LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi/ Zyrtarët e policisë favorizonin trafikimin e qenieve njerëzore, SPAK i arrestoi sot

Emigrimin e paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Në realitet, rritja e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe niveli i larte i varfërisë, ka sjellë një vale te re emigrimi nga vende si Siria, Iraku, Maroku, Egjipti, India, Pakistani, Bangladeshi por edhe nga vende te Afrikës qendrore.

12 April 2024, 21:44 Nga M.B
Denoncimi/ Zyrtarët e policisë favorizonin trafikimin e qenieve
Edmond Braho

TIRANA- Dhjetë ditë më parë një grup prej 7 emigrantesh klandestinë nga Pakistani, humben jetën në një aksident rrugor në aksin Përmet-Këlcyrë, duke rikthyer ne vëmendje, një drame njerëzore qe konsumohet çdo dite përpara syve tanë.

Emigrimin e paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Në realitet, rritja e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe niveli i larte i varfërisë, ka sjellë një vale te re emigrimi nga vende si Siria, Iraku, Maroku, Egjipti, India, Pakistani, Bangladeshi por edhe nga vende te Afrikës qendrore. Çdo vit rreth 1 milion persona lënë vendin e tyre duke kërkuar ëndrrën europiane, shpesh here ne udhëtime rraskapitëse qe zgjasin me muaj te tere.

Siç është rasti i këtij zotërie dhe djalit të tij 15 vjeçar me të cilët u njohëm në Beograd. Për shkak të pozicionit, në zemër të gadishullit ballkanik, Shqipëria,  është kthyer në një rrugë kalimi tepër e rëndësishme për këta persona. Emigrantët nga Lindja e Mesme kalojnë kufirin nga Greqia, dhe më pas drejtohen për në veri, në kufirin shqiptaro-malazez, duke përshkuar Shqipërinë në të gjithë gjatësinë e saj.

Të njëjtin itinerar tentuan dhe 7 pakistanezët që fatkeqësisht humbën jetën në shtratin e lumit Vjosë. Kjo forme e emigrimit te paligjshëm, ajo klasikja, ka linjat e saj ne te cilat emigrantet fatkeqe kalojnë dore me dore në një zinxhir trafikantesh përgjatë gjithë rajonit te Ballkanit. Por ka edhe një linje tjetër të kamufluar mjaft mirë qe funksionon prej vitesh ne territorin tone. Agjencitë e punësimit, sepse mes qindra emigrantëve të ligjshëm që vijnë në Shqipëri për të punuar, ka shumë prej tyre që e shohin vendin tonë si një trampolinë drejt Europës.

Duke parë dëshirën e ethshme të tyre për të prekur tokën e premtuar, trafikantet jane gjithmonë aty, të gatshëm për të bërë lëvizjet e duhura në këmbim të shumave që arrijnë deri në 5000 euro për person. Pikërisht këtu hyjnë në lojë agjencitë e punësimit dhe zyrtarët e korruptuar. Ky zotëri quhet Talal, dhe ka ardhur nga Dubai në Shqipëri në vitin 2016. Ai është një ndër personat e parë që hapi një agjenci punësimi në Shqipëri, me qëllim sjelljen e punëtorëve nga Lindja e Mesme.

Pas denoncimit të tij që u bë publik dy vite më parë nga emisioni Top Story, policia reagoi menjëherë duke pezulluar drejtuesit e atëhershëm të drejtorisë rajonale te kufirit dhe emigracionit, te përfshire ne këtë afere. Madje ata u morën  si të pandehur, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, falsifikimin e dokumenteve dhe dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri.

Personat e arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ishin Enkelejda Toska drejtoresha e institucionit, Besnik Zela shef i sektorit, Altin Hasani shefi i seksionit dhe Albana Metko, specialiste. Por çfarë ndodhi pas këtij operacioni të bujshëm?

Gjykata vendosi ne lirimin e këtyre zyrtareve dhe askush nuk u dënua, madje u rikthyen serish ne pozicione pune të ngjashme. Në momentin që kaloi materialet hetimore në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, prokurori i çështjes ka pushuar akuzat për veprat penale te shpërdorimit te detyrës dhe falsifikimit te dokumenteve, duke lënë vetëm atë te kalimit te paligjshëm te kufirit. Akuzë që u rrëzua në vendimin përfundimtar të gjykatës dhe që natyrisht liroi kupolën drejtuese të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe të Emigracionit. Por duket se dikush duhej bërë kokë turku. Prandaj i vetmi që u ndoq penalisht ishte i pandehuri Sami Hoxha. As më pak e as më shumë por ish-bashkëshorti i drejtoreshës, Enkelejda Toska.

Pra, ai kryen veprat penale ‘Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit’ dhe ‘falsifikim të dokumenteve’, në një sektor ku ish-bashkëshortja është drejtoreshë, dhe kjo fundit nuk di asnjë gjë. Nejse, ky mund të konsiderohet një dëm anësor. E rëndësishme është që pas lënies të lirë nga gjykata, pothuajse të gjithë të akuzuarit, iu rikthyen karrierës në radhët e policisë. Rastësi apo jo, njëkohësisht me pafajësinë e zyrtarëve të emigracionit, lulëzoi edhe biznesi me emigrantët i agjencive të punësimit, të cilat e përdornin këtë emër vetëm për të fshehur objektivin e vërtetë të aktivitetit që kryenin.

Kjo vërtetohet nga ky përgjim me Edmond Brahon njërin nga ish-vartësit e katër të akuzuarve. Në këtë video, Edmond Braho, shef i emigracionit të parregullt po flet me një person i cili kërkon të favorizohet për viza të emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Altini për të cilin po flitet, është ish-shefi i seksionit Altin Hasani i cili ishte akuzuar nga SHÇBA-ja për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe ‘Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’. Pasi këtu akuza ranë, ai u rrit në detyrë  duke u emëruar specialist i vizave për kufirin dhe migracionin. Duket që ky zotëri është vërtetë specialist.

A është kjo një skemë e mirëorganizuar trafiku dhe korrupsioni në zyrat e shtetit? Këtë shpresojmë që ta zbërthejnë organet ligjzbatuese. Ajo që kuptojmë ne për momentin është se akuzat, këtij personi, i vijnë nga të gjitha anët.

Skema korruptive e krijuar nga autoritetet e emigracionit, duket se ka funksionuar prej kohesh ne perfeksion. Për ta kuptuar këtë mjafton të dëgjojmë se çfarë thonë këta të rinj indianë që kanë ardhur në Shqipëri me vizë pune por me qëllime të qarta. Kemi ardhur me vizë pune, kemi paguar 2500 euro për të ardhur, ndërkohë që synimi ynë është të shkojmë në Itali, do paguajmë dhe kaq, për të shkuar. Dhe organizatorët kryesorë janë ata që duhej ta luftonin këtë fenomen, Autoritetet e emigracionit të cilëve i kërkuam informacion për korrupsionin hapur që kryenin. Përveç qasjes së dhunshme në zyrat e emigracionit, nuk morëm asnjë përgjigje për këtë aferë korruptive.  

Në vijim të këtyre denoncimeve, sot në mëngjes, SPAK ka lëshuar 26 urdhër-arreste, duke vënë në pranga edhe zyrtarë të lartë të emigracionit të lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Kuptohet që nuk mungonin emrat e Altin Hasanit dhe Edmond Brahos, du protagonistëve të investigimit tonë, të cilët akuzohen për ‘kryerje të veprës penale nga organizata kriminale apo grup kriminal’ dhe ‘korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’. Shpresojmë që kësaj radhe, gjërat të mos përsëriten, dhe zyrtarët e korruptuar të mos rikthehen më në ato zyra të shtetit, në të cilat kishin mision të vetëm, zhvatjen e fatkeqëve që vijnë me shpresën e një jete më të mirë./ Piranjat

emisioni piranjat

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin