Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Dyshimet e para janë për ndërhyrje, e cila ka ardhur për shkak të gabimit njerëzor, ndërkohë që nuk është përcaktuar ende nëse ndërhyrja ka qenë nga jashtë apo e brendshme.
Menjëherë pas incidentit të rëndë në bankën Raiffeisen, që preku llogaritë e mijëra qytetarëve, Banka e Shqipërisë ka zbarkuar për kontroll. Inspektorët e BSH janë aktualisht prezentë në Raiffeisen duke investiguar me detaje, mbi atë që ka ndodhur.
Dyshimet e para janë për ndërhyrje, e cila ka ardhur për shkak të gabimit njerëzor, ndërkohë që nuk është përcaktuar ende nëse ndërhyrja ka qenë nga jashtë apo e brendshme.
Sipas burimeve, ajo që ka ndodhur ka qenë një anomali në hedhjen e batch-it ditor të së dielës. Ky është një proces automatik që ekzekutohet gjatë natës për të përpunuar dhe përditësuar të gjitha transaksionet e grumbulluara gjatë ditës.
Praktikisht incidenti ka prekur të gjitha transaksionet që qytetarët kanë bërë gjatë ditës së dielë, të cilat janë regjistruar nga dy herë në sistem. Kjo do të thotë se ata që kishin tërhequr, u merreshin paratë dy herë. Të tjerë që kishin paguar me kartë, po ashtu. Një burim i tha Kapitalit se bëhet fjalë për mbi 40 mijë transaksione të prekura.
Situata u rikthye në normalitet dhe anomalitë u korrigjuan një ditë më vonë, por incidenti shkaktoi jo pak shqetësime tek qytetarët.
Ndonëse Raiffeisen u përpoq ta minimizonte ngjarjen përmes një noftimi me gjuhë të drunjtë dhe me një PR agresiv pa sqaruar se cili ishte shkaku, burime i thanë Kapitalit se banka rrezikon penalitete, ashpërsia e të cilave do të varet nga përfundimi i investigimeve. Por nuk përjashtohet që ngjarja mund të haje koka në nivele drejtuese tek Raiffeisen.
Një javë përpara incidentit, Raiffeisen njoftoi kalimin e plotë në cloud, duke u bërë banka e parë në Shqipëri që realizon këtë transformim.
"“Më 17 shtator 2026, shënuam një moment historik për Raiffeisen Bank Shqipëri. Për 22 vite, infrastruktura jonë teknologjike ka mbështetur funksionimin e bankës 24 orë në ditë, çdo ditë të javës, përfshirë netët dhe festat zyrtare. Sot, kemi përfunduar kalimin e aplikacioneve tona në cloud. Nuk bëhet fjalë për një kalim të pjesshëm apo një model hibrid, por për një transformim të plotë. Kemi kaluar 100% në cloud, duke realizuar diçka që asnjë bankë tjetër në Shqipëri nuk e ka arritur më parë,” deklaroi Erion Serti, Anëtar i Bordit Drejtues dhe drejtor i IT-së i Raiffeisen Bank Shqipëri.

Pas incidentit, Serti është njeriu që rrezikon më shumë për sanksione, të cilat mund të shkojnë deri në largim me detyrim nga BSH, nëse hetimet provojnë përgjegjësi direkte. Por përtej masave ndëshkuese për individë apo penalitete financiare, incidenti ka vënë në pozitë jo të lehtë edhe Christian Canacarisin, drejtuesin ekzekutiv të Raiffeisen në Shqipëri.
Ky ka lobuar për instalimin e sistemit të ri, një procesi kompleks, që kërkoi muaj të tërë pune, financa të konsiderueshme, ekspertizë të specializuar dhe bashkëpunim të ngushtë mes ekipeve të Raiffeisen Bank Shqipëri, Raiffeisen Bank International dhe partnerëve teknologjikë të përfshirë.
Tashmë justifikimi i incidentit tek mëma në Austri nuk do të jetë dhe aq i lehtë, veçanërisht pas shpenzimeve të mëdha. Paraprakisht dyshohet për përgjegjësi njerëzore. Ky është varianti më mbizotërues në grupet e kontrollit./Kapitali
pamje nga SPAK TIRANË- Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur sërish këtë të më...
Ergys Agasi TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vendimi gjyqësor i caktimit të masës së sigurisë &ldquo...
pamje nga aksidenti LUSHNJE- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pushimi i Shoferit–Lushnje, ku një automjet tip ...
Gjykata e Posaçme TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Kristi Bixhekut, i akuzuar si pjes...
Uljan Shpataraku dhe Ergys Agasi TIRANË- Është zbardhur vendimi i gjykatës së posaçme, e cila caktoi masën e siguris&e...
Henri Kagan dhe Kenso Soai STOKOLM- Shkencëtarët Henri Kagan dhe Kenso Soai fituan Çmimin Nobel të Kimisë për vitin 2026 p&...
Dirk Schuebel KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar presidenten e re Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhje...
Foto Ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 6 vite e 8 muaj burgim për Greta Gjocin ...
foto ilustruese ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në Elbasan, ku u dëmtua dera e jashtme e rreth...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije se nafta është...