LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Banorët e prekur nga tërmeti i varin shpresat te fushata elektorale

Familjet e mbetura pa strehim nga tërmeti i vitit 2019 i kanë varur shpresat te fushata elektorale e këtij viti për të marrë një zgjidhje, ndërkohë që opozita në Durrës akuzon pushtetin se i ka përdorur paratë publike për tërmetin si mjet për të siguruar vota.

23 February 2025, 09:50 Nga B.Z
BIRN: Banorët e prekur nga tërmeti i varin shpresat te fushata
Foto ilustruese

DURRËS - Për shumë familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në qarkun e Durrësit, fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit është një moment shprese që premtimet e dhëna për vite me radhë të bëhen më në fund realitet.

“Po na sorrollasin, nuk na japin një datë. Shpresa na ka mbetur,” thotë Hava Lleshi në Thumanë, e cila bashkë me familjen e saj mezi pret të marrë në dorëzim fondin e rindërtimit dhe të ndërtojë shtëpinë e vet. Bashkë me dy fëmijët e mitur, ajo jeton mes kontenierit dhe shtëpisë së pabanueshme, ku në ditë-netët e ftohta të dimrit dhe në këtë situatë të ngarkuar virale, mund të ndezë sobën e druve dhe të ngrohen.

Më shumë se pesë vjet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit në qarkun e Durrësit mbetet një çështje problematike, duke theksuar mosplotësimin e premtimeve të bëra për rikthimin e familjeve në shtëpitë e tyre. Pavarësisht përpjekjeve dhe fondeve të alokuara, bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë tregojnë ritme dhe rezultate të ndryshme në këtë proces.

Edhe pse autoritetet premtuan përfundimin e procesit në vitin 2022, dy vjet më vonë, qindra familje presin ende të futen në shtëpitë e reja. Për opozitën, paratë e hedhura në këtë proces janë keqpërdorur për fushata elektorale dhe ata presin që e njëjta gjë të ndodhë edhe këtë vit.

“Janë përdorur dhe në zgjedhjet 2021, 2023, duke dhënë dhe dëmshpërblimet për familjet në pallatet e përcaktuara fillimisht DS3 e që më pas kaluan në DS4 për prishje ose riforcim,” thotë këshilltari bashkiak i opozitës në Durrës, Joni Myshketa.

Ai fajëson mungesën e transparencës për përdorimin e fondit prej 1.2 miliardë që u mor në formë grantesh e kredish të buta, ndërsa superministria që u krijua për këtë qëllim përfundoi me ministër në arrati.

“U krijua edhe një superministri e rindërtimit, e drejtuar nga një ministër që sot është në arrati dhe denoncon ish-qeverinë e tij. Ndërkohë, çështja e të prekurve nga tërmeti mbetet ende e pazgjidhur”, tha Myshketa.

Prej vitesh në konteinerë dhe rrënoja

Kontenierët si zgjidhje e përkohshme e deklaruar zyrtarisht nga qeveria vazhdojnë të mbeten ende si streha më e sigurt për shumë familje në qarkun e Durrësit, të cilat tremben se pas çdo lëkundjeje sado të lehtë tërmeti që ndjehet në zonë, banesat e dëmtuara që prej 2019 mund të shemben plotësisht.

Në këtë situatë është edhe Hava Lleshi. Kontenieri ku ajo jeton me familjen është i sigurt, por i akullt dhe me një sipërfaqe të pamjaftueshme për familjen e saj prej 6 anëtarësh. Ajo thotë se shpresat i ka varur këtë vit. Madje në janar, pranë njësisë administrative Thumanë ka dalë lista me emrat e përfituesve dhe fondet që ata marrin për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara.

Lëvrimi i fondit u është thënë se do të bëhet në shkurt, pasi të vlerësohet toka ku do të bëhet shtëpia. Por edhe shkurtit po i vjen fundi dhe tashmë nuk u jepet asnjë afat, ndaj afrimi i zgjedhjeve shihet si mundësi e re nga shumë banorë.

“Na thanë se do të presin përgjigje për analizat sizmike të tokës dhe pastaj do të na japin fondin. Nuk e di nëse do të dalë ai fond për të rindërtuar shtëpinë, por u lumturova kur doli lista pas kaq vitesh. Isha në fillim të shtatzënisë kur ra tërmeti. Tani djali i ka mbushur 4 vjeç dhe ende jemi të pasistemuar dhe të pasigurt. Mezi pres të rindërtohet shtëpia e të fus fëmijët në të”, thotë Lleshi.

Edhe Shpresa Guçe në zonën e plazhit në Durrës qëndron me shpresën se halli i saj do të marrë zgjidhje. Shirat e fundit që shkaktuan përmbytje masive në Durrës e prekën dhe atë. Uji depërtoi në kontenierin që ndodhet nën hijen e shtëpisë së dëmtuar pa kthim nga tërmeti.

“Çfarë ka rënë jashtë, ka hyrë brenda. Jam duke u mbytur në shtëpi, nuk po rri dot në kontenier,” tha ajo. “Nuk e di ç’po bëhet nga ky shtet. Po bëhen 6 vjet dhe ngela jashtë rrugëve që po jetoj si qen bashkë me mbesat. Pas shiut të fundit i kam çuar te vajza. Deri kur kështu?!”, thotë ajo.

Gruaja thotë se kanë marrë premtime në çdo fushatë dhe se i është premtuar shtëpi direkt nga kryebashkiakja, por asgjë nuk ka ndodhur.

Transparencë e pjesshme

Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Durrësit për BIRN, janë përdorur mbi 14.3 miliardë lekë nga totali i 15.6 miliardë lekëve të alokuara për periudhën 2020-2024. Këto fonde janë investuar në rikonstruksione banesash, përmirësimin e infrastrukturës së kullimit dhe sistemimin e zonave urbane.

Bashkia tha gjithashtu se 18 319 aplikues kanë përfituar deri tani. Megjithatë, bashkia nuk deklaron numrin e familjeve që ende nuk kanë përfituar nga programi i rindërtimit, një mungesë transparence që ngre pikëpyetje për ecurinë reale të procesit dhe përfituesit.

Në terren, shumë familje jetojnë ende në kushte të papërshtatshme. Apartamentet e reja, ndonëse të ndërtuara, përballen me mungesa të theksuara infrastrukturore, si mungesa e lidhjes së energjisë elektrike dhe kanalizimeve. Këto vonesa janë justifikuar nga bashkia si “probleme të veçanta”.

“Ju bëjmë me dije se, procesi i rindërtimit nuk ka përfunduar ende dhe arsyet e vonesave janë të ndryshme, në varësi të secilit aplikim”, thuhet në përgjigjen me shkrim që bashkia nisi.

Bashkim Gjika, banor i lagjes nr. 5 dhe i sëmurë kronik, i njohur edhe si njeriu i protestave kundër vonesave në Durrës, ndjehet pa shpresë nga mungesa e informacionit se kur do të zhvendoset në apartamentin e ri.

“Pranuam të zhvendosemi te lagjja e re në Spitallë se na u tha që s’bëhet më pallati aty. U bë shorti, po kaq. As çelësa. Asgjë,” ankohet Gjika.

Në Durrës ka ende pallate që nuk kanë marrë një përgjigje nga Instituti i Ndërtimit se çdo të bëhet me to. Mes tyre, sipas burimeve nga Bashkia, dhe ai i kompanisë “Falke shpk” i Fiqiri Farrukut, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

“Nuk dimë asgjë. Jetojmë brenda tij me frikën për jetën”, shprehet një banore teksa kërkon ndihmë për të kuptuar ç’po ndodh.

“Kemi mijëra familje prej mëse 3 vitesh pa bonus qiraje qe janë detyruar të rifuten në banesat e tyre të paprekura që prej termetit, duke rrezikuar jetët e tyre”, tha këshilltari Myshketa, i cili e akuzon shumicën qeverisëse për papërgjegjshmëri “në dëm të jetës e jo vetëm në keqpërdorim e keqmenaxhim parash publike”.

Ndërkohë në Shijak, procesi i rindërtimit është menaxhuar kryesisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke bërë që bashkia të ketë një rol minimal zbatues dhe kryesisht si njësi përfituese. Sipas të dhënave, janë përfunduar të gjitha projektet, duke ndihmuar 874 banesa private të shembura, 339 apartamente për rikonstruksion dhe 521 apartamente të ndërtuara nga e para. Shijaku është e vetmja bashki në qark që deklaron përfundimin e plotë të procesit të rindërtimit, duke mos lënë asnjë prej familjeve të prekura pa zgjidhje.

Ndryshe nga Shijaku dhe Durrësi, Bashkia Krujë, kur ka kaluar mbi një muaj e gjysmë, nuk ka kthyer ende një përgjigje zyrtare për pyetjet e bëra nga BIRN, pavarësisht se afatet ligjore kanë kaluar. Kjo heshtje tregon mungesën e transparencës përballë një procesi kaq jetik për qytetarët. Ndërkaq në terren, realiteti flet për familje që vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira, duke shpresuar që premtimet e bëra në periudhën pas tërmetit të përmbushen, të paktën para zgjedhjeve. Në të kundërt, i pret edhe një vit tjetër i vështirë./BIRN

termet fushate elektorale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin