LIVE UPDATES
Aktualitet

Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bum-in e IA-së? Shqipëria e fundit

Shqipëria aktualisht ka një prani shumë të kufizuar në infrastrukturën e qendrave të të dhënave, me vetëm një data center të raportuar.

27 April 2026, 13:49 Nga D.S

Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të

Shqipëria është vendi i parë në botë që ka prezantuar një “ministër” të drejtuar nga inteligjenca artificiale. Por, përtej vëmendjes së madhe që mori ky lajm në vitin 2025, shifrat reale tregojnë një tjetër panoramë: vendi renditet në fund të listës evropiane për numrin e qendrave të të dhënave. Kjo tregon se, pavarësisht ambicieve për AI, Shqipëria ka ende një nivel të kufizuar të infrastrukturës digjitale që nevojitet për të mbështetur zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Shqipëria aktualisht ka një prani shumë të kufizuar në infrastrukturën e qendrave të të dhënave, me vetëm një data center të raportuar. Kjo e vendos vendin shumë prapa krahasuar me vendet e Europës Perëndimore si Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar, të cilat kanë qindra të tilla dhe janë qendra kryesore të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Qendrat e të dhënave janë shtylla kurrizore e inteligjencës artificial (IA) dhe mbështesin gjithçka, nga pyetjet në chatbot-et e IA-së, te videot e transmetuara dhe skedarët e ruajtur në cloud.

Ato janë objekte të mëdha që strehojnë serverë, sisteme ruajtjeje dhe pajisje rrjeti që përdoren për të ruajtur, përpunuar dhe shpërndarë të dhëna. Sa më shumë qendra të të dhënave, aq më shumë IA. Por ato konsumojnë sasi të mëdha energjie dhe kërkojnë shumë hapësirë toke.

Qendrat e të dhënave janë “aty ku ndodhet kapaciteti përllogaritës”, sipas raportit AI Index 2026, të publikuar nga Stanford Institute for Human-Centered Artificial Intelligence. Raporti thekson se “kapaciteti i tyre, shpërndarja gjeografike dhe zinxhirët përkatës të furnizimit përcaktojnë se çfarë sistemesh IA mund të ndërtohen dhe ku.”

SHBA-ja kryeson me diferencë të madhe

Pjesa më e madhe e infrastrukturës globale të qendrave të të dhënave është e përqendruar në një numër të vogël vendesh. Sipas Cloudscene, që përdoret edhe nga raporti, Shtetet e Bashkuara kryesojnë me një diferencë të madhe, me 5,427 qendra të të dhënave në vitin 2025. Kjo është më shumë se dhjetë herë numri i çdo vendi tjetër, duke treguar shkallën e lidershipit amerikan.

Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar përpara Kinës

Dy ekonomi të mëdha europiane, Gjermania (529) dhe Mbretëria e Bashkuar (523), vijnë pas SHBA-së. Është domethënëse që ato renditen përpara Kinës, e cila ka 449 qendra të të dhënave, pavarësisht forcës së saj si një fuqi teknologjike dhe inovative.

Kanadaja (337), Franca (322) dhe Australia (314) janë vende të tjera me mbi 300 qendra të të dhënave. Holanda është gjithashtu pranë këtij niveli me 298 qendra.

Shumica e vendeve të tjera kanë më pak se 300 objekte.

Rusia (251) dhe Japonia (222) plotësojnë dhjetëshen e parë për numrin e qendrave të të dhënave. Brazili dhe Meksika kanë gjithashtu midis 150 dhe 200 qendra.

Totali i BE-së është më pak se gjysma e SHBA-së

Vendet e BE-së së bashku kanë 2,269 qendra të të dhënave. Kjo përbën 42% të totalit të SHBA-së. Kur përfshihet Mbretëria e Bashkuar, shifra rritet në rreth 51% të nivelit amerikan. Kjo thekson edhe një herë pozicionin e fortë të SHBA-së.

Shpërndarja e qendrave të të dhënave në Europë

Pas pozicioneve të forta të Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Holandës, vetëm disa vende të tjera europiane kanë më shumë se 100 qendra të të dhënave. Këto janë Italia (168), Spanja (144), Polonia (144) dhe Zvicra (121).

Suedia (95), Belgjika (81), Austria (68), Ukraina (58), Irlanda (55) dhe Danimarka (50) kanë nga 50 deri në 100 qendra të të dhënave.

Modelet rajonale janë të qarta në shpërndarjen e qendrave të të dhënave në Europë. Europa Perëndimore dominon, ndërsa Europa Veriore ka më pak, por mbetet e rëndësishme nga ana strategjike. Europa Qendrore dhe Lindore janë më të fragmentuara dhe më pak të zhvilluara.

Disa vende të BE-së kanë më pak se 35 qendra të të dhënave. Ndër vendet kandidate të BE-së, Turqia kryeson me 35.

Industria e qendrave të të dhënave në Europë përqendrohet rreth një grupi të njohur qytetesh: Frankfurti, Londra, Amsterdami, Parisi dhe Dublini, të ashtuquajturat tregje FLAP-D. Ato tërheqin pjesën më të madhe të investimeve, infrastrukturës dhe aktivitetit të operatorëve, sipas AtlasEdge.

Këto vende dominojnë sepse kombinojnë pika të mëdha shkëmbimi interneti, kërkesë të fortë nga sektorët financiarë dhe teknologjikë, lidhje të shkëlqyera, një prani të fortë të teknologjisë cloud dhe mjedise të qëndrueshme rregullatore dhe biznesi.

Ndërsa vendet FLAP renditen ndër më të rëndësishmet në Europë, përfshirë BE-në, vendet kandidate, Shoqatën Europiane të Tregtisë së Lirë dhe Mbretërinë e Bashkuar, Irlanda mbetet pas në numrin total të qendrave të të dhënave.

Kapaciteti ka rëndësi

Këto shifra pasqyrojnë vetëm numrin e qendrave të të dhënave. “SHBA-ja mund të ketë një epërsi të qartë, por renditjet e vendeve të tjera duhet të vlerësohen duke pasur parasysh se numri i qendrave nuk pasqyron dallimet në madhësinë e objekteve, kapacitetin llogaritës apo nivelin e përdorimit”, thekson raporti.

Sipas raportit të Bankës Botërore “Advancing Cloud and Data Infrastructure Markets”, katër faktorë përcaktojnë vendimet për investime në cloud dhe infrastrukturë të të dhënave:

“Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme përballen me sfida në tërheqjen e investimeve në infrastrukturën e qendrave të të dhënave për shkak të dobësive në furnizimin me energji dhe lidhjen broadband, si dhe në forcën e mjedisit të tyre të biznesit”, përfundon raporti./Monitor.al

ai europe

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin