Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është shprehur i shqetësuar për fshirjen brenda një kohe të shkurtër të faqeve të dy mediave në platformat sociale të kompanisë Meta.

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shprehu të shtunën shqetësim për mbylljen e faqes në Facebook të medias së pavarur Citizens.al, vetëm pak kohë pasi faqja zyrtare e Euronews Albania në Instagram u bë e paaksesueshme.
“Mbyllja e njëpasnjëshme e faqeve të mediave, në një periudhë kur janë raportuar probleme me qindra llogari shqiptare, nuk mund të trajtohet më si një incident i izoluar apo vetëm si një çështje teknike,” tha AGSH nëpërmjet një deklarate për mediat.
“Kufizimi i aksesit të mediave në kanalet kryesore të komunikimit me publikun cenon shpërndarjen e informacionit dhe ngre shqetësime serioze për lirinë e medias,” shtoi Asociacioni.
Citizens.al është një media e cila, ndër të tjera, ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet e protestave të “Revolucionit të Flamingove”.
Sipas AGSH-së, mbyllja e faqes së saj në Facebook, pa një shpjegim publik dhe transparent, “shton dyshimet dhe shqetësimet” për mënyrën se si po zbatohen mekanizmat e moderimit dhe raportimit në platformat e kompanisë Meta.
“Faqja e Citizens.al në Facebook u mbyll pa asnjë njoftim paraprak,” shkroi Lorin Kadiu, drejtuesi i Citizens.al. “Ky nuk është sulmi i parë ndaj nesh, po punojmë për ta rikthyer,” shtoi ai.
Më herët, edhe faqja zyrtare në Instagram e Euronews Albania ishte bërë e paaksesueshme. Gjatë ditëve të fundit janë raportuar disa raste kur llogaritë e aktivistëve dhe politikanëve që mbështesin protestën janë pezulluar në këtë platformë.
Euronews Albania deklaroi se mbyllja e faqes së saj në Instagram kishte ardhur pak orë pas një interviste me eurodeputetin Sandro Gozi, ku ai foli për valën e llogarive shqiptare të mbyllura në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit.
“Platformat digjitale kanë përgjegjësi të garantojnë procese të qarta, transparente dhe të drejta,” tha AGSH. “Kur vendime të tilla prekin mediat dhe aksesin e publikut në informacion, çështja nuk është më vetëm teknike, por prek drejtpërdrejt lirinë e medias dhe të drejtën për informim,” përfundoi organizata e lirisë së medias.
Në mbështetje të Euronews Albania reaguan gjithashtu Asociacioni i Gazetarëve Europianë (AEJ) dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, të cilët shprehën shqetësim për mbylljen e llogarisë së medias në Instagram./Reporter.al
TIRANË- Faqja e Euronews Albania në Instagram nuk është më e aksesueshme, duke ngritur edhe më shumë alarmin mbi atë q...
Zjarr SHKODËR- Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër, ku flakët kanë...
Policia italiane ITALI- Një konflikt i dyshuar për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pran&e...
Zjarri FINIQ- Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e Bas...
Zhvillimi i situatave gjeopolitike në Lindjen e Mesme po tregon se nuk është vetëm Ngushtica e Hormuzit ajo që po shqetëson ekon...
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fotografitë në Instagram, vera e vitit 2026 do të dukej thuajse e p&eum...
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të q...
KELMEND- Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë pasi ka rënë në një humnerë në zon&eu...
pamjet SARANDË- Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë të shtunë në Sarandë, duke ç...
pamjet DIVJAKË- Banorët e Divjakës janë ngritur për të 37-tën ditë në protestë kundër shkrirjes s&e...