LIVE UPDATES
Aktualitet

DENONCIMI/ Hoxhë Ahmed Kalaja: Një polic i antiterrorit shantazhon djemtë tanë, do t'i bëjë spiunë

Hoxha Ahmet Kalaja, ka denoncuar me foto e video, një person. Ai deklaron, se ky i fundit pretendon se është polic i antiterrorit shantazhon djemtë që punojnë atje dhe ju kërkon që të bëhen spiuna

1 July 2022, 08:13 Nga A.B
DENONCIMI/ Hoxhë Ahmed Kalaja: Një polic i antiterrorit shantazhon
Pamjet e publikuara nga Hoxha

TIRANË- Hoxha i Xhamisë së Rrugës së Kavajës “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja ka denoncuar një efektiv të Drejtorisë së Antiterrorit. Përmes një denoncimi në Facebook, Hoxha deklaron se një person, i cili pretendon se është polic i antiterrorit shantazhon djemtë që punojnë atje dhe ju kërkon që të bëhen spiuna. Kalaja tregon se gjithë ngjarja ka nisur pas shpërndarjes së disa fletushkave në Xhami nga persona të panjohur. Hoxha shton më tej se polici i antiterrorit ka sharë djemtë e Xhamisë “Dine Hoxha” duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme për një vend të tillë.

DENONCIMI I PLOTË i Hoxhës Ahmed Kalaja

Polici i antiterrorit edhe Gjuetia e Shtrigave.

Nga një problem i xhamisë ku njerëz të pautorizuar shperndajnë trakte polici antiterrorit i bën problem xhamisë.

Për Dijeni KMSH

Për Dijeni Komiteti Shtetor Për Kultet

Për Dijeni Drejtoria e Policisë Tiranë

Për Dijeni Drejtoria Anti Terrorit Tiranë

Për Dijeni Avokati i Popullit

Për Dijeni Çdo Media

Për Dijeni Çdo Qytetar

Besimtarët e Xhamisë së Rrugës së Kavajës shantazhohen shënjestërohen ftohen për tu bërë pjesë (spiuna) siç thojshim ne në kohën tonë, ((kjo me sa kuptoj unë inshallah nuk jam gabim)) nga një farë polici i antiterrorit siç e ka cilësuar ai veten e tij si oficer i antiterrorit, ndoshta edhe është…

Personi në fjalë ka kërkuar prej nesh bashkpunim edhe informacion për një ngjarje shpërndarje fletushkash në xhaminë tonë nga disa të rinj.

Sqarimi:

Ne si xhami edhe unë si imam ngjarjen e kemi denoncuar pranë Myftinisë Tiranë edhe e kemi diskutuar gjërë e gjatë në Këshillin e Myftinisë.

Sepse ne si xhami varemi krykëput nga Myftinia edhe jo nga Shik; Shiu; apo Antiterrori.

Zotëria polici antiterrorit në bisedë kafeje u interesua edhe i dham atij aq informacion aq sa lejonte etika, po edhe dinim ( pasi nuk i njohnim të rinjtë as me emra as me mbiemra) sepse siç e thashë ne nuk varemi si institucion nga AntiTerrori po nga Myftinia Tirane.

Kur zotëria kërkoi ti kalonte gjërat në fazë tjetër bashkpunimi, edhe rekrutimi ne kërkuam prej tij të shoqëronte kërkesën e tij me letër nga prokuroria Tiranë. Kur letra erdhi; fati i tij i zi, që driveri i fshin videot çdo njëzet ditë.

Vjen në xhami edhe shantazhon edhe kërkon bashkpuntorë në emër të asaj që videoja është fshirë qëllimisht; kur deshtoi sukseshem edhe ju paraqit atij deklarata se vetem imami është përgjegjës e askush përveç tij ai vetëm turfullonte edhe thotë textualisht; ” … e di une si e donit ju tju nxirrja tgjithve prej b… jashtë… ” gjë që është filmuar edhe ruajtur edhe zotërojmë nga kamerat e Xhamisë.

Me çfarë të drejte ky polic i antiterrorit shan në xhami edhe flet në atë gjuhë?!

Ju mund ta shihni te një nga videot se si shfryn duke shantazhuar edhe shqetësuar besimtarët.

I drejtohemi AntiTerrorit edhe Avokatit të Popullit mjaft më me amatorë edhe shantazhues se kohët kanë ndryshuar edhe se me akuza te pabaza e frikësime nuk mund të arrini asgjë edhe shumë turpshme kjo që akoma ka në mesin tuaj të tillë policë.

Ne nuk mund ti përgjigjemi thirrjes së dikujt që thotë në ambientet e Xhamisë, Shtëpisë Zotit;” ” … e di une si e donit ju tju nxirrja tgjithve prej b… jashtë… “. Nëse ju thoni se duhet djemtë tanë të paraqiten; ne ju themi kjo është e pamoralshme pra!

Ndērkohë polici në fjalë në flet thirrjen e tij ai vendos datën 2019 përse e bën këtë nuk e di?!

Prej vitesh me shumë lezet njerëz brenda instititucioneve te ndryshme na bënin neve delen e zezë për vjedhjet për paudhësitë e tyre; i kemi bajtë në kurriz po nuk ju bajmë më.

STOP!

Sqarim: Këtu do të sjell shkresat e tij pasi dështoi edhe ka filluar shantazhin per rekrutim po do sjell edhe deklaraten time për situatën në fjalë.

Po ju sjell si matreal edhe videon turfulluese të tij ku shan ofendon edhe shantazhon

ahmet kalaja hoxhe

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin