LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunoi për vdekje 58-vjeçarin grek/ Momenti kur shqiptari ndjek me motor shoferin dhe e nxjerr zvarrë nga makina (PAMJET)

Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, tha se pa veprimet e viktimës, nuk do të kishte autor krimi.

19 November 2025, 15:48 Nga E. D
Dhunoi për vdekje 58-vjeçarin grek/ Momenti kur shqiptari ndjek me
pamje nga vendngjarja

GREQI- Janë publikuar pamjet nga krimi i ndodhur pak ditë më parë në Greqi, ku një 29-vjeçar shqiptar dhunoi për vdekje shoferin grek 58-vjeçar. Në pamje shihet 29-vjeçari, duke e ndjekur me motor dhe më pas duke e dhunuar.  Pamjet e “Protothema”, të marra nga një kamera sigurie në zonë, tregojnë shqiptarin, tashmë të arrestuar, duke rrëfyer se e ka goditur viktimën, pas një grindjeje për të drejtën e kalimit në rrugë, duke e ndjekur 58-vjeçarin dhe goditur atë për vdekje.

Dhunoi për vdekje 58-vjeçarin grek/ Momenti kur shqiptari ndjek me

Në deklaratat e tij, avokati i 29-vjeçarit, Ioannis Glykas, tha se pa veprimet e viktimës, nuk do të kishte autor krimi. Kjo do të thotë se nëse 58-vjeçari nuk do ta kishte spërkatur me spraj 29-vjeçarin, ky i fundit nuk do ta kishte sulmuar. Së fundmi, ai tha se asgjë nuk justifikon marrjen e një jete. Duhet theksuar se 29-vjeçari është arrestuar tre herë në të kaluarën, por këto arrestime kishin të bënin me vepra penale që janë në nivelin e kundërvajtjes, për të cilat nuk parashikohet ndalimi i përkohshëm i të akuzuarit.

Dëshmia e një dëshmitari “kyç”

Protothema shkruan se një dëshmitar i rëndësishëm ka përshkruar para policisë mënyrën se si nisi ndjekja mes autorit dhe viktimës. Sipas dëshmisë së tij, ngjarja nisi në rrugën Frantzi, ku dy drejtuesit u konfliktuan verbalisht. Sipas tij, 29-vjeçari e goditi me grusht 58-vjeçarin dhe situata u duk se u qetësua për një moment.

Megjithatë, shoferi 58-vjeçar e ndoqi të riun deri në një palestër pranë shtëpisë së tij, ku 29-vjeçari ishte drejtuar me motor. Aty ai i zuri pritë me synimin për t’i kërkuar llogari dhe sapo e pa motoristin e ri të hipte në motor, e thirri dhe e spërkati me spraj piper.

“Më pas 58-vjeçari shtoi shpejtësinë dhe u drejtua drejt bulevardit “Makhis Analatou”, ndërsa 29-vjeçari e ndiqte nga afër. Pak minuta më vonë, autori e bllokoi viktimën në fundin e një rruge pa dalje, në rrugën Soulier, ku e goditi deri në vdekje”, tregoi ai.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitarit okular, i cili doli nga palestra dhe pa konfliktin, ka folur mbi dinamikën e ngjarjes.

“Ai erdhi këtu rreth orës 16:15 dhe i tha dikujt në palestër se rreth gjysmë ore më parë pati një konflikt pranë Frantzit me një drejtues makine. Më tha ‘u ngatërrova në rrugë, dikush më bllokoi me motor’. I thashë “ngadalë se do më vrasësh” dhe ai m’u përgjigj “ik mor m…

Erdhi këtu, qëndroi rreth një çerek ore, bëri shaka me disa persona në palestër dhe pasi u qetësua u nis të largohej. Doli jashtë dhe hipi në motor. Tjetri kishte parkuar pranë pemës dhe po e priste. Sapo e pa, u dëgjua zhurma e rrotave dhe erdhi me makinë pranë tij duke e spërkatur”, tha ai.

Sipas dëshmitarëve, shqiptari e kishte helmetën e ulur, kështu që spraji nuk e kapi shumë. Ata thone se shoferi nuk zbriti nga makina, vetëm i tha “eja t’ju them diçka”, dhe iu afrua te xhami dhe e spërkati.

“Dëgjova zhurmën, dola jashtë dhe e pyeta “çfarë ndodhi?”. “Më spërkati me spraj”, më tha, dhe pastaj nisi ta ndjekë me motor”, tregoi ai në polici./Dosja.al

Klikoni për të parë VIDEON

greqi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin