LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimet, prindër që refuzojnë pensionin ushqimor të fëmijës në formë hakmarrje, po institucionet?

Pas refuzimit për të paguar në mënyrë vullnetare detyrimin për fëmijën, përmbaruesi hetoi mbi pasurinë, duke vendosur sekuestro mbi pagën e debitorit. Ekzekutimi i vendimit është bërë i mundur duke mbajtur nën sekuestro pagën e debitorit për një periudhë të gjatë kohore.

21 January 2026, 21:52 Nga E. D
Denoncimet, prindër që refuzojnë pensionin ushqimor të
foto ilustruese

TIRANË- Shtetasja me inicialet A.LL, iu drejtua përmbarimit pasi ish partneri i saj me inicialet G.LL nuk shlyente detyrimet për pensionin ushqimor.

Pas refuzimit për të paguar në mënyrë vullnetare detyrimin për fëmijën, përmbaruesi hetoi mbi pasurinë, duke vendosur sekuestro mbi pagën e debitorit. Ekzekutimi i vendimit është bërë i mundur duke mbajtur nën sekuestro pagën e debitorit për një periudhë të gjatë kohore.

“Fëmijët janë studentë dhe detyrimi vijon edhe pas moshës 18 vjeç, nëse fëmija vazhdon shkollën deri në 25 maksimumi dhe vazhdon të derdhë detyrimin sipas vendimit të gjykatës”, u shpreh përmbaruesi gjyqësore Majlinda Vasili.

Në episodin e cituar më sipër, përmbaruesi gjyqësor ka hasur vështirësi në zbatimin e vendimit. Pengesë bëhej edhe punëdhënësi i palës debitore i cili nuk zbatonte vendimin gjyqësor për bllokimin e pagës. Çështja është shumë e vështirë në rastet kur përmbarimi nuk gjen asnjë pasuri të regjistruar, si dhe asnjë pagë të deklaruar.

“Në momentin që dikush nuk deklaron asnjëherë një punë, një rrogë, normalisht nuk ka asnjë shtëpi asnjë makinë, d.m.th. nuk ka as pasuri të luajtshme as të paluajtshme, ne herë pas here përsërisim sekuestrot dhe nëse nuk gjejmë asgjë, thjesht orientojmë palën kreditore që t’i drejtohet gjykatës me një padi për mosdhënien e mjeteve të jetesës. Mund të them që në 80% të rasteve ndodh kjo, që prindërit në momentin që ndahen, divorcohen nga njëri-tjetri nuk interesohen më për fëmijën”, u shpreh Majlinda Vasili.

“Mendoj që gjithë inati dhe mllefi realisht transferohet tek fëmijët, hakmarrja kalon tek fëmijët nuk kalon tek ish-partnerët”, u shpreh Vasili.

Shtetasi me inicialet N.Ç, refuzoi të paguajë pensionin ushqimor nënës së fëmijës së tij, shtetases me inicialet M.SH. Kjo e fundit iu drejtua përmbarimit për të kërkuar atë çka gjykata ia kishte përcaktuar si të drejtë themelore për fëmijët. Në këtë rast, u vendos sekuestro konservative për pasuritë e babait debitor. Vetëm pas këtij hapi të ndërmarrë, ai shleu të gjitha detyrimet e prapambetura.

“Vizatimet më tregojnë shpesh herë të kundërtën e asaj që thonë fëmijët me gojë dhe që mundohen të më bindin që e vërteta është e atij prindit që në zyrën e përmbarimit po sillet si më i forti dhe po shkel ligjin. Shpesh here është aleanca e pandërgjegjshme e fëmijëve për të qëndruar me më të fortin ajo që krijon si mekanizëm është fakti se nëse prindi tjetër është kaq shumë i dobët përballë këtij prindit që po më mban forcërisht unë nuk do jem i/e sigurt me këtë prind”, u shpreh psikologia Eriona Hoxha./Top Channel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin