LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Testi PISA, plani i premtuar për ringritjen e arsimit mbetet rrugës

Plani i pretenduar nga Manastirliu ishte reagimi i parë pas njohjes me rezultatet e nxënësve nga Shqipëri në testin PISA, që dëshmoi rënien më të madhe të rezultateve të nxënësve shqiptarë në këtë testim.

5 February 2024, 21:35 Nga vladimir karaj
BIRN: Testi PISA, plani i premtuar për ringritjen e arsimit mbetet
Foto ilustruese

TIRANË-Në 11 janar 2024, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pretendoi në një takim për rezultatet e Maturës Shtetërore, se ministria kishte gati një plan masash për të përmirësuar arsimin parauniversitar dhe rezultatet e nxënësve në testimet ndërkombëtare.

Plani i pretenduar nga Manastirliu ishte reagimi i parë pas njohjes me rezultatet e nxënësve nga Shqipëri në testin PISA, që dëshmoi rënien më të madhe të rezultateve të nxënësve shqiptarë në këtë testim.

“Ky plan synon të fillojë zbatimin e menjëhershëm nga ky muaj, me hapa konkretë që bëjnë bashkë të gjithë aktorët në fushën e arsimit dhe një ndërveprim maksimal i agjencive tona deri te shkolla, njësia bazë, aty është fokusi dhe qëllimi ynë,” tha Manastirliu.

BIRN i kërkoi Ministrisë së Arsimi planin e pretenduar nga Manastirliu, por mori si përgjigje një shkresë më pak se dy faqe, në të cilat përmenden plane dhe reforma, por asnjë masë konkrete.

“Sa i përket planeve të veprimit të miratuara, ka nisur puna për përgatitjen e Kornizës së përmbajtjes së testimeve ndërkombëtare në të cilat Shqipëria merr pjesë, përfshirë edhe vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025, parapërgatitjet për të cilin kanë filluar sipas një organizimi ndërinstitucional me qëllim përgatitjen paraprake përmes testeve model të institucioneve arsimore sipas kalendarit të përcaktuar për çdo shkollë,” thuhet në përgjigje.

Po ashtu, Ministria rendit disa nisma, përfshi modernizimin e kornizës kurrikulare dhe një program kombëtar trajnimi për mësuesit, në formën e një prezantimi premtimesh.

Raporti i PISA për testimin e zhvilluar në vitin 2022 u publikua në fillim të dhjetorit 2023 dhe vuri në dukje se rënia e rezultateve të Shqipërisë krahasimisht me rezulatet e arritura në vitin 2018 ishte “një anomalitet negativ”.

Përtej faktit që Shqipëria renditej ndër vendet e fundit mes 80 vendeve në të cilat bëhet testimi PISA, rezultatet e testimit tregojnë përkeqësim në krahasim me veten.

Bazuar në grafikët e raportit, rezultatet e Shqipërisë në matematikë dhe shkencë ranë poshtë atyre të arritura në vitin 2009. Në të dyja degët, nxënësit kanë shënuar pak mbi nivelin e 350 pikëve. Rezultatet në lexim po ashtu nuk ishin të mira.

Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë joqeveritare e fokusuar te arsimi  i tha BIRN se ata nuk ishin njohur me ndonjë plan të minitrisë sa i përket situatës. Xhemollari tha se edhe nga prezantimi që i bëri Manastirliu planit, ai është i mangët dhe dukej se kishte si qëllim kalimin e fajit te mësuesit dhe te testi në vetvete.

“Qëndrimi ynë ishte dhe është që nuk mund të shkojë faji tek mësuesi,” tha Xhemollari, ndërsa shton se ende nuk ka të dhëna publike mbi investimet reale në shkolla, infrastrukturën e mësimdhënies dhe teknologjinë. Xhemollari thotë se nëse problemi është te mësuesit, ai ka të bëjë me formimin univeristar dhe trajnimet nuk do ishin zgjidhje.

Xhemollari shtoi gjithashtu se qasja e Ministrisë së Arsimit për këtë problem “është e mbrapshtë”.

“Në prezantimin publik të masave, ministrja deklaroi se do i përgatisim nxënësit për testin PISA, nuk kishte një qasje për ta parë në thelb problemin. Ne nuk kemi nevojë t'ia hedhim testit, por analfabetizmit funksional,” tha ai.

Testi i PISA është një program i vlerësimit të studentëve ndërkombëtare përmes matjes së njohurive të tyre për leximin, matematikën dhe shkencën si dhe aftësive për të përmbushur sfida të jetës reale. Prej vitit 2009 deri në vitin 2018, Shqipëria njohu vetëm rritje në rezultate për të pasuar më tej me një rënie drastike.

pisa testi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin