LIVE UPDATES
Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

Me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të tjerë të lartë të të dy institucioneve si dhe znj. Irida Huta (Manaxhere për Mastercard Shqipëri) takimi u fokusua në ecurinë e bashkëpunimit mes palëve, i cili e ka nisur këtë rrugëtim në vitit 2024, në mbështetje të futbollit shqiptar, promovimit të vlerave që ai përfaqëson dhe zhvillimit të iniciativave që afrojnë sportin me komunitetin dhe klientët.

8 June 2026, 10:40 Nga I.A

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin

Në kuadër të partneritetit strategjik ndërmjet Credins bank dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, u zhvillua në ambientet e zyrave qendrore të bankës një takim i rëndësishëm mes z.Maltin Korkuti (Drejtori i Përgjithshëm i Credins bank), znj.Monika Milo (zv. Drejtore e Përgjithshme), z. Armand Duka, (President i Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe z. Ilir Shulku (Sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së). Me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të tjerë të lartë të të dy institucioneve si dhe znj. Irida Huta (Manaxhere për Mastercard Shqipëri) takimi u fokusua në ecurinë e bashkëpunimit mes palëve, i cili e ka nisur këtë rrugëtim në vitit 2024, në mbështetje të futbollit shqiptar, promovimit të vlerave që ai përfaqëson dhe zhvillimit të iniciativave që afrojnë sportin me komunitetin dhe klientët. Të dyja palët ndanë bindjen se ky bashkëpunim ka krijuar vlerë të shtuar jo vetëm për institucionet respektive, por edhe për tifozerinë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Një nga momentet kulmore të ceremonisë ishte prezantimi zyrtar i kartës së parapaguar “GOOL”, produkti më i ri i zhvilluar në kuadër të partneritetit mes Credins bank dhe Federates Shqiptare të Futbollit. E konceptuar si karta e shqiptarëve, “GOOL” vjen si një produkt inovativ që ndërthur emocionet e futbollit me përfitimet e prokteve bankare, duke krijuar një eksperiencë
të re për komunitetin sportdashës si dhe klientët e Credins Mastercard.

Përmes kartës “GOOL”, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një sërë avantazhesh ekskluzive, surprizash dhe benefite të lidhura drejtëpërdrejtë me botën e futbollit dhe jo vetëm. Produkti është ndërtuar mbi filozofinë e krijimit të eksperiencave që shkojnë përtej funksionalitetit tradicional të një kartë bankare, duke sjellë më pranë klientëve emocionin, krenarinë, energjinë dhe frymën kombëtare që bashkon miliona shqiptare rreth kombëtares dhe futbollit shqiptar.

Në fjalën e tij, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, vlerësoi bashkëpunimin me Credins bank si një partneritet të suksesshëm që ka sjellë vlera konkrete për të dy institucionet. “Credins bank është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i FSHF, duke mbështetur jo vetëm Kombëtaren Shqiptare, por edhe vizionin tonë për zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

Kur dy institucione serioze ndajnë të njëjtat vlera, rezultatet janë gjithmonë pozitive. Me lançimin e kartës “GOOL”, ne po sjellim një produkt inovativ që lidh edhe më shumë tifozët me Kombëtaren tonë. Kjo kartë nuk është thjesht një mjet financiar modern, por një simbol identiteti, pasioni dhe krenarie kombëtare. Jam i bindur se “GOOL” do të pritet shumë mirë nga tifozët kuqezi, pasi përmes saj ata do të kenë mundësi të ndihen edhe më pranë Kombëtares, duke përfituar benefite dhe eksperienca të dedikuara”.

Nga ana e tij, z.Maltin Korkuti, (Drejtori i Përgjithshëm i Credins bank) theksoi rëndësinë e zhvillimit të produkteve inovative që krijojnë avantazhe të shtuara për klientët dhe njëkohësisht materializojnë partneritete të suksesshme afatgjata.

"Partneriteti me Federatën Shqiptare të Futbollit, e kemi konsideruar gjithmonë si një bashkëpunim institucional të rëndësishëm. Ai ka krijuar mundësinë për të ndërtuar iniciativa konkrete që lidhin pasionin për sportin me komoditetet që krijon sot industria bankare. Karta “GOOL” është një tjetër rezultat i këtij vizioni të përbashkët dhe një produkt që vjen për të krijuar një eksperiencë të re për klientët tanë, duke sjellë më pranë futbollit dhe duke i orjentuar gjithmonë e më shumë në përdorimin e shërbimeve dhe produkteve bankare.”

Lançimi i kartës “GOOL” shënon një tjetër etapë të rëndësishme në këtë rrugëtim të përbashkët, duke konfirmuar angazhimin e Credins bank dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për të vazhduar zhvillimin e iniciativave që promovojnë sportin shqiptar, shpërblejnë tifozerinë dhe krijojnë vlerë të qëndrueshme për komunitetin. Kështu në fjalën e saj përshëndetëse znj. Monika Milo (zv. Drejtore e Përgjithshme) u shpreh:

“Për ne është kënaqësi që ky partneritet vijon të konsolidohet si një model bashkëpunimi afatgjatë i ndërtuar mbi qëllime dhe vlera të përbashkëta, duke patur në fokus gjithmonë komunitetin. Përmes mekanizmave të ndryshme si realizimi i aktiviteteve, eventeve, fushatave shpërblyese apo edhe produkteve të dedikuara me benefite, ky bashkëpunim me shumë se
biznes është i orjentuar nga ana sociale. Credins bank, do të vazhdojë strategjinë e zhvillimit dhe zgjerimit të partneriteteve të ndryshme që gjenerojnë vlera kultrore, sportive, ekonomike, etj, duke patur si etalon ofrimin cilësor të produkteve bankare për klientët e saj.”

Përgjatë atmosferës së ceremonisë zyrtare vëmendje mori edhe rrugëtimi frymëzues i Kombëtares Shqiptare, një histori e ndërtuar mbi përkushtimin, sfidave të tejkaluara dhe ambicien për ta çuar flamurin kuqezi gjithmonë e më lart. Përveç performancës gjithmonë e në rritje të skuadrës kombëtare të futbollit, u theksua gjithashtu edhe rëndesia e vizionit afatgjatë,
bashkëpunimeve me partnerë prestigjiozë, të cilët kontribuojnë në zhvillimin dhe forcimin e futbollit shqiptar, duke e kthyer suksesin në një mision të përbashkët.

credins bank federata shqiptare e futbollit karta gol

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin