LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh udhëheqësin e parë shqiptar pas disa brezash

Primati i ri do të duhet të jetë i zgjuar, për të lundruar mes rrymave të kundërta pro-ruse dhe pro-ukrainase në Kishën Ortodokse Shqiptare, e cila është e vogël, por me opinione të forta.

24 March 2025, 15:25 Nga B.Z
BIRN: Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh
Kryepeshkopi Joan

TIRANË - Për herë të parë pas disa dekadash, një shqiptar është bërë kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pasi kjo e fundit zgjodhi Fatmir Pelushin, 69 vjeç, si Primatin e ri më 16 mars, në një proces të shpejtë që zgjati vetëm 40 minuta.

Ndryshimi në krye të Kishës shënon një moment simbolik në historinë e një institucioni që ka qenë gjatë nën ndikimin grek dhe që ka vuajtur jashtëzakonisht gjatë periudhës komuniste, kur Shqipëria u shpall “shteti i parë ateist” në botë.

Ortodoksia është një besim minoritar në një vend kryesisht mysliman. Sipas statistikave zyrtare, rreth 7 për qind e popullsisë prej 2.4 milionë banorësh janë të krishterë ortodoksë, megjithëse Kisha Ortodokse Shqiptare këmbëngul se shifra reale është shumë më e lartë.

Primati i mëparshëm, Kryepeshkopi Anastasios (Janullatos), ka lindur në Pire, Greqi.

Në vitin 1991, pas rënies së regjimit komunist, ai erdhi në Shqipëri me bekimin e Patriarkut Ekumenik Bartolomeu, udhëheqësit nominal të ortodoksisë globale, me një mision për të rindërtuar Kishën.

Megjithëse zgjedhja e Kryepeshkopit Joan (emri kishtar i Pelushit) përfaqëson një epokë të re për Kishën, pritshmëritë ndaj tij janë më të përmbajtura, pasi pritet të ndjekë gjurmët e paraardhësit të tij.

Patriarku Kirill i Moskës i dërgoi menjëherë një mesazh, duke shprehur shpresën që Kisha Ortodokse Shqiptare do të vazhdojë të mbështesë Kishën Ruse në përçarjen që ka ndodhur mbi Kishën në Ukrainë, e cila ka shpallur pavarësinë kishtare, ose autoqefalinë, nga Moska – dhe të mbrojë atë që Kirilli e quajti “ortodoksia kanonike”.

Zgjedhja e Primatit të ri nuk solli surpriza. Si Mitropolit i Korçës, Kryepeshkopi Joan shihej gjerësisht si favorit dhe u mbështet njëzëri.

Ai kishte bashkëpunuar ngushtë me Kryepeshkopin Anastasios për më shumë se 30 vjet dhe ishte ndikuar thellësisht nga mësimet dhe vizioni i tij. Ai gjithashtu ishte kleriku i parë i veshur nga Anastasios në Shqipëri.

Sinodi i Shenjtë që e zgjodhi atë përbëhet nga shtatë anëtarë – pesë shqiptarë dhe dy grekë. Peshkopët grekë nuk kishin të drejtë të kandidonin për postin e Primatit për shkak të një statuti kishtar të miratuar në vitin 2006, i cili përcakton se vetëm shtetasit shqiptarë mund të kandidojnë për këtë detyrë.

“Me përulësi, në bindje ndaj vullnetit hyjnor, e pranoj këtë shërbesë të lartë dhe premtoj ta kryej detyrën time me përkushtim. Do të respektoj traditën e shenjtë dhe do të përpiqem me gjithë fuqinë time të mbroj të drejtat e Kishës,” shpalli Primati i ri pas zgjedhjes.

Trashëgimia kryesore e Kryepeshkopit të ndjerë është rindërtimi pothuajse i plotë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Joan, i lindur në një familje bektashie në vitin 1956 në Tiranë, ishte dëshmitar i kësaj gjatë viteve 1990.

Ai ka një formim të fortë teologjik, pasi ka përfunduar studimet në Teologji në Shkollën Teologjike Ortodokse Greke të Kryqit të Shenjtë në SHBA. Flet rrjedhshëm anglisht, shqip dhe greqisht.

Ndikimi i theksuar grek në edukimin e tij kishtar e bën të aftë të menaxhojë marrëdhënie delikate me Greqinë, si dhe me minoritetin etnik grek në Shqipëri.

“Duket të jetë një njeri shumë i aftë për të udhëhequr Kishën dhe ndoshta më i kualifikuari. Ai njeh mirë shtetin grek dhe minoritetin grek, pasi ka pasur kontakte të gjata me ta,” shpjegon Ledion Krisafi, një ekspert nga Konsulenca Ballkanike Gjeopolitike me bazë në Tiranë.

Ndërsa Primati i ri shihet si produkt i ndikimit të Anastasios-it, ai ka të ngjarë të mos ketë të njëjtin ndikim.

“Jashtë vendit, Kisha Shqiptare do të ketë një profil më të ulët krahasuar me kohën e Anastasios-it, i cili ishte akademik, intelektual dhe kishte një staturë të rëndësishme. Joani nuk e ka këtë lloj stature, kështu që ka të ngjarë të mbajë një profil më të ulët dhe të shmangë përfshirjen në politikë,” vëren Krisafi.

Kievi dhe Moska garojnë për mbështetjen e Primatit të ri

Kishat Ortodokse në Ballkan po përjetojnë një transformim. Në vetëm katër vjet, tre Primatë të rinj kanë marrë drejtimin e kishave në Serbi, Bullgari dhe tashmë në Shqipëri.

Kisha Ortodokse Ruse ka siguruar besnikërinë e dy të parave dhe dëshiron të mbështetet edhe te Kisha Shqiptare. Megjithatë, ndryshe nga kishat e Serbisë dhe Bullgarisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka ruajtur një lidhje të fortë me Patriarkanën Ekumenike, pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella për çështjen e Ukrainës.

Kreu i degës së fuqishme të marrëdhënieve të jashtme të Kishës Ruse, Mitropoliti Antoni i Volokolamskut, përmendi pjesëmarrjen e Kryepeshkopit Joan në 1025-vjetorin e Pagëzimit të Rusisë në Moskë në vitin 2013, kur ai përfaqësoi Kishën Ortodokse Shqiptare.

Në letrën e urimit, dërguar menjëherë pas zgjedhjes së Joan-it si Primat, Antoni shprehu shpresën se ai do të vazhdojë të “qëndrojë fuqishëm në pozita të palëkundura kanonike” dhe të “mbështesë të krishterët ortodoksë të përndjekur në Ukrainë” – duke iu referuar atyre që qëndrojnë brenda Kishës në Ukrainë të lidhur historikisht me Moskën.

Në përçarjen midis Moskës dhe Patriarkanës Ekumenike lidhur me të drejtën e Kishës Ortodokse të Ukrainës për pavarësi, apo autoqefali, Kisha Shqiptare u rreshtua përkrah Moskës.

Anastasios kundërshtoi dhënien e autoqefalisë për Kishën e re Ortodokse të Ukrainës (OCU) nga Patriarku Ekumenik, duke shkuar kështu kundër kishave greqishtfolëse që e mbështetën atë.

Në vitin 2019, Kisha Shqiptare u ankua se polarizimi për çështjen ukrainase kishte sjellë “përçarje etno-racore” dhe se dhënia e autoqefalisë ukrainasve nuk kishte “sjellë unitetin dhe paqen e dëshiruar ortodokse”.

Megjithatë, Primati i OCU-së, Mitropoliti Epifanij, e uroi Kryepeshkopin Joan, duke kërkuar lutjet e tij për Ukrainën si dhe për “triumfin e së vërtetës dhe një paqe të drejtë”.

Tetiana Derkatch, një analiste ukrainase e çështjeve fetare, dyshon se Primati i ri do të ndryshojë pozicionin e Kishës për mosnjohjen e OCU-së.

“Megjithëse Kisha Shqiptare mbetet në zonën e ndikimit të Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës dhe Kishës në Greqi, të cilat të dyja kanë njohur OCU-në, Kryepeshkopi Joan do të jetë i kujdesshëm që të mos akuzohet se po promovon tepër interesat greke në Shqipëri,” tha ajo.

Sipas saj, interesi kryesor i Moskës për Kishën Ortodokse Shqiptare është që “ta shkëpusë atë nga Patriarkana Ekumenike” dhe ta përfshijë në “përplasjen midis UOC-së [Kishës Ortodokse të Ukrainës të lidhur me Moskën] dhe OCU-së”.

“Kryepeshkopi Joan është peng i politikës së Kryepeshkopit të ndjerë Anastasios, i cili kritikoi ashpër Patriarkun Bartolome për autoqefalinë ukrainase,” shtoi Derkatch.

Ende i afërt me grekët, por jo si më parë

Shteti dhe Kisha Greke qëndruan larg nga çdo përfshirje publike në zgjedhjet e së dielës së kaluar, megjithëse të dyja kanë interes për ta mbajtur Kishën Shqiptare pranë vetes.

Në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të mëparshëm, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e përshkroi atë si një “fener të helenizmit”.

Emërimi i Anastasios-it si kreu i Kishës Shqiptare në vitin 1992 shkaktoi reagime negative në Shqipëri, ku shumëkush e konsideroi drejtimin e tij si një mënyrë për të avancuar interesat greke dhe jo ato shqiptare.

Ledion Krisafi thotë se shteti grek kishte “një monopol” mbi Kishën Ortodokse Shqiptare gjatë kësaj periudhe dhe shihej si një “ndërhyrës” në çështjet e brendshme shqiptare.

“Në 35 vitet e fundit, shqiptarët nuk kanë bërë asgjë për ta ndryshuar këtë situatë, sepse nëse do ta kishin bërë, kjo do të kishte ndikuar në marrëdhëniet me Greqinë,” shpjegon ai.

Tani, megjithatë, Kisha Shqiptare është “tërësisht e orientuar drejt shqiptarëve”, thotë Krisafi, duke shtuar se “të gjithë janë të kënaqur” me këtë konfigurim. “Kemi një shqiptar në krye të Kishës, të gjithë shqiptarët janë të kënaqur dhe ai është gjithashtu i pranuar nga grekët, kështu që edhe ata janë të kënaqur,” thotë ai.

Për Primatin e ri në Shqipëri, sfidat më të mëdha nuk janë të jashtme, por të brendshme. Çështjet e kthimit të pronave që datojnë që nga fundi i regjimit komunist vazhdojnë të zvarriten. Në vitin 2020, Kisha Ortodokse Shqiptare deklaroi se kishte ende kërkesa të pazgjidhura për 890 prona./BIRN

kisha ortodokse autoqefale e shqipërisë imzot joan

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin