Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai theksoi se këtë herë sheshi nuk është mbushur nga partitë politike, por nga qytetarët.

TIRANË- Gazetari Osman Stafa, duke folur në protestën e 76-të, e ka cilësar këtë tubim si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit. Ai theksoi se këtë herë sheshi nuk është mbushur nga partitë politike, por nga qytetarët. Ai theksoi se largimi i shqiptarëve nga vendi është pasojë e politikave që nuk u kanë dhënë mundësi të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Gazetari ngriti gjithashtu shqetësimin për gjendjen e sistemit shëndetësor, duke përmendur rastet e pacientëve që përballen me mungesë të trajtimit të duhur.
“Kjo protestë është më e bukura që ka parë historia. 76 ditë nuk janë numra që këta duan t’i shesin, por është historia më e bukur që ka parë vendi në gjithë historinë e saj. Ju nuk jeni vetëm protestues, por misionarë, që nuk i ka parë vendi në gjithë historinë e tij. Është fatkeqësi që këto sheshe i ka mbushur partia, por këtë herë i ka mbushur Shqipëria. Ky shesh nuk e duron dot më vjedhjen, shpopullimin. Qytetarë, nuk jeni vetëm kaq, por sa shumë mbështetje, sa shumë zemra janë në këtë protestë. Diaspora erdhi, zemra e Shqipërisë. Diaspora, e cila u detyrua që të largohej nga Shqipëria.
Ata që shoqërova që nga Stacioni i Trenit, ishin këta të rinj, por kishin dashurinë për Shqipërinë dhe fluturuan me mijëra kilometra për të valëvitur flamurin kuqezi. Politika i largoi nga vendi, nuk i la që të ndërtonin familjen e tyre, të ardhmen. Diaspora ka për t’ua kthyer reston këtyre. Këta i larguan. Prindërit nuk kanë mundësi që të shohin fëmijët e tyre. Edhe kur ikin në botën tjetër, ikin me brenga. Sa shumë mesazhe kam marrë këto kohë të atyre prindërve që rrisin fëmijët jashtë dhe kanë brenga për prindërit e tyre. Faleminderit diasporë, që nuk e braktisni këtë komb. Është historike kjo protestë që ndodhi në Shqipëri, në këtë shesh. Është kaq historike protesta që bën diaspora në çdo shtet.
Nuk janë korba, zorra, por më të bukurit e flamurit kuqezi! Sikur të ishin ngritur shqiptarët vetëm për spitalet, për Onkologjikun apo Neurologjinë. A ka fund më të trishtueshëm për një njeri që jeton dhe punon në Shqipëri dhe kur shkon me goditje në kokë i japin një zgjidhje: ose vdis, ose paralizohu! Jemi në ditët më të nxehta të verës, por si trembi shqiptarët? I ka bërë që të prishin planet dhe të jenë këtu në shesh. Më besoni, më shumë se kjo nxehtësi, nxehtësinë reale e ndjejnë këta këtu, politikanët, pasi po vjen shtatori. Shtatori do të jetë për Shqipërinë, jo për partinë," tha Stafa./Dosja.al
TIRANË- Pamjet nga protesta masive që po zhvillohet në Tiranë tregojnë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme qytetar...
TIRANË- Një emigrant nga Greqia, duke folur në protestën kundër qeverisë deklaroi se është “mëkatar” ...
TIRANË- Një shqiptare që jeton në Itali i është bashkua protestës në Tiranë, duke treguar se edhe në Itali d...
TIRANË- Një emigrant nga Gjermania i është bashkuar protestës së qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramë...
GJERMANI- Një e re që jeton në Gjermani, me profesion politologe, i është bashkuar protestës së 76 kundër qeverisë...
TIRANË- Protestuesit i janë afruar godinës së Kryeministrisë me thirrjet "Polici këtu na ke, shiko krimin e jo ne". Gjat&eu...
TIRANË- Me thirrjet "Diaspora është këtu" dhe "Edi Rama jep dorëheqjen", qytetarët po marshojnë drejt Kryeministrisë. ...
TIRANË- Një emigrante nga SHBA-ja i është bashkuar protestës kundër qeverisë. Ajo deklaroi se ka lindur atje por shtoi...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka arrestuar Siciljan Cakrajn, i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të l...
TIRANË- Një emigrant nga Italia ka deklaruar në ditën e 76 të protestës se Shqipëria është bërë m&...