"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen
Gjatë marshimit protestuesit brohoritën njëzëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
27 June 2026, 21:45Nga E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas më shumë se dy orë e gjysmë në shesh dhe bulevardin Dëshmorët e Kombit duke mbajtur fjalime dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit protestuesit brohoritën njëzëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Marshimi po vijon në mënyrë paqësore por me një atmosferë tejet të ndezur. Turma e madhe, e udhëhequr nga pankartat goditëse dhe flamujt e shumtë kombëtarë e ndërkombëtarë, po lëviz në bllok përgjatë aksit kryesor, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të qëndresës qytetare në qendër të Tiranës./Dosja.al