LIVE UPDATES
Aktualitet

Bisedat në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës në vështirësi pas humbjeve të mëdha: Shqiptarët po më shkatërrojnë

Në artikull thuhet, se Grillo kishte humbur një ngarkesë prej 450 kilogramësh kokainë të sekuestruar në Kolumbi, ndërsa bisedat në SKY ECC tregojnë dëshpërimin e tij për mungesën e drogës dhe humbjet financiare. Në biseda e SKY ECC, ai përmendte edhe konkurrencën e fortë nga grupet shqiptare dhe klanet e San Luca-s e Piana-s, të cilat sipas tij po dominonin tregun duke ulur çmimet e kokainës.

12 May 2026, 21:16 Nga E. D

Bisedat në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës

ITALI- Gazeta italiane, CORRIERE DELLA CALABRIA raporton se hetimet e prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet të madh trafiku kokaine të lidhur me 'Ndrangheta, që vepronte mes Milanos dhe Torinos. Sipas CORRIERE DELLA CALABRIA, në qendër të çështjes është trafikanti Giuseppe Grillo, i cili pas humbjeve të mëdha nga sekuestrimet e drogës kërkoi ndihmë nga ndërmjetësi kriminal Bartolo Bruzzaniti për të siguruar sasi të reja kokaine të magazinuara në Itali.

Në artikull thuhet, se Grillo kishte humbur një ngarkesë prej 450 kilogramësh kokainë të sekuestruar në Kolumbi, ndërsa bisedat në SKY ECC tregojnë dëshpërimin e tij për mungesën e drogës dhe humbjet financiare. Në biseda e SKY ECC, ai përmendte edhe konkurrencën e fortë nga grupet shqiptare dhe klanet e San Luca-s e Piana-s, të cilat sipas tij po dominonin tregun duke ulur çmimet e kokainës.

Gazeta italiane shkruan, se për të përballuar këtë situatë, Grillo kërkoi nga Bruzzaniti furnizime të reja me çmime më të favorshme. Pra, të dy ranë dakord për shitjen e 25 kilogramëve kokainë me vlerë mbi 800 mijë euro, ndërsa pagesat dhe dorëzimet organizoheshin përmes njerëzve të tyre në Calabria.

Artikulli i CORRIERE DELLA CALABRIA:

Dëshpërim dhe tronditje. Deri në atë pikë sa të kërkohej ndihmë nga organizata të tjera kriminale, në një raport “konkurrence besnike”. Ky duket të ketë qenë konteksti që e shtyu një nga trafikantët më të njohur të kokainës në Itali, i lidhur me ’Ndrangheta-n dhe aktiv në territorin lombard e jo vetëm, tu drejtohej kanaleve të tjera të furnizimit.

Giuseppe Grillo kishte kontraktuar ndërmjetësin e fuqishëm Bartolo Bruzzaniti me synimin për të negociuar blerjen e sasive të mëdha të kokainës, mundësisht të magazinuara tashmë në Itali, për të shmangur “surpriza të pakëndshme” të reja. Të dy kanë përfunduar në qendër të një hetimi të prokurorisë së Milanos mbi bizneset e klaneve të ’Ndrangheta-s kalabreze në zonën mes Milanos dhe Torinos.

Humbjet e mëdha të kokainës

Në themel të gjithçkaje ishin sekuestrime të mëdha që kishin shkaktuar humbje serioze, të llogaritura nga hetuesit madje në tonelata. Sipas hetimeve milaneze, Grillo ishte bërë blerës i pjesëve të ngarkesave të kokainës që vinin nga Amerika e Jugut së bashku me dy figura të rëndësishme kriminale: Rocco Morabito dhe Vincenzo Pasquino, të arrestuar të dy në Brazil në maj 2021.

Grillo, në veçanti, ankohej se kishte humbur një ngarkesë prej 450 kilogramësh kokainë, e sekuestruar në Kolumbi. “Shiko nëse ma japin më lirë / Me 33 jo / Shiko nëse do më japësh pak se e di që është e jotja”. Ky ishte toni i mesazheve të shkëmbyera në SKY ECC. Dërguesi ishte vetë Grillo, me pseudonimin “Putini”, ndërsa i shkruante Bruzzanitit alias “Paris”.

“Jam pa asgjë / e fundit 450”, shkruante “Putini”, duke iu referuar pikërisht ngarkesës së sekuestruar në Kolumbi dhe të destinuar për Itali përmes Ukrainës, duke bashkëngjitur në bisedë edhe foton e lajmit. “E di gjithashtu që ke marrë 800 / dhe pastaj ke marrë shumë / 1100”, i shkruante sërish Grillo Bruzzanitit. Pastaj kërkesa: “Shiko çmimin / se kisha 1.5 milionë”.

“Na kanë shkatërruar”

“11 nga 11 / dhe këtu çdo ditë këta shqiptarët dhe ata të Pianës shkarkojnë / flitet shumë, këta të San Luca-s na kanë shkatërruar gjithçka”.

Përveç sekuestrimeve të rënda dhe mungesës së “mallit”, situata do të ishte përkeqësuar edhe nga rënia e çmimeve të kokainës në treg. Sipas hetuesve, kjo ulje ishte shkaktuar sidomos nga hedhja në treg e drogës me cilësi të dobët nga klanet e San Luca-s dhe Piana-s, të furnizuara nga shqiptarët. Pikërisht në këtë moment Grillo do i kishte kërkuar sërish Bruzzanitit drogë shtesë, një lloj “mbështetjeje”, duke kërkuar edhe çmime favorizuese.

Qëllimi do të kishte qenë forcimi i marrëdhënies mes tyre dhe kundërshtimi i fuqisë në rritje të shqiptarëve. “Nëse arrijmë të luftojmë çmimin e këtyre shqiptarëve / nëse ka çmim, gjejmë dy-tri depo dhe do ta shohësh që luftojmë”, shkruante Grillo. Dhe sërish, duke negociuar çmimin: “Me 33 jo / shiko nëse do më japësh pak / se e di që është e jotja.”

Llogaritë e Grillo-s: “350 + 300 + 100”

Pas kërkesës së mikut dhe ortakut të tij, Bartolo Bruzzaniti vendosi t’i shiste Grillo-s 25 kilogramë kokainë me çmimin 32.500 euro për kilogram, për një total prej 812.500 eurosh. Siç rindërtohet nga hetuesit përmes bisedave në SKY ECC, të dy ranë dakord edhe për dorëzimin: “Pastaj nesër në mëngjes në 5 shkon mirë / paratë i sjell ai / nëse vjen të sjell 400”, shkruante Grillo, duke iu referuar 400 mijë eurove.

Pjesa tjetër e pagesës do të përfundonte me një këst prej 350 mijë eurosh në momentin e dorëzimit dhe pagesa të tjera të shënuara edhe në llogaritë personale të vetë Grillo-s. “Po pyete kur / sepse kam dhënë 350 +300+100 të del? / Bëji kontroll nëse e kanë shënuar / që 350 i kam dhënë / shiko që ishin 300 me 500 dhe një pako prej 50 / duhej të sillja 400 / dhe kam sjellë 350”, shkruante Grillo alias “Putini”.

“Rolando, shiko, merri vesh me mikun për tërheqjen e 300 mijë eurove në Bianco. Bëjeni ju direkt, ok”. Sipas dokumenteve hetimore, Bruzzaniti kishte organizuar me njerëzit e tij për të marrë paratë nga emisarët e Grillo-s të dërguar në Bianco. “Shok, në Bianco ku doni të vini? Te bari në hyrje shkon mirë?”, shkruante Bruzzaniti. Pak më vonë, konfirmimi: “U dorëzua”.

Droga për ortakun Papalia

Sipas rindërtimit të hetuesve, Giuseppe Grillo kishte kontaktuar më pas ortakun Domenico Papalia, i cili ishte tashmë në dijeni të marrëveshjes me ndërmjetësin Bruzzaniti. Sipas hetimeve dhe bisedave të deshifruara në SKY Ecc, Papalia do t’i takonte një pjesë prej pak më shumë se 17 kilogramësh kokainë. Droga do të ishte dorëzuar pasditen e 8 janarit 2021 nga njerëzit e Grillo-s.

“Të sjell 17”, i shkruante Papalia-s. “Për momentin merr këto / 17 që janë gati në dorë.” “Jam në Siderno, po kthehem”, përgjigjej Papalia. “Për 2 minuta jam në shtëpi.”/Dosja.al

bisedat në sky ecc itali bandat shqiptare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin