LIVE UPDATES
Aktualitet

"Bllokim i paligjshëm"/ Përplasja për pagat, Gjyqtarët e prokurorët: Ministria e Financave po zbaton formulë të shfuqizuar

Ata argumentojnë se afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin përfundoi më 31 korrik 2026 dhe se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të pezullojë zbatimin e vendimit kushtetues.

5 September 2026, 20:13 Nga E. D
"Bllokim i paligjshëm"/ Përplasja për pagat,
foto ilustruese

TIRANË- Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar me pagat e magjistratëve, funksionarëve të organeve të drejtësisë dhe të gjithë administratën gjyqësore e të prokurorisë.

Me anë të një deklarate të përbashkët, tre organizatat kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve dhe administratës së drejtësisë. Ata argumentojnë se afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin përfundoi më 31 korrik 2026 dhe se mosveprimi i Kuvendit nuk mund të pezullojë zbatimin e vendimit kushtetues.

Organizatat kundërshtojnë gjithashtu kërkesën për rikthimin e formulës së vjetër të pagave, duke ngritur pyetjen se mbi çfarë baze ligjore mund të përdoret një formulë që tashmë konsiderohet e shfuqizuar. Ata kërkojnë respektimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, ekzekutimin e vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së dhe që çdo ndryshim i ri ligjor të mos cenojë standardin e përcaktuar nga Kushtetuesja.

Deklarata e plotë:

DEKLARATË E PËRBASHKËT

“E Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve”

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve shprehin shqetësimin e tyre të thellë për vijimin e mosekzekutimit të pagave të magjistratëve, funksionarëve të organeve të sistemit të drejtësisë dhe të personelit të administratës gjyqësore dhe asaj të prokurorisë, si dhe për mënyrën se si po justifikohet kjo situatë nga institucionet përgjegjëse. Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për miratimin e ndryshimeve ligjore dhe jo thjesht për depozitimin e nismave për ndryshime të tilla. Në paragrafin 110 të vendimit nr. 15/2026, Gjykata parashikoi shprehimisht edhe situatën e mosveprimit të Kuvendit, duke referuar mekanizmin e llogaritjes te funksionari i administratës së lartë publike. Pas përfundimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP kanë marrë vendimet përkatëse për konkretizimin e llogaritjes së pagave. KLGJ dhe KLP nuk kanë marrë kompetencën e Kuvendit për të bërë politikë pagash, ata kanë konkretizuar pasojat e një vendimi kushtetues pasi afati i vendosur për ligjvënësin kishte përfunduar. Pas bllokimit të paprecedentë të pagesave të përllogaritura sipas formulës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Ministri i Financave i ka kërkuar zyrtarisht KLGJ-së dhe KLP-së që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesat e llogaritura sipas formulës së mëparshme. Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë ka pranuar publikisht sot se kjo formulë është tashmë shfuqizuar dhe se për plotësimin e këtij “boshllëku” duhet të ndërhyjë Kuvendi.

Këtu qëndron një kontradiktë që nuk mund të anashkalohet: nëse formula e vjetër është shfuqizuar, mbi çfarë baze ligjore kërkohet nga KLGJ dhe KLP që t’i dërgojnë Drejtorisë së Thesarit urdhërpagesa të llogaritura pikërisht mbi atë formulë? Situata është mëse e qartë. Pas datës 31 korrik 2026, nuk mund të kërkohet zbatimi i një formule që Këshilli i Ministrave, përmes Ministrit të Drejtësisë, pranon publikisht se nuk është më në fuqi, ndërkohë që të lihet pa zbatuar mekanizmi i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese. Po aq e rëndësishme është se vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë nuk janë goditur gjyqësisht, janë akte në fuqi dhe duhet të respektohen e të ekzekutohen nga institucionet përgjegjëse. Edhe nisma e re ligjvënëse e depozituar nga dy deputetë të Kuvendit duhet të vlerësohet me shumë seriozitet, si për faktin se ndryshimet ligjore kërkohen të miratohen dukshëm pas përfundimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe për përmbajtjen e projektligjit. Kjo nismë nuk mund të përdoret për të justifikuar bllokimin e pagave sot. Ekzekutimi i pagave të magjistratëve nuk mund të mbetet peng i pritjes për një ligj të ri, apo i mosveprimit të Kuvendit. Ndryshimi ligjor që Kuvendi duhej të miratonte deri më 31 korrik 2026 ishte detyrim për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, jo një kusht nga i cili varej pafundësisht hyrja në fuqi e efekteve 1 të tij. Vetë Gjykata përcaktoi se efektet e shfuqizimit hynin në fuqi, në çdo rast, jo më vonë se 31.07.2026, dhe parashikoi mekanizmin konkret që do të zbatohej në rast mosveprimi të Kuvendit.

Prandaj, pretendimi se pas 31 korrikut duhet të pritet sërish miratimi i ligjit do të thotë t’i jepet Kuvendit, përmes mosveprimit të tij, fuqia për të shtyrë një afat të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shndërrohet në një veto faktike ndaj efekteve të një vendimi kushtetues. Nëse pranohet që mosveprimi i një pushteti mund të pezullojë efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, atëherë vihet në diskutim vetë autoriteti i Kushtetutës. Për këto arsye, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë: – Ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve dhe jo kushtëzimin e tyre me miratimin e një ligji të ri; – Që Ministria e Financave të sqarojë se mbi çfarë baze ligjore kërkon zbatimin e një formule që tashmë pranohet se është shfuqizuar; – Respektimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e mekanizmit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për periudhën pas 31 korrikut 2026; – Ekzekutimin e vendimeve të KLGJ-së dhe KLP-së, për sa kohë janë akte në fuqi; – Që çdo ndërhyrje ligjore e Kuvendit duhet, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivok, të mos prodhojë një rezultat më të pafavorshëm se standardi i vendosur tashmë nga Gjykata Kushtetuese. Tiranë, 5 shtator 2026./Dosja.al

unioni i gjyqtarëve pagat

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin