3 May 2024, 17:33
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË-Ambasadorët dhe ambasadat në Shqipëri, anëtarë të Koalicionit Botëror të Lirisë së Medias, si edhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Bashkimit Europian kanë dalë me një deklaratë në lidhje me Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Në deklaratën e tyre ambasadorën shprehen se një media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale.
Më tej në deklaratë theksuan rëndësinë e gazetarëve që raportojnë profesionalisht dhe ruajnë standardet e sjelljes, duke përfshirë shmangien e interesave personale, politike apo financiare. Ata inkurajuan mediat të nxisin përfaqësime gjithëpërfshirëse dhe të shmangin diskriminimin dhe paragjykimin.
Gjithashtu në deklaratë u shprehën se sulmet ndaj gazetarëve apo ndaj shtypit të lirë nuk mund të justifikohen kurrë ndërsa iu bën thirrje politikanëve, autoriteteve të zbatimit të ligjit, biznesit të sigurojnë që gazetarët ta kryejnë lirisht detyrën e tyre.
Deklarata e plotë:
Ambasadorët dhe ambasadat në Shqipëri, anëtarë të Koalicionit Botëror të Lirisë së Medias, si edhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Bashkimit Europian u takuan për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, për të ripohuar angazhimin tonë për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.
Ne përsëritëm mbështetjen tonë për Shqipërinë që të vazhdojë të zhvillojë një mjedis mediatik, ku gazetarët profesionistë dhe etikë mund të hetojnë dhe raportojnë në mënyrë objektive, pa frikë dhe pa u intimiduar. Një media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale. Ne theksuam rëndësinë e gazetarëve që raportojnë profesionalisht dhe ruajnë standardet e sjelljes, duke përfshirë shmangien e interesave personale, politike apo financiare. Ne inkurajojmë mediat shqiptare të nxisin përfaqësime gjithëpërfshirëse dhe të shmangin diskriminimin dhe paragjykimin. Ne përqafojmë rëndësinë e gazetarisë dhe lirinë e shprehjes në përballen me krizën globale të mjedisit.
Ne diskutuam mbi shqetësimet për raportet e fundit të sulmeve dhe abuzimeve drejtuar gazetarëve, duke përfshirë diskriminimin me bazë gjinore, dhe ritheksuam angazhimin tonë për të folur hapur kur kjo ndodh. Sulmet ndaj gazetarëve apo ndaj shtypit të lirë nuk mund të justifikohen kurrë. Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duartrokasim trimërinë e gazetarëve në raportimin e së të vërtetës duke u mundësuar qytetarëve të marrin informacion të saktë. Ne u bëjmë thirrje politikanëve, autoriteteve të zbatimit të ligjit, biznesit të sigurojnë që gazetarët ta kryejnë lirisht këtë detyrë jetike.
media liri e shtypit ambasadat perendimore
Aktualitet
3 May 2024, 16:47
r.ll
valentin preçi
TIRANË- Komisioneri Publik Florian Ballhysa ankimoi të premten vendimin e Komsionit të Pavarur të Kuali...
Aktualitet
3 May 2024, 16:06
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Nga viti në vit, ritmet e rënies së nxënësve në arsim po rriten si pasojë e uljes së l...
Aktualitet
3 May 2024, 15:47
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohen dy persona dhe procedohen dy të tjerë në Korçë për vepra të ndryshm...
Aktualitet
3 May 2024, 15:38
r.ll
Gent Sejko dhe çifti Olsi dhe Elda Ibro
TIRANE- Një ditë pasi ZËRI publikoi detaje nga komunikimi mes Bankës s&e...
Aktualitet
3 May 2024, 15:33
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet në flagrancë 39-vjeçari me inicialet K.M në Korçë. Mësohet se ky ...
Aktualitet
3 May 2024, 15:05
I.A
Harta
TIRANË- Shqipëria humbi tre vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias gjatë vitit të kaluar në ...
Aktualitet
3 May 2024, 14:39
I.A
Sejko
TIRANË- Në vitin 2016, Kristo Puleshi nuk e mori seriozisht kërkesën e zyrës Albanian Debt Collection Agency, ADCA, për...
Aktualitet
3 May 2024, 14:32
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Raporti përmbledhës i sistemit gjyqësor në vend për vitin 2023 nga Këshilli i Lartë Gjyqëso...
Aktualitet
3 May 2024, 14:27
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me rrjetin e prostitucionit me transgjinorë në Tiranë...
Aktualitet
3 May 2024, 13:50
M.B
Erinda Ballanca
TIRANA- Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe lidhur me këtë institucioni i Avokatit t&eu...