LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Në Ballkan TikTok-u përdoret për të ‘turpëruar si të përdala’ gratë dhe vajzat

Deri në muajin shkurt, llogaria në fjalë kishte 142 video, duke mbledhur mbi tetë milionë shikime, shumë prej të cilave targetonin vajzat dhe gratë nga Kosova, duke përfshirë Norën dhe shoqet e saj.

6 March 2024, 15:28 Nga I.A
BIRN: Në Ballkan TikTok-u përdoret për të
Foto Ilustruese

TIRANË- Shtatë vjet më parë, kur ishte 13 vjeçe, Nora bëri një foto të saj në pasqyrë, e veshur me pantallona të shkurtra sportive pas stërvitjes së basketbollit dhe e ndau foton me miqtë e saj në rrjetin social Snapchat. Pastaj, një djalë nga një klasë tjetër në shkollën e saj në Kosovë e rishpërndau foton – pa pëlqimin e saj – dhe pikërisht këtu filloi abuzimi.

E sulmuar nga vajzat më të mëdha në moshë dhe e seksualizuar nga djemtë, ‘turpërimi si e përdalë' (slutshaming) u përhap nga një platformë e mediave sociale në tjetrën.

“Turpërimi dhe shënjestrimi ishin një barrë e rëndë, veçanërisht për një fëmijë 13,14 vjeç,” Nora [emër i sajuar] tha për BIRN.

Nora pranoi të fliste pasi iu përgjigj një pyetësori në internet të publikuar nga BIRN në lidhje me slutshaming (turpërimin) – një fenomen i përcaktuar nga Instituti Evropian për Barazinë Gjinore, EIGE, si “stigmatizimi i grave dhe vajzave bazuar në pamjen e tyre, disponueshmërinë seksuale dhe sjelljen seksuale aktuale ose të perceptuar”.

Teksa pinte çaj menteje në një pasdite të ftohtë dhjetori në Prishtinë, Nora tregoi se ngacmimet kishin rifilluar, këtë herë në TikTok. Një llogari e veçantë me mbi 3,300 ndjekës dhe 96,000 pëlqime i kishte marrë fotot e saj dhe të dashurit të saj nga profilet e tyre në rrjetet sociale dhe i kishte ripostuar të njëjtat si video-shfaqje të shoqëruara me komente përçmuese.

Deri në muajin shkurt, llogaria në fjalë kishte 142 video, duke mbledhur mbi tetë milionë shikime, shumë prej të cilave targetonin vajzat dhe gratë nga Kosova, duke përfshirë Norën dhe shoqet e saj.

Nëpërmjet analizës së përmbajtjes në TikTok dhe intervistave me ekspertë, BIRN ka zbuluar se TikTok-u po përdoret në të gjithë Ballkanin si një platformë për turpërimin/përçmimin e grave dhe vajzave të përfshira në aktivitete të përditshme, të tilla si bërja e fotografive, videove, ose kërcimi.

Në vetëm disa javë, BIRN zbuloi 427 video me përmbajtje ‘turpëruese' të ngarkuara midis shtatorit 2020 dhe nëntorit 2023 që targetonin vajza dhe gra. Këto video janë shpërndarë nëpër Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Slloveni. Së bashku, ato kanë mbi 30 milionë shikime, secila duke tërhequr komente të shumta abuzive, duke filluar nga dhjetëra në qindra sosh.

Asnjë nga tetë vendet e analizuara nuk ka ligje specifike që e trajtojnë bullizimin kibernetik si një vepër penale të veçantë. Rrjedhimisht, incidentet e slutshaming duhet të trajtohen sipas kodeve ekzistuese penale, si ato që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore, përndjekjen ose shpërndarjen e paautorizuar të fotografive të dikujt tjetër.

Në fund të tetorit, komiteti i Parlamentit Evropian për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore avokoi për përfshirjen e këtij fenomeni në legjislacionin që e trajton gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes. Në mesin e tetë vendeve të analizuara në këtë raport, vetëm Kroacia dhe Sllovenia janë anëtare të Bashkimit Evropian.

Altin Hazizaj, drejtor ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), një OJQ e dedikuar për ta luftuar dhunën kibernetike ndaj të miturve, i tha BIRN se rasti i parë i raportuar i turpërimit si e përdalë (slutshaming) në platformën, ‘I Sigurt' kishte ndodhur në YouTube në vitin 2016. Megjithatë, TikTok që atëherë është bërë platforma mbizotëruese për incidente të tilla.

Sipas Hazizaj, “Sa më e popullarizuar të jetë platforma, aq më shumë do të ketë raste të ‘slutshaming' dhe dhunës seksuale në internet ndaj fëmijëve”. Ai vuri në dukje se shpeshherë, autori njihet me viktimën dhe qëllimi është që të vendosë kontroll mbi to.

Pavarësisht përpjekjeve për të kontaktuar, TikTok nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Kur aktivitetet e përditshme tërheqin abuzimin

Materiali i identifikuar nga BIRN përmban fotografi ose video që paraqesin gra dhe vajza që bëjnë aktivitete të zakonshme, të përditshme, qoftë në internet ose personalisht, si vallëzimi, këndimi, shoqërimi ose përcjellja e tendencave të mediave sociale.

Në shumë raste, këta individë i janë nënshtruar poshtërimit dhe gjuhës përçmuese nga përdorues të tjerë që postuan komente.

Një nga videot e analizuara nga BIRN shfaqte Norën dhe shoqet e saj duke marrë pjesë në një trend të TikTok. Kjo video është rishpërndarë pa lejen e tyre dhe është shoqëruar me ofendime të personalizuara drejtuar çdo vajzeje në video. Gjuha fyese vazhdoi në komentet e mëpasshme.

“Sa herë e raportojmë, llogaria nuk mbyllet”, shprehet Nora. “Ishte ndryshe me Instagramin sepse zakonisht, ne mund t'i mbyllnim llogaritë pasi disa njerëz i raportonin ato.”

Në anën tjetër të kufirit në Shqipëri, një grua me mbi 1,000 ndjekës dhe 75,000 shikime në TikTok i targeton vazhdimisht punonjëset e sektorit publik, duke pretenduar se ato përdorin seksin për ta çuar përpara karrierën e tyre.

BIRN identifikoi gjashtë video që shfaqnin gra të paidentifikuara duke vallëzuar në klube nate.

Linjë e hollë midis virtualitetit dhe realiteti

Ekspertët dhe viktimat pohojnë se ‘slutshaming' mund të shkaktojë dëme të rënda në shëndetin mendor ndaj të targetuarave.

Më 12 shkurt të këtij viti, policia shqiptare njoftoi arrestimin e një 39-vjeçari, pasi dyshohet se ka “shkaktuar vetëvrasjen” e një 27-vjeçareje.

Sipas deklaratës së policisë, “ky individ dyshohet se ka shpërndarë një foto intime (në TikTok) të gruas 27-vjeçare, e cila më pas u hodh nga një tarracë e katit të 4-të, për shkak të këtij incidenti” dyshohet të ketë humbur jetën nga plagët e marra. ”

Pas kësaj, mediat ripublikuan foton, duke shkaktuar reagime nga organizatat për të drejtat e grave.

Vetëm një muaj më parë, një tjetër grua në Shqipëri, 41-vjeçarja Bedrie Loka, ndërroi jetë tragjikisht pasi kishte pirë një lëndë helmuese.

Fillimisht, vetëvrasja e saj u ndërlidh me përmbajtje përçmuese në TikTok drejtuar Bedrie Lokës përmes një llogarie të zbuluar më vonë nga media që ishte krijuar nga kushërira e saj.

Mirëpo, disa ditë më vonë, bashkëshorti i Lokës, Xhemali, u arrestua nën dyshimin se “ka shkaktuar vetëvrasje”. Mediat vendase transmetuan video, të regjistruara nga fëmijët e tyre, ku Xhemali e keqtrajtonte gruan e tij; raportet përfshinin deklarata nga fëmijët që tregonin se babai i tyre kishte bërë kërcënime të shpeshta kundër saj.

Bind Skeja, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social me seli në Kosovë, e cila i trajton shqetësimet e shëndetit mendor, thotë se ndikimi i ‘slutshaming' ose i formave të tjera të dhunës me bazë gjinore në shëndetin mendor mbetet i njëjtë, pavarësisht nëse ajo ndodh online apo offline.

“Individët që mendojnë për vetëvrasje zakonisht e gjejnë veten në situata ku nuk e perceptojnë asnjë shpëtim,” shpjegon Skeja dhe shton se barra e gjetjes së zgjidhjes shpesh bie mbi viktimën, ndërsa duhet të jetë përgjegjësi e shoqërisë dhe profesionistëve të shëndetit mendor.

“Ne duhet të marrim masa proaktive kundër autorëve; puna e shëndetit mendor duhet të punojë drejtpërdrejt heqjen e faktorëve të rrezikut.”

Një i anketuar në pyetësorin e BIRN, një individ jobinar (i papërcaktuar në aspektin gjinor) nga Maqedonia e Veriut, zbuloi se turpërimi konstant kishte çuar në “depresion, ankth, një rreth vicioz të marrëdhënieve të pashëndetshme romantike dhe trauma”.

“Isha në shënjestër në rrjetet sociale me foto të konsideruara ‘provokuese', të cilat u shpërndanë gjerësisht, duke përfshirë edhe mediat online, veçanërisht kur isha i përfshirë në një lëvizje studentore në vendin tim në atë kohë”.

Nora, e cila u vu në shënjestër për herë të parë kur ishte 13 vjeçe, thotë se familja e saj e mbështeti atë, mirëpo familjet e shoqeve të saj, shpesh, nuk kishin një qasje të njëjtë.

“Shumë vajza që njoh, që kur familjet e tyre morën vesh për turpërimin, kanë qenë nën kontroll të fortë prindëror dhe shëndeti i tyre mendor është përkeqësuar,” thotë ajo.

Në asnjë nga tetë vendet e mbuluara nga ky artikull, ‘slutshaming' ose bullizimi kibernetik nuk klasifikohet si një vepër penale e veçantë, por ato mund të trajtohen sipas legjislacionit ekzistues që ka të bëjë me vepra të tjera.

Megjithatë, autoritetet shpesh marrin masa vetëm atëherë kur bëhet tepër vonë.

Më 19 shkurt, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla u takua me Drejtorin e Politikave Publike dhe Marrëdhënieve me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore të TikTok, Jakub Olek, për të kërkuar një pikë kontakti të caktuar për policinë shqiptare dhe rritjen e monitorimit të përmbajtjes në gjuhën shqipe.

Pas vetëvrasjes tragjike të Lokës, ministri shqiptar i Drejtësisë Ulsi Manja përdori Facebook-un për ta nxitur shoqërinë shqiptare që t'i përgjigjet bullizimit kibernetik, duke thënë: “Duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona, ne nuk duhet të presim një viktimë tjetër si Bedrie Loka; si komb, duhet t'i rishikojmë ligjet.”

Hazizaj vuri në dukje se ligjet mund të rregullohen “lehtësisht”. Megjithatë, në shumë raste, “institucionet nuk mund të mbrojnë për shkak të kufizimeve në burimet njerëzore, gjë që zvogëlon më tej besimin tek institucionet”.

Nora shton për BIRN se në situatën e saj, të paktën gjashtë persona kishin tentuar t'i raportonin postimet abuzive në policinë e Kosovës. Megjithatë, përgjigja mbeti e njëjtë: “Adresat IP të pronarëve të llogarisë nuk mund të gjurmohen pa kontakt të drejtpërdrejtë me llogarinë.”

Gjuha e urrejtjes që e targeton gjininë ose orientimin seksual trajtohet në kodet penale të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kodi penal i Shqipërisë trajton vetëm gjuhën e urrejtjes bazuar në orientimin seksual. Në Mal të Zi, kodi penal e pranon gjuhën e urrejtjes që e targeton gjininë ose orientimin seksual vetëm si faktorë “rëndues”.

Në Maqedoninë e Veriut, Nikola Prokopenko, këshilltar shtetëror në ministrinë e drejtësisë, deklaroi se parlamenti e kishte rishikuar Kodin Penal në shkurt të vitit 2023 për ta kriminalizuar ‘bullizmin kibernetik dhe dhunën me bazë gjinore' nën vepra të tilla si ‘Rrezikimi i sigurisë', ‘Përndjekja', ‘ Ngacmime seksuale”, “Shkaktimi i urrejtjes, mosmarrëveshjes dhe intolerancës kombëtare, racore ose fetare” dhe “Përhapja e materialeve raciste dhe ksenofobike duke e përdorur sistemin kompjuterik”.

Petra Cop, zyrtare e marrëdhënieve me publikun në ministrinë sllovene të drejtësisë, thotë për BIRN se “ngacmimi kibernetik përkufizohet në Kodin Penal si vepër penale e përndjekjes”.
Rolanda Stafa, koordinatore për të drejtat e informacionit në Ministrinë e Drejtësisë së Shqipërisë, thotë për BIRN se “legjislacioni penal nuk e trajton në mënyrë eksplicite bullizmin kibernetik si një vepër penale” dhe gjithashtu “nuk klasifikon vepra penale specifike bazuar në gjini”. Megjithatë, veprat penale si “Fyerja”, “Shpifja”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, dhe “Përndjekja” janë të dënueshme edhe në “rastet e postimeve në internet, komenteve apo çdo formë tjetër që mund të cenojë dinjitetin dhe moralin e individë të çdo gjinie”, shpjegon Stafa.

dhe Serbia e kanë kriminalizuar gjithashtu ndjekjen përmes ‘mjeteve të tjera të komunikimit'. Kosova në mënyrë të ngjashme e trajton këtë çështje nën shkeljen penale të Ngacmimit.

Cop, që e përfaqëson ministrinë sllovene, përmendi se “disa aspekte të ngacmimit kibernetik gjithashtu mund të bien nën veprën penale të detyrimit dhe veprës penale të kërcënimit, në varësi të rrethanave specifike të secilit rast”. Për më tepër, “për sa i përket dhunës me bazë gjinore, vepra penale e nxitjes publike të urrejtjes, dhunës ose intolerancës … edhe nëse kryhet përmes publikimit në mediat masive ose në faqet e internetit … është relevante,” thotë Cop në një përgjigje me email për BIRN.

Ministria kroate e drejtësisë thotë për BIRN se ngacmimi kibernetik mbulohet nga vepra të ndryshme penale të përshkruara në Kodin Penal Kroat, duke përfshirë kërcënimin, sjelljen ndërhyrëse, fyerjen, shpifjen, cenimin e privatësisë së një fëmije, nxitjen publike të dhunës dhe urrejtjes. Nëse krimi kryhet nëpërmjet “shtypit, radios, televizionit, sistemit kompjuterik ose rrjetit, në një mbledhje publike, ose në një mënyrë tjetër të qassshme për një numër më të madh njerëzish”, autori përballet me dënim më të rëndë, siç thuhet në një përgjigje me email nga ministria.

Ministritë e drejtësisë të Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment. Të katër vendet e kanë kriminalizuar ‘Publikimin dhe prezantimin e paautorizuar të teksteve, portreteve dhe regjistrimeve të tjetrit'.

Përveç kësaj, Kroacia dhe Mali i Zi e kanë kriminalizuar ‘Përdorimin e Paautorizuar të të Dhënave Personale'.

Sipas ekspertit ligjor Aleksandar Jokiq, as ligji në nivel shtetëror dhe as ligjet në nivelin e dy entiteteve të Bosnje dhe Hercegovinës nuk e njohin bullizimin kibernetik si një term specifik. Megjithatë, Jokiq shpjegoi për BIRN se “kjo mund të trajtohet përmes krimeve të ndryshme të përshkruara në Kodet [Penale]”. Jokiq shton se “i takon prokurorit të vendosë nëse çdo rast i bullizimit kibernetik do të ndiqet penalisht apo jo. Jo çdo akt i bullizimit kibernetik mund të përbëjë vepër penale.” Entiteti Republika Srpska i Bosnjës e ka kriminalizuar ‘publikimin dhe shfaqjen e paautorizuar të shkrimeve, portreteve dhe regjistrimeve të njerëzve të tjerë'.

Fisnik Xhelili, përfaqësues i OJQ-së ‘Mollëkuqja' në Maqedoninë e Veriut, u shpreh se institucionet shtetërore “nuk po ndërmarrin veprime të mjaftueshme sepse rregulloret në sferën dixhitale nuk janë të përcaktuara qartë në vendin tonë, madje edhe aty ku ekzistojnë rregulloret, ato nuk zbatohen në mënyrë adekuate”.

Viktimat e dhunës me bazë gjinore me të cilat OJQ-ja e tij është në kontakt thonë se policia u ka thënë atyre që “thjesht të shkonin në shtëpi”, thotë Xhelili për BIRN.

“Jam më e lënduar nga komentet dhe mbështetja për abuzuesin”

Situata e vështirë e Norës ka ndikuar edhe te motra e saj më të vogël, e cila është përballur me bullizim në shkollë për shkak të përmbajtjes së TikTok që e ka në shënjestër motrën e saj.

Llogaria abuzive mbetet aktive në internet, duke vazhduar të marrë mbështetje nga ndjekësit e saj.

“Ajo që më dhemb më shumë është kur shoh komente që përhapin thashetheme. Në vend që ta raportojnë llogarinë për t'u mbyllur, ata i japin municion për ta vazhduar edhe më shumë,” u shpreh ajo.

“Llogaria mori një fotografi të shoqes sime më të mirë nga rrjetet e saj sociale dhe e shpërndau atë së bashku me një foto të një djali, duke e lavdëruar atë djalin ndërkohë që shprehte ofendime të neveritshme ndaj saj. Njerëzit në komente e mbështesin atë postim, por ajo as që e njeh atë djalin.”

Besarta Breznica, zyrtare e programit të dhunës me bazë gjinore në OJQ-në Rrjeti i Grave të Kosovës, thotë se “gratë dhe individët jobinarë shpesh bëhen viktimë bazuar në veshjen ose sjelljen e tyre, duke e përjetësuar kulturën e përdhunimit dhe që rrjedhin nga një mendësi patriarkale”.

Në të vërtetë, Hazizaj nga Shqipëria tregon për BIRN se në shumë raste, ata zbuluan se autorët e turpërimit (slutshaming) ishin grupe djemsh që i ngacmonin seksualisht vajzat e bullizuara në jetën reale.

“Fillon me turpërimin si e përdalë si një pararendës për t'i arritur këto vajza fizikisht, shpesh duke shërbyer si një prelud i përdhunimit të mundshëm,” shpjegon ai.

Breznica thotë se, përveç mungesës së një kuadri ligjor, “viktimat luftojnë për ta diskutuar këtë formë të dhunës brenda familjes dhe përballen me sfida edhe më të mëdha në raportimin e saj tek autoritetet”.

Individët jobinarë që iu përgjigjën pyetësorit të BIRN-it zbuluan se nuk u kishin besuar prindërve, kujdestarëve ligjorë ose ndonjë anëtari tjetër të familjes.

“Kisha frikë se do të më fajësonin mua; nuk mendoja se do ta kuptonin,” thanë për BIRN.

Skeja vuri në dukje se ndërkohë që përmbajtja merr më shumë reagime dhe ndërveprime, viktimat shpesh përjetojnë frikë të shtuar se familja e tyre mund ta zbulojnë atë, duke rezultuar në ndjenjat e të qenit “të shtypura dhe nën presion” lidhur me pamjet për të cilat ata fillimisht i perceptuan si të lejueshme.

Sipas Hazizajt, në shumicën e rasteve kur abuzimi përbën vepër penale, viktimat janë shumë të frikësuar për t'iu drejtuar policisë.

“Babai im do të më vrasë,” ai tregon se thonë shumë prej tyre. Pa komunikim brenda familjes, viktima e mban e vetme barrën e bullizimit.

“Nuk është vetëm turpërim në internet, por edhe në familje, në punë e kështu me radhë,” thotë ai.

Nora thotë se ka frikë për të ardhmen.

“Ajo që më shqetëson më shumë në këtë pikë është se po ndodh vazhdimisht, aktualisht në një shkallë më të madhe”, tha ajo për BIRN. “Çfarë do të ndodhë kur unë të përpiqem të bëhem pjesë e forcës punëtore dhe ata ta shohin këtë përmbajtje vetëm me një kërkim të thjeshtë në internet?”

“Është sistematike, të njëjtat fjalë, i njëjti shënjestrim, i njëjti poshtërim në vazhdimësi”.

Marrë nga Reporter.al

tiktok

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin