19 May 2025, 19:00
Nga M.B
Home Office
BRITANI- Azilkërkuesit shqiptar Esmir Demaj i cili kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar pasi retendonte se ishte homoseksual, i është refuzuar e drejta për të qëndruar në Britani pasi u martua me një grua. Demaj pretendonte se do të përballej me persekutim nëse do të kthehej në vendin e lindjes, në Shqipëri, duke shkelur të drejtat e tij sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
Sipas mediave britanike, kërkesa e tij u refuzua dhe ai u kthye në Shqipëri vetëm për të bërë një kërkesë të dytë për azil për t'u bashkuar me gruan e tij të re në Mbretërinë e Bashkuar, duke argumentuar se seksualiteti i tij kishte "ndryshuar". Një gjykatë emigracioni vendosi që marrëdhënia e tij me gruan kishte ndodhur në të njëjtën kohë kur ai pretendonte se ishte homoseksual. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij si një "përpjekje të qëllimshme" për të mashtruar Ministrinë e Brendshme.
“[Z. Demaj] kishte kërkuar pa sukses azil në Mbretërinë e Bashkuar në bazë të homoseksualitetit të tij të pretenduar. Ai tani është i martuar me një grua dhe pretendon se seksualiteti i tij ka ndryshuar”, u tha në gjykatë.
Shqiptari apeloi kundër vendimit të Ministrisë së Brendshme në një gjykatë emigracioni të nivelit më të ulët. Gjyqtarja pranoi se fakti që ai ishte “aktualisht në një marrëdhënie heteroseksuale të përkushtuar” nuk do të thoshte domosdoshmërisht se pretendimi i tij i mëparshëm se kishte qenë homoseksual ishte “i pavërtetë”.
britani
Aktualitet
19 May 2025, 18:15
Foto nga samiti
TIRANA- Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G n&e...
Aktualitet
19 May 2025, 18:03
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në vendin e punës në komunën Vernio pranë Pratos në Itali. M...
Aktualitet
19 May 2025, 16:37
E. D
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama përmes një reagimi ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të dhënat e gjeneruara ng...
Aktualitet
19 May 2025, 16:10
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Patos në vendin e quajtur “Kthesa e Portez&eu...
Aktualitet
19 May 2025, 14:09
foto ilustruese
TIRANË- Në një kohë kur komunitetet tona po përballen me urrejtje, ndarje dhe diskriminim dhe kur njohja dhe respe...
Aktualitet
19 May 2025, 13:46
r.ll
foto nga korca
TIRANË- Prifti i cili u aksidentua paraditen e sotme në Korçë është nisur drejt Tiranës për s...
Aktualitet
19 May 2025, 13:16
r.ll
celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik ...
Aktualitet
19 May 2025, 12:57
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
PRISHTINË- Një foshnje e porsalindur pa shenja jete është gjetur brenda një qese sot në një v...
Aktualitet
19 May 2025, 12:25
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjën e djeshme rreth orës 20:30, brenda një loka...
Aktualitet
19 May 2025, 11:59
r.ll
pamje nga sherri
TIRANË- Një konflikt që mund të përfundonte me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme në zonën e ...