LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Mediat italiane që përcollën ceremoninë cituan kryebashkiakun Vito Leccese, i cili kujtoi pritjen që qytetarët e Barit u rezervuan shqiptarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të “solidaritetit dhe humanizmit të komunitetit”.

30 August 2026, 21:31 Nga D.S
BIRN: Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt
Anija Vlora

TIRANË- Tre javë më parë, Bashkia e Barit organizoi një ceremoni për 35-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”, e cila më 8 gusht 1991 zbarkoi në qytetin italian rreth 20 mijë shqiptarë të nisur nga Durrësi.

Mediat italiane që përcollën ceremoninë cituan kryebashkiakun Vito Leccese, i cili kujtoi pritjen që qytetarët e Barit u rezervuan shqiptarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të “solidaritetit dhe humanizmit të komunitetit”.

Mbërritja e “Vlorës” në Bari është një prej episodeve më të njohura të eksodit shqiptar pas rënies së komunizmit, kryesisht falë fotografive të Luca Turit. Pamjet e shqiptarëve të drobitur që hidheshin në ujë nga bordi i anijes bënë xhiron e botës, ndërsa fotografët e ATSH-së dokumentuan në Durrës nisjen kaotike të saj.

Me kalimin e viteve, këto imazhe e kthyen “Vlorën” në simbolin kryesor të eksodit shqiptar drejt Italisë.

Por historia e emigracionit masiv me anije nga Shqipëria kishte nisur më herët dhe ajo e “Vlorës” përfundoi shumë më keq nga sa sugjeron sot kujtesa e ceremonive përkujtimore.

Shumica e shqiptarëve që zbarkuan më 8 gusht në Bari u mbyllën në stadiumin e vjetër të qytetit, në kushte të vështira. Përplasjet mes autoriteteve lokale dhe qeverisë italiane për fatin e tyre përfunduan me vendimin për t’i kthyer në Shqipëri.

Brenda pak ditësh, rreth 75 për qind e tyre u riatdhesuan me avionë drejt Tiranës.

Megjithatë, “Vlora” ka mbetur në kujtesën kolektive si simboli kryesor i largimit masiv të shqiptarëve drejt Italisë, duke lënë në hije dy eksode të tjera që i paraprinë.

Nga korriku 1990 deri në gusht 1991, në tre momente të ndryshme dhe në rrethana politike që ndryshonin me shpejtësi, mijëra shqiptarë kaluan Adriatikun me anije. Eksodet dëshmuan krizën e thellë të regjimit komunist dhe më pas të tranzicionit, por edhe aspiratën e shqiptarëve për liri dhe një jetë më të mirë në Perëndim.

Udhëtimi i parë drejt lirisë

Porti i Durrësit u bë për herë të parë pikënisje e një largimi masiv në korrik 1990, pas krizës së ambasadave në Tiranë.

Mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e Gjermanisë Perëndimore, Italisë, Francës dhe vendeve të tjera, duke kërkuar azil politik. Pas disa ditësh të kaluara në oborret e mbipopulluara të përfaqësive diplomatike, regjimi komunist pranoi largimin e tyre.

Refugjatët u nisën natën me autobusë drejt Durrësit, nën mbikëqyrjen e policisë dhe ushtrisë.

Fatmir Lazo, një prej shqiptarëve që kishte hyrë në ambasadën franceze, e kujton edhe sot udhëtimin.

“Autobusi i pestë, pikërisht autobusi ku ndodhesha unë, pësoi defekt dhe u shkëput nga pjesa tjetër e autokolonës,” tha ai për BIRN.

Ndarja nga autobusët e tjerë dhe prania e forcave të sigurisë krijuan menjëherë frikë mes pasagjerëve.

“Në atë errësirë, me autobusët e tjerë të distancuar nga ne dhe me policinë e ushtrinë përreth, dikush tha: ‘Na kanë zënë pritë, do të na vrasin, na kanë rrethuar’,” kujton Lazo.

Për ditë me radhë, ambasada kishte qenë për ta një strehë nga regjimi. Dalja prej saj, megjithëse i çonte drejt Perëndimit, nuk u dha menjëherë ndjesinë e lirisë.

“Për ditë të tëra kishim jetuar pas kangjellave të ambasadës, në një vend që nga jashtë dukej si burg, por që për ne kishte qenë strehë dhe mbrojtje,” tha Lazo.

“Brenda atyre kangjellave ndiheshim të sigurt. Tani po dilnim prej tyre dhe, në vend që të ndienim lirinë, kishim përsëri ndjesinë sikur po hynim në një burg tjetër, vetëm se kësaj here nuk kishte kangjella. Kishte errësirë, policë, ushtarë dhe një rrugë të zbrazët që nuk dinim ku do të na çonte.”

Nga Durrësi, anijet u nisën drejt Brindizit dhe refugjatët shqiptarë u shpërndanë më pas në vendet që kishin pranuar t’i strehonin.

Lazo jeton prej asaj kohe në Francë, ku ka shkruar dhe përkthyer disa vepra. Por korrikun e vitit 1990, që më vonë do të përshkruhej edhe si “rënia e Murit të Berlinit” për shqiptarët, vazhdon ta kujtojë në hollësi.

Sipas tij, përjetimet e atyre që ikën rrezikojnë të mbulohen nga harresa, ndërsa historia e këtyre ngjarjeve mund të deformohet me kalimin e kohës.

Vetëm shtatë muaj më vonë, në fillim të marsit 1991, mijëra shqiptarë iu drejtuan përsëri portit të Durrësit.

Këtë herë rrethanat politike ishin të ndryshme. Zgjedhjet e para pluraliste nuk ishin zhvilluar ende, por regjimi komunist kishte humbur kontrollin që kishte pasur vetëm pak muaj më parë.

Burra, gra dhe fëmijë hynë në port dhe hipën në çdo anije që mund t’i çonte përtej Adriatikut.

Brenda pak ditësh, 24 anije me afro 20 mijë shqiptarë mbërritën në Brindizi.

Motopeshkatorja “26 Marsi” kishte në bord vetëm 15 persona, ndërsa anije të tjera transportuan nga 3 mijë deri në 5 mijë vetë. Më shumë se 5 mijë shqiptarë u nisën nga Durrësi me anijen “Legend”, sipas të dhënave të botuara në librin-album “Brindisi, il porto della speranza”, të Mario Adda Editore.

Mediat italiane e cilësuan atë si “eksodin biblik të shqiptarëve”, duke sjellë në kujtesë edhe largimin e arbëreshëve drejt Italisë pas vdekjes së Skënderbeut në shekullin XV.

Përballë mbërritjes së papritur të mijëra njerëzve, banorët e Brindizit hapën shtëpitë, shpërndanë ushqime dhe veshje dhe ndihmuan në strehimin e tyre.

Alban Ikonomi ishte një prej shqiptarëve që mbërriti atë mars në qytetin italian.

Ai kujton se një grua e moshuar italiane e mori atë dhe dy bashkëmoshatarë dhe i çoi në vilën e familjes së saj në bregdet.

“Na ofroi të laheshim dhe të hanim dhe më pas na tregoi se ku jetonte në qytet,” kujton Ikonomi.

Ata qëndruan disa muaj në Brindizi, ndërsa më pas shumica e shqiptarëve u nisën drejt qyteteve të veriut të Italisë në kërkim të punës.

Ikonomi ndodhej ende në Brindizi në gusht 1991, kur anija “Vlora” mbërriti në Bari.

Ai e ndoqi ngjarjen nga televizioni.

“E përjetuam keq atë që pamë në TV,” tha ai.

Tridhjetë e pesë vjet më vonë, Bari vazhdon të përkujtojë mbërritjen e “Vlorës” dhe solidaritetin e treguar ndaj shqiptarëve. Por historia e atyre që mbërritën në Brindizi pesë muaj më parë ka marrë shumë më pak vëmendje.

Edhe në Shqipëri, tre eksodet që shoqëruan rënien e regjimit komunist dhe fillimin e tranzicionit kujtohen rrallë në mënyrë të organizuar.

Ndërsa fotografitë e anijes “Vlora” vazhdojnë të riprodhohen si simbol i emigracionit shqiptar, dëshmitë e njerëzve që kaluan Adriatikun në korrik 1990 dhe mars 1991 tregojnë një histori më komplekse – atë të tre eksodeve që brenda 13 muajsh shënuan fundin e izolimit të Shqipërisë dhe fillimin e emigracionit masiv drejt Perëndimit./Reporter.al

anija vlora


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin