LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Shqipëria dhe aleatët e Perëndimit akuzojnë Teheranin për dhunim të sovranitetit

Përmes një deklarate të përbashkët, 14 shtete mes të cilave edhe Shqipëria dënuan përpjekjet e Iranit për të targetuar disidentë dhe gazetarë në territorin e tyre. Sipas ekspertëve të sigurisë, Shqipëria nuk është vetëm një firmëtare simbolike, por një vend i kërcënuar me luftë hibride nga Irani.

7 August 2025, 17:09 Nga Vladimir Karaj
BIRN: Shqipëria dhe aleatët e Perëndimit akuzojnë Teheranin
Foto ilustruese

TIRANA- Shqipëria iu bashkua këtë javë një deklarate të përbashkët të lëshuar nga 14 vende perëndimore – përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Kanadanë – duke dënuar operacionet e shërbimeve inteligjente iraniane në territoret e tyre. Deklarata shënon një përshkallëzim të qëndrimeve ndërkombëtare ndaj Teheranit dhe denoncon bashkëpunimin e tij gjithnjë e më të ngushtë me rrjete kriminale për të përndjekur disidentë politikanë, gazetarë, zyrtarë dhe minoritete fetare.

“Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin e përpjekjeve të shërbimeve inteligjente të Iranit për të vrarë, marrë peng apo përndjekur njerëz në Europë dhe Shtetet e Bashkuara në dhunim të qartë të sovranitetit tonë,” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Shqipëria nuk është thjesht një firmëtare simbolike e deklaratës, pasi Irani është nën akuzë për sulme të vazhdueshme kibernetike ndaj sistemeve online të vendit. I fundit u shënua në qershor të këtij viti, kur Bashkia e Tiranës u përball me një sulm kibernetik që nxorri jashtë funksionit 55 shërbime publike.

Sulmi u mor përsipër nga grupi i identifikuar si “Homeland Justice” në Telegram, pas së cilit dyshohet se fshihen hakera iranianë. Të njëtët konsiderohen përgjegjës edhe për sulmin ndaj shërbimeve qeveritare digjitale 3 vjet më parë dhe rrjedhjen e një mase të madhe të dhënash personale të qytetarëve që solli ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Deklarata e përbashkët ndërkohë vë në dukje targetimin nga Irani të gazetarëve, disidentëve, hebrenjve dhe zyrtarëve apo ish zyrtarëve të këtyre vendeve. “Kjo është e papranueshme. Ne i konsiderojmë këto lloj sulmesh, pavarësisht nga targeti, si dhunim të sovranitetit tonë,” thuhet në deklaratë.

Redon Qirjazi, ekspert i sigurisë, vë në dukje se Irani është prej kohësh i angazhuar në një luftë hibride ndaj Shqipërisë, për shkak të strehimit në vend të organizatës opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (MEK).

“Ka indicie për përpjekje të inteligjencës iraniane për të krijuar rrjete të informimit brenda territorit shqiptar apo për të ndikuar në opinionin publik në mënyrë indirekte përmes rrjeteve sociale, propagandës dhe formave të tjera të luftës hibride,” tha Qirjazi. Ai tha se Irani ka bërë përpjekje për të targetuar qoftë eksponentë të MEK, por edhe figura publike që mbështesin këtë grupim.

“Në rastin e Shqipërisë, këto veprime janë të përsëritura dhe të dokumentuara. Ato tashmë nuk janë më vetëm kërcënime dhe “provokime”, por akte të qarta antagonizmi të një shteti kundër një tjetri”, tha ai.

Luftë hibride

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë tradicionalisht të ftohta, por situata u përkeqësua në vitin 2013, kur vendi pranoi të strehojë anëtarë të organizatës opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (MEK), e konsideruar si organizatë terroriste nga regjimi iranian.

Marrëdhëniet u ngrinë përfundimisht në vitin 2022, kur një sulm masiv kibernetik goditi infrastrukturën digjitale të qeverisë shqiptare. Sipas autoriteteve shqiptare dhe hetimeve të mbështetura nga SHBA, pas këtij sulmi qëndronin strukturat shtetërore iraniane. Si kundërpërgjigje, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi të gjithë stafin e ambasadës në Tiranë. Nga ajo kohë, tensionet kanë vazhduar të thellohen.

Vendosja e MEK në Shqipëri e ka bërë vendin një objektiv të përsëritur të propagandës iraniane dhe një sërë incidentesh të regjistruara nga autoritetet dëshmojnë për përpjekje të Iranit për të krijuar rrjete të infiltrimi dhe tentativa për atentate të mundshme ndaj disidentëve.

Një shtetas iranian u dënua në vitin 2022 nga Gjykata e Posaçme, me akuza të terrorizmit dhe disa diplomatë u dëbuan nga Shqipëria të akuzuar për përpjekje të ngjashme. Policia e Shtetit njoftoi në vitin 2019 shkatërrimin e një celule terroriste, që sipas saj ishte e lidhur me QUDS, një strukturë e regjimit në Teheran për veprime jashtë vendit. Policia pretendoi se organizata kishte targetuar pjesëtar të MEK në vend dhe se kishte planifikuar sulme terroriste.

Sipas Qirjazit, rreziku për Shqipërinë është më i madh se thjesht dëmet në infrastrukturën digjitale, megjithatë ai thotë se sulmet fizike janë më pak të mundshme.

“Rreziku nuk është vetëm digjital, por potencialisht edhe social dhe politik. Kërcënimi fizik është më pak i mundshëm, por gjithsesi prezent,” tha ai.

Ndërkohë deklarata e përbashkët e vendos Shqipërinë në të njëjtën linjë me aleatët kryesorë euroatlantikë. Nga ana tjetër, ekspertët kanë ngritur dyshime për kapacitetet reale të vendit për të mbrojtur veten nga kërcënimet jo-konvencionale – qofshin ato kibernetike, informative apo operative.

Qirjazi vë në dukje se Shqipëria duhet të thellojë bashkëpunimin me aleatët, për t’u mbrojtur prej sulmeve të kësaj natyre. “Vendet e vogla si Shqipëria janë më të ekspozuara për shkak të resurseve më të kufizuara dhe ndonjëherë mungesës së përgatitjes strategjike për të përballuar kërcënime hibride,” tha Qirjazi./ BIRN

shqiperia shba europa irani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin