendimit të bashkisë për prishjen e rrugës automobilistike që kalonte mbi të.

Fushata e katërt e gërmimeve në Forumin Bizantin përfundon këto ditë. Përveç zbulimeve shumë interesante, ekspedita ka mundësuar njohjen dhe dokumentimin e disa fazave të rëndësishme të ndërtimit dhe transformimit të monumentit, të cilat ishin pak ose aspak të njohura deri tani.

Ekzistenca e këtyre ekspeditave kërkimore afatgjata vihet në pikëpyetje nga vendimi i Ministrisë së Kulturës për të përjashtuar Institutin e Arkeologjisë nga kërkimet.

Prof. Shkodra tha se “gërmimet shkencore” synojnë plotësimin e njohurive mbi të shkuarën e përbashkët dhe paraardhësit tanë, ndërsa gërmimet e shpëtimit, siç janë parashikuar në amfiteatër nga Ministria e Kulturës, synojnë aspektin ekonomik dhe turistik, duke lënë mënjanë aspektin e njohurive.

Sipas znj. Shkodra, “aplikimi i projekteve të tilla në zonat e mbrojtura, në parqet arkeologjike dhe në monumentet e mbrojtura do të sjellë humbje të rënda për njohuritë tona mbi qytetërimin ilir dhe atë arbëror. Përfitimi ekonomik nuk duhet kurrsesi të zëvendësojë interesat thelbësore kombëtare të këtij vendi” – u shpreh kërkuesja shkencore.

Interesat kombëtare dhe kërkimi shkencor

Arkeologu durrsak prof. Eduard Shehi | Foto nga : Gëzim Kabashi

Prof. as. Dr. Eduard Shehi e komenton shqetësimin e kërkuesve shkencorë nga një perspektivë tjetër, duke theksuar rëndësinë e gërmimeve shumëvjeçare që ai dhe kolegët e tij zhvillojnë, si dhe ndikimin që këto kanë për historiografinë shqiptare. Ai theksoi se gërmimet shkencore synojnë plotësimin e njohurive mbi të shkuarën e përbashkët dhe paraardhësit tanë ilirë.

Sipas arkeologut Shehi, “shteti dhe kombi shqiptar, në bazë të konceptit të ekzistencës së Republikës së Shqipërisë, si në Kushtetutë ashtu dhe në historinë zyrtare të tij, kanë praninë dhe vazhdimësinë shqiptare në këto troje që nga ilirët.”

“Rezultatet e historiografisë shqiptare janë në përballje të vazhdueshme me mendime dhe hamendësime të kundërta ose të ndryshme nga tonat,” tha Eduard Shehi, duke iu referuar disa historianëve të huaj.

Sipas profesor Shehit, hulumtimet shkencore vërtetë marrin dekada, por ato shërbejnë për të forcuar themelet historiografike të shtetit shqiptar, dhe një përpjekje e tillë intelektuale nuk mund të privatizohet.

“Forcimi dhe detajimi i këtyre koncepteve të historiografisë shqiptare mund të arrihen vetëm nëpërmjet gërmimeve arkeologjike shumëvjeçare dhe kërkimit shkencor, i cili, megjithëse i ngadaltë, të lejon rezultate të qarta dhe të pakundërshtueshme,” vlerësoi Shehi.

“Gërmimet e shpëtimit, që këtu te ne po i kryejnë kryesisht firma të licencuara private, kanë interesa krejtësisht të tjera,” shtoi arkeologu, ndërsa theksoi se këto gërmime “nuk kanë qëllime afatgjata studimore, si gërmimet e kërkuesve shkencorë të Institutit të Arkeologjisë.”

Ato kryhen në periudha të shkurtra për hir të investimeve me karakter ndërtimor, infrastrukturor, energjetik, etj. Synimi i tyre është të pastrohet territori, duke qartësuar se çfarë duhet të ruhet në sipërfaqe. Prandaj, aplikimi i projekteve të tilla në parqet arkeologjike, në zonat dhe monumentet e mbrojtura, do të sjellë humbje të rënda për njohuritë tona mbi qytetërimin ilir dhe atë arbëror.

Sipas Shehit, dilema që po ngrihet me vendimin e Ministrisë së Kulturës është zgjedhja midis dy alternativave – kërkimi shkencor që kryhet nga IA me kostot financiare dhe kohore të nevojshme, ose ndërhyrjet e shpëtimit, që dallohen për kohën e shkurtër të zbatimit dhe kostot financiare përkatëse.

“Interesat kombëtare mund të mbrohen me zbulimet dhe analizat e kërkuesve shkencorë, duke u distancuar sa më shumë nga përfitimet ekonomike të momentit,” tha arkeologu Eduard Shehi, ndërsa shtoi se kjo kërkon që shteti të mbrojë institucionet shkencore dhe t’i mbështesë ato.

“Ndryshe, puna e kërkuesve shkencorë të arkeologjisë do të mbetej një betejë si ajo e mullinjve me erë, përballë arkeologjisë së shpëtimit, që funksionon sipas interesave ekonomike të individëve, firmave apo fondacioneve,” përfundoi ai./Reporter.al

germimet arkeologjike ne durres


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin