LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare?

Një numër oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit janë arrestuar, akuzuar apo dënuar për përfshirje në rrjetet e krimit të organizuar, pasi një aplikacion telefoni i botës së nëndheshme u hakerua. BIRN analizon se çfarë dihet për të dyshuarit deri më tani.

4 October 2024, 14:57 Nga Gjergj Erebara
BIRN: Sa ka depërtuar krimi i organizuar në Policinë shqiptare?
Policia

TIRANË- Shqipëria ka tashmë një shef të ri të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së kreut të mëparshëm, Muhamet Rrumbullaku, i cili qëndroi në detyrë për gati dy vjet. Ka qenë një periudhë e vështirë për Policinë e Shtetit, imazhi i së cilës është dëmtuar nga disa oficerë të lartë të arrestuar, akuzuar apo dënuar për krime të rënda, duke përfshirë edhe ndihmesën e rrjeteve të krimit të organizuar për të ekzekutuar rivalët, lejimin e kultivimit të drogës dhe pastrimin e parave. Disa oficerë akuzohet se kanë qenë të përfshirë vetë drejtpërdrejt në prodhimin dhe trafikun e drogës.

Kreu i ri i Policisë, Ilir Proda u përball gjithashtu me probleme, përpara se të merrte detyrën zyrtarisht. Prokurorët e SPAK kanë sekuestruar telefonin e tij bashkë me telefonat e vartësve të tjerë të Prodës si pjesë e një hetimi mbi dekonspirimin e mundshëm të një operacioni kundër një grupi të dhunshëm kriminal. Proda nuk përballet aktualisht me asnjë akuzë dhe rezultatet e hetimit janë të panjohura.

Disa deputetë të opozitës pretendojnë se rrjetet e krimit të organizuar janë në gjendje të ndikojnë tek oficerët e lartë të policisë në zonat e kontrolluara prej tyre, duke u ofruar rryshfete në vlera të mëdha. Në një incident muajin e kaluar, deputeti i opozitës, Gazment Bardhi pretendoi se drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ishte vendosur në këtë detyrë me kërkesë të Pëllumb Gjokës, një figurë lokale e krimit që përballet me akuzë për vrasje. Sulaj i mohon akuzat si shpifje dhe tha se po bënte një kallëzim penal ndaj deputetit Bardhi.

Shkalla në të cilën krimi i organizuar ka depërtuar në Policinë e Shtetit është bërë më i qartë në kohën kur policia franceze fitoi akses në mijëra mesazhe sekrete të dërguara nga kriminelët, duke përdorur telefonët e koduar SKY/ECC. Mesazhet përmbanin informacione për dhjetëra grupe kriminale nga e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë.

Dhjetorin e vitit të kaluar, punonjësve të policisë në Shqipëri iu tha që të plotësonin një pyetësor nëse kishin përdorur apo jo ndonjë telefon të inkriptuar. Askush nuk pranoi që e kishte bërë diçka të tillë. Megjithatë, hetimet e bazuara në mesazhet e SKY/ ECC sollën si rezultat arrestimin e një numri oficerësh të policisë si të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar.

 Oficerët e dyshuar të policisë

 Oltion Bistri   Ish-shefi i Forcës Operacionale, departamentit që ekzekuton urdhër-arrestet, u arrestua në korrik të vitit 2023 me akuzën se kishte rrjedhur informacion sekret në drejtim të rrjeteve të krimit të organizuar në abuzim me detyrën. Si pjesë e operacionit Metamorfoza, prokurorët sekuestruan prona me vlerë 3 milionë euro, përfshirë 22 dyqane, 10 apartamente, një vilë dhe shtatë makina.

Ardrit Hasanbegaj Ish-zv. drejtori i Policisë së Shkodrës është nën akuzë për dhënien e ndihmës ndaj një grupi të krimit të organizuar, ndërsa anëtarë të tij përpiqeshin që të vrisnin rivalët e tyre.

Henerigert Mitri Ish-drejtori i Policisë së Lezhës është nën akuzë për episode të kultivimit në shkallë të gjerë të kanabisit, pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion, lojëra ilegale fati dhe shpërdorim të detyrës.

Altin Morina Një ish-oficer i RENEA-s, Forcës Speciale të Policisë, Morina po përballet me akuza për kultivim kanabisi dhe pjesmarrje të organizatë kriminale. Çështja kundër tij tregon se ai vepronte si agjent për Durim Bamin, një figurë e krimit të organizuar nën akuzë për vrasje, duke u ofruar që të zgjidhte problemet e Bamit dhe shokëve të tij me policinë, të tilla si pagesat e rryshfeteve për oficerët e tjerë të policisë. Morina ishte gjithashtu një investitor në parcelat e kanabisit në Fushë-Krujë.

Agustin Çinari Ish-punonjësi i Policisë së Durrësit akuzohet për përdorimin e burimeve shtetërore, përfshirë sistemin TIMS, për të gjurmuar rivalët e gangsterit Franc Çopja, në mënyrë që këta të fundit të vriteshin.

Martin Musaj Një ish-oficer policie në Elbasan dhe zv.drejtor burgu është akuzuar për ndihmën e dhënë nga grupit Çopja në planet e tyre për të vrarë armiqtë. Ai u arrestua në korrik 2024.

Dedan Gjoni Një ish-shef policie në Tiranë dhe Shijak u arrestua në nëntor 2023 dhe akuzohet për dhënie informacioni në funksion të planeve për vrasje. Ai ka gjithashtu akuzë për trafik droge. Gjoni u arrestua së bashku me Erzen Breçanin, një ish-shef policie në Tiranë i përfshirë gjithashtu në sipërmarrje. Breçani akuzohet për veprën e pastrimit të parave.

Dritan Metaj Ish-shefi i policisë së Kurbinit, një rajon në veri të Tiranës, u arrestua në tetor 2023 me akuzën e dhënies së ndihmës ndaj një grupi kriminal për të shmangur arrestimin.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku Të dy ishin pjesë e grupit të sigurisë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas prokurorëve, ata dyshohet se organizuan transportin e një ton kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë në vitin 2016.

Oficerë të paidentifikuar Dosjet e Prokurorisë kundër grupeve të krimit të organizuar përmendin një duzinë me raste ku oficerët e policisë bashkëpunojnë me kriminelët, po rata nuk janë identifikuar ende./Reporter.al

birn policinë shqiptare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin