LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

Imazhi tregonte një autobus të rrethuar nga njerëz – disa të veshur me xhupa dhe pallto dimri – si dhe flamuj grekë në një pikë kufitare. Meçe tha se fotografia i ishte dërguar nga persona të pranishëm në vendngjarje dhe pretendoi se ajo dokumentonte mbërritjen e protestuesve nga Greqia për të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë.

4 June 2026, 21:42 Nga E. D

BIRN: Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë

TIRANË- Në studion e emisionit “Real Story” në ABC News, të hënën më 1 qershor, debati për protestën e banorëve të Zvërnecit kundër ndërtimit të një resorti mori një kthesë të pazakontë, kur i ftuari  Arben Meçe paraqiti si provë një fotografi.

Imazhi tregonte një autobus të rrethuar nga njerëz – disa të veshur me xhupa dhe pallto dimri – si dhe flamuj grekë në një pikë kufitare. Meçe tha se fotografia i ishte dërguar nga persona të pranishëm në vendngjarje dhe pretendoi se ajo dokumentonte mbërritjen e protestuesve nga Greqia për të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë.

“Nga njerëz që janë prezent atje ma dërguan,” tha Meçe. Drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, mbështeti interpretimin e tij, ndërsa Meçe këmbënguli se në protestë kishin mbërritur “tetë autobusë”. Analisti Skënder Minxhozi, duke vëzhguar fotografinë, sugjeroi se bëhej fjalë për linjën Athinë-Vlorë.

Por fotografia, e trajtuar në studio si dëshmi e një ndërhyrjeje të organizuara nga jashtë, rezultoi më pas të ishte një imazh i krijuar me inteligjencë artificiale, që sipas autorit – të intervistuar nga BIRN – ishte frymëzuar nga deklaratat e një deputeti të Partisë Socialiste.

Ky imazh është pjesë e një fushate me narrativa dezinformuese në media – e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste – sipas të cilave Greqia po nxit kritikat ndaj projektit të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Fushata nuk përfshin vetëm foto të krijuara me IA dhe deklarata spekulative nga kryeministri dhe zyrtarë socialistë, por edhe keqpërdorim të pamjeve nga kamerat e Policisë së Shtetit, si dhe ‘lajme të pakonfirmuara’.

Sipas ekspertëve, kjo fushatë është një përpjekje për të manipuluar opinionin publik, ndërsa prej tre ditësh, mijëra qytetarë janë ngritur në protesta në Tiranë, duke kërkuar anulimin e projektit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Për mendimin tim, këto përmbajtje nuk synojnë vetëm të dezinformojnë, por edhe të ndikojnë mënyrën se si qytetarët interpretojnë një ngjarje apo një kauzë,” thotë Erlis Çela, pedagog i komunikimit në Western Balkans University në Tiranë.

Analisti Arben Meçe i qëndroi deklaratës së tij se fotografia është origjinale.

“E kam testuar me tre mjetet më të fuqishme të inteligjencës artificiale të kohës,” pretendoi ai.

Kolegu i tij, Skënder Minxhozi theksoi se ishte e pamundur ta verifikonte vërtetësinë e fotos gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

“Unë s’kam mundësi që ta verifikoj në kohë reale nëse fotoja është e vërtetë,” tha ai.

Drejtuesi i emisionit “Real Story” në ABC News, Sokol Balla, nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN-it për një qëndrim.

Protesta dhe narrativa e rreme me IA

BIRN: Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë

Kompania që po zhvillon resortin, Zvërnec South Adriatic Development, është regjistruar offshore në formën e një trusti në Holandë, ndërsa pronarët përfitues të saj mbeten anonimë.

Ajo ka marrë disa leje zhvillimi nga KKTU dhe sipas Ramës, do të investojë 4 miliardë euro, por asnjë nga lejet dhe as dokumentet shoqëruese, përfshi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis nuk janë zbardhur.

Në fund të prillit, kompania vendosi të rrethonte zonën e mbrojtur duke përdorur si shkresë një letër nga AZHT, e cila e njoftonte për miratimin e një leje punimesh kantieri ende të pafirmosur.

Rrethimi, i cili u bë fillimisht edhe me tela me gjemba, solli protesta nga aktivistë të mjedisit dhe banorë të zonës që pretendojnë toka brenda tij.

Në 30 maj, banorë e Zvërnecit – një pjesë e të cilëve jetojnë prej vitesh në emigracion në Greqi – dhe aktivistë, u përplasën me punonjës të një kompanie sigurie të punësuar nga zhvilluesi.

Dhunimi i i një prej banorëve nga rojet private të sigurisë dhe përdorimi i lakrimogjenëve kundër protestuesve – në sy të Policisë së Shtetit që qëndroi apatike, shërbyen si shkëndijë për protesta masive në Tiranë, të cilat kanë tërhequr dhjetra mijëra qytetarë.

Kryemnistri Edi Rama reagoi duke pretenduar se protesta po nxitej nga Athina.

“Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë? Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon?” tha ndër të tjera lideri jetgjatë socialist, ndërsa u përfshi në një debat në distancë me ish-kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

Fjalët e Ramës u kthyen në “projekt” politik nga deputetë dhe mbështetës të tij në përpjekje për të lidhur protestën me Athinën zyrtare. Një prej tyre ishte deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i cili mbajti një qëndrim të ashpër në Kuvend ndaj protestës dhe aktorëve sipas tij të përfshirë në të.

“Tre autobuzat që erdhën nga Greqia pse nuk i deklarojnë,” pyeti Bido nga podiumi i Kuvendit. “Kush i nxiti këto autobuza,” shtoi ai, duke pretenduar se ato lidheshin me eurodeputetin greko-shqiptar, Fredi Beleri, një figurë kontraverse politike.

Fjalët e Bidos shërbyen si frymëzim për Marjus Seitin, gazetar lokal në Vlorë dhe administrues i faqes “Vlora” në Facebook, i cili shpesh mbështet socialistët lokalë në faqen që administron. Në mungesë të një ilustrimi për fjalët e deputetit të zonës, Seiti thotë se përdori ChatGPT për të prodhuar një imazh, i cili më pas u qarkullua nga ABC News dhe medie të tjera pro-qeveritare.

“Pamja është ilustruese e krijuar me ChatGPT, bazuar në ato që tha deputeti Ardit Bido dje në Parlament,” shpjegoi Seiti për BIRN.

Ai theksoi se e kishte bërë të qartë në komente origjinën e fotos, e cila ka detaje absurde që tradhtojnë natyrën e saj artificiale: tabela që qëndrojnë në ajër pa u mbajtur nga askush, njerëz të veshur me xhupa dimërorë jashtë sezonit, dhe një targë autobusi që nis me ‘AL’ që përfundon si targë greke.

Seiti tha se fiktiviteti qe i dukshëm dhe nuk është përgjegjësia e tij që kjo u përdor në lajme.

“Ata në studio duhet të jenë profesionistë dhe të jenë në gjendje të dallojnë se një foto me 500 pixel nuk mund të jetë reale dhe nuk merret për bazë,” tha ai. “Duhen ftuar në studio njerëz që janë në gjendje ta verifikojnë informacionin,” shtoi Seiti, duke nënvizuar se ai vetë është pro projektit të Kushner.

Kjo foto nuk qe e vetmja e prodhuar kështu për këtë çështje. Më herët para protestës, burime anonime që u shumëfishuan më pas në rrjete sociale nga profile pro iraniane dhe të ngjashme, postuan foto të rreme të flamurit izraelit në rrethimin në Pishë Poro – Nartë.

Këto foto më pas u përdorën në narrativën e qeverisë për të sulmuar protestuesit si ekstremistë dhe të painformuar.

Pedagogu i komunikimit, Erlis Çela thekson se transmetimi i imazheve me IA si të vërteta, zhvendos debatin nga kauza reale te pretendime pa bazë faktike.

“Nëse media publikon materiale që sugjerojnë se protestuesit po veprojnë në emër të interesave të huaja pa prova të qarta dhe të verifikuara, ajo rrezikon të ndikojë në mënyrën se si publiku i sheh këta qytetarë,” thotë Çela.

Deputeti Ardit Bido e sheh ndryshe. Ai i tha BIRN se banorët e Zvërnecit kishin të drejtë për të protestuar, por insistoi se kishte edhe instrumentalizim politik nga jashtë.

“Banorët kanë ardhur në të drejtën e tyre dhe për një kauzë, që për mua qëndron dhe është e drejtë. Mes tyre, ka pasur së paku një individ, i cili sipas informacioneve nga vetë banorët, u instrumentalizua me argumentin se “Greqia nuk më lë të kthehem pas”,” tha Bido për BIRN.

Ai shkoi edhe më tej, duke pretenduar se kushdo që nuk ndante qëndrimin e Partisë Socialiste, punonte kundër interesit kombëtar.

“BIRN dhe kushdo që sheh interesat ekonomike të fqinjëve që kanë investime miliardëshe në turizëm, po merr pjesë haptazi në një luftë hibride,” akuzoi ai.

Hetim nga SPAK?

Përtej imazhit të krijuar me inteligjencë artificiale dhe deklaratave politike spekulative, BIRN gjeti se disa media të tjera prodhuan një mori lajmesh që promovonin narrativën e qeverisë se pas protestave fshihej Greqia.

Protestuesi që u dhunua nga rojet e sigurisë në Zvërnec u cilësua “greku” në lajm të televizionit kombëtar Top Channel. ABC News, megjithatë, duket se shkoi një hap më tej.

Në përpjekje për të mbështetur narrativën e autobusëve të shfaqur në emisionin kryesor të së hënës, televizioni raportoi të martën se SPAK kishte nisur procedim penal lidhur me autobusët dhe mënyrën se si protestuesit kishin mbërritur në protestë.

Pamjet që shoqëronin kronikën tregonin autobusë të linjës Vlorë–Athinë, të identifikuar me elementë grafikë – katrorë të gjelbër dhe shënues semantikë – që ngjajnë me ato të Sistemit të Monitorimit të Trafikut të Policisë së Shtetit.

Pronari i linjës së autobusëve që shfaqet në pamjet televizive, Xhorxhi Ruci, u tall me pretendimet për financime të huaja.

“Nuk u çmend Greqia të na japë para neve,” deklaroi Ruçi në një bisedë telefonike, ndërsa shtoi se prej 35 vitesh kryen linjën Athinë–Vlorë.

“Nuk i di hallet e pasagjerëve; kush vjen për mort, kush vjen për dasmë,” shtoi ai.

Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN-it në lidhje me mënyrën se si pamjet e sistemit shtetëror të monitorimit u përdorën në media për të identifikuar mjetet me të cilat u pretendua se udhëtuan qytetarët protestues.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e përgënjeshtroi zyrtarisht pretendimin se po hetonte të ashtuquajturit “autobusë nga Greqia”.

“Nuk ka procedim apo hetim,” tha SPAK.

Sipas aktivistit Rigels Xhemollari nga organizata “Qëndresa Qytetare”, përdorimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë synonte frikësimin e qytetarëve që protestojnë.

“Asnjë shtetasi shqiptar, për asnjë arsye, nuk mund t’i mohohet e drejta kushtetuese e protestës,” tha Xhemollari, i cili kërkoi hetime mbi rrjedhjen dhe publikimin e pamjeve.

Edhe Erlis Çela tha se publikimi i këtyre materialeve ngre shqetësime serioze për privatësinë dhe etikën mediatike.

“Publiku ka të drejtë të dijë se si janë siguruar këto pamje, për çfarë qëllimi janë përdorur dhe nëse publikimi i tyre përbën shkelje të privatësisë,” tha ai.

“Media dhe gazetarët që kanë përdorur këto të dhëna kanë detyrimin të bëjnë transparencë për marrëdhënien me institucionin që ka përgjegjësinë për ruajtjen e tyre,” shtoi Çela./BIRN

 

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin