23 September 2024, 19:13
Nga M.B
Baba Mondi
TIRANA- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas diskutimeve publike lidhur me krijimin e një shteti të pavarur Bektashi brenda Shqipërisë. Në një deklartë të publikuar në rrjetet sociale, KMSH, shkruan se ata janë përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri. Po ashtu KMSH shkruan se feja islame ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:
1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,
2-Tradita Profetike,
3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu në reagim, KMSH shkruan se shprehin shqetësimin lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë. Sipas KMSH këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë. Në deklaratë thuhet se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.
KMSH thotë se nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë. Në këtë kuptim, shkruan KMSH, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Gjithashtu në deklaratë KMSH thotë se jo nismë është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.
Deklaratë zyrtare:
Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:
Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.
Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:
1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,
2-Tradita Profetike,
3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.
Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.
Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare. Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend. Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.
Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.
Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.
Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim. Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.
kmsh
Aktualitet
23 September 2024, 19:07
M.B
Begtash Muka
MALTA- Drejtësia në Maltë ka shpallur të pavlefshëm arrestimin nga Policia të shqiptarit Be...
Aktualitet
23 September 2024, 19:00
e,d
foto ilustruese
ITALI- 27 perosona janë hetuar në Itali për akuza në lidhje me promovimin dhe mbështetjen e një organiza...
Aktualitet
23 September 2024, 18:18
E. D
fotot ilustruese
GREQI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Omonias, në qendër t&...
Aktualitet
23 September 2024, 16:35
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar sot se pesëmbëdhjetë hetues të AMP...
Aktualitet
23 September 2024, 16:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 42-vjeçar është paraqitur ditën e sotme i plagosur në urgjencën e QSUT-së pë...
Aktualitet
23 September 2024, 13:42
r.ll
lush perpali
TIRANË- Ish-rektori i Kolegjit Universitar WISDOM, Lush Përpali ka folur lidhur me skandalin e shitjes së diplomave nga ky uni...
Aktualitet
23 September 2024, 13:47
I.A
Klodian Rrjepaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka dhënë masën e sigurisë për ish-zv.ministrin...
Aktualitet
23 September 2024, 13:25
r.ll
dritan dajti
TIRANË- Dritan Dajti, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e katër policëve në Durrës kërkon...
Aktualitet
23 September 2024, 12:56
I.A
Rama dhe Baba Mondi
TIRANË- Krijimi i shtetit të pavarur Bektashi në Tiranë ka sjell reagime të shumta nga mediat e huaja dhe ato ...
Aktualitet
23 September 2024, 13:03
S.B
foto ilustruese
MORINË- Një 30-vjeçar është ndaluar në pikën kufitare të Morinës për kontroll t&eu...