LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta masive në Tiranë/ Shpaloset manifesti: Qeveri transitore e votuar nga populli, vetting për çdo politikan!

Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët janë grumbulluar në shesh për ta vazhduar tubimin e tyre duke marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur para Kryeministrisë.

8 June 2026, 19:05 Nga E.d
Protesta masive në Tiranë/ Shpaloset manifesti: Qeveri transitore e
Foto

TIRANA- Një manifest politik me titull “Për Mbylljen e Tranzicionit në Shqipëri” ka paraqitur një sërë kërkesash drejtuar institucioneve të sigurisë, drejtësisë dhe politikës shqiptare, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike dhe transitore si rrugëdalje nga kriza politike në vend.

Në dokument kërkohet që Forcat e Armatosura dhe institucionet e sigurisë të garantojnë mbrojtjen e integritetit territorial të Shqipërisë dhe të aseteve strategjike, me fokus të veçantë te Sazani dhe Zvërneci, duke siguruar që çdo veprim mbi këto territore të jetë në përputhje me ligjin dhe interesin publik.

Manifesti i bën thirrje SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që të zhvillojnë hetime të plota dhe të pavarura për çdo vendimmarrje, kontratë apo procedurë që lidhet me administrimin dhe përdorimin e pasurive publike strategjike. Në këtë kuadër kërkohet verifikimi i rolit të Kryeministrit Edi Rama, Këshillit të Ministrave dhe zyrtarëve të tjerë publikë nëse konstatohet dyshim për shkelje ligjore apo cenim të interesit publik.

Po ashtu, në dokument kërkohet që SPAK-u të hetojë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha për çdo implikim të mundshëm në çështjen e tokave të Zvërnecit, si dhe të hapen dosjet që lidhen me të dhe familjen e tij.

Një nga pikat kryesore të manifestit është krijimi i një qeverie teknike, apartiake dhe transitore, e përbërë nga ekspertë, përfaqësues të diasporës dhe personalitete të shoqërisë shqiptare, pa lidhje me partitë aktuale politike.

Mes kërkesave të tjera renditen vetingu politik për zyrtarët e përfshirë në afera korruptive apo me lidhje me krimin, vetingu i Policisë së Shtetit, mbështetja e plotë për SPAK-un dhe BKH-në në hetimin e çështjeve të mëdha si Gërdeci, 21 Janari, inceneratorët, sterilizimi dhe dosje të tjera me interes publik.

MANIFEST PËR MBYLLJEN E TRANZICIONIT NË SHQIPËRI

PËR INSTITUCIONET E PAKAPURA:

THIRRJE! Forcat e Armatosura dhe institucionet e sigurisë duhet të mbrojnë integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht asetet me rëndësi strategjike si Sazani dhe Zvërneci, duke siguruar që çdo veprim mbi këto territore të jetë në përputhje të plotë me ligjin, interesin publik dhe kontrollin institucional.


THIRRJE! SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të hetojnë në mënyrë të pavarur, të plotë dhe të paanshme çdo vendimmarrje, kontratë, procedurë apo ndikim politik që lidhet me administrimin, dhënien në përdorim apo privatizimin e pasurive publike dhe zonave strategjike, përfshirë Sazanin, Zvërnecin dhe çdo territor tjetër me rëndësi kombëtare. Hetimi duhet të përfshijë përgjegjësinë institucionale të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të Këshillit të Ministrave dhe të çdo zyrtari publik të përfshirë në këto procese, nëse ka indicie për shkelje të ligjit, konflikt interesi, abuzim me detyrën apo cenim të interesit publik.


THIRRJE! SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të hetojnë Sali Berishën për çdo implikim të mundshëm, qoftë edhe indirekt, në çështjen e tokave të Zvërnecit, përfshirë çdo vendimmarrje apo ndikim gjatë periudhës së qeverisjes së tij. Mbi të gjitha, duhet të hapen të gjitha dosjet që lidhen me të dhe me familjen e tij, të cilët kanë statusin "non grata" nga SHBA-ja, shteti i djepit të demokracisë; aleati që mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920, si dhe aleati kryesor në ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës në vitin 1999, përballë gjenocidit serb mbi popullin shqiptar.

KRIJIMI I QEVERISË TRANSITORE:

Duhet të ndërtohet menjëherë një qeveri teknike, apartiake dhe transitore, e votuar drejtpërdrejt nga populli. Çdo ministër duhet të jetë pa lidhje me partitë politike aktuale dhe të vijë nga radhët e ekspertëve të fushave përkatëse, personaliteteve të shoqërisë shqiptare, diasporës, trevave shqiptare dhe vetë Shqipërisë. Kjo qeveri duhet të udhëhiqet nga parimet e përgjegjësisë kombëtare, integritetit publik dhe dashurisë për atdheun, duke marrë si frymëzim Dekalogun e të atdhedashurit Mit'hat Frashëri, birit të Abdyl Frashërit, një prej figurave më të ndritura të Lidhjes së Prizrenit.

PËR QEVERINË TRANSITORE:

1. Veting politik i plotë për çdo politikan të akuzuar, të marrë të pandehur, të shpallur "non grata", të lidhur me krim të organizuar, korrupsion, pastrim parash ose afera të rënda publike. 2. Veting i Policisë së Shtetit, për të pastruar institucionin nga ndikimet kriminale, politike dhe korruptive.


3. Mbështetje e plotë për SPAK-un dhe BKH-në, për hetimin pa kompromis të çdo afere që ka dëmtuar interesin publik: Gërdeci, 21 Janari, dosja Ahmetaj, inceneratorët, sterilizimi dhe çdo dosje tjetër ku është grabitur shteti shqiptar.


4. Zgjidhje e konflikteve pronësore përmes një komisioni të posaçëm, transparent dhe të pavarur, që i jep fund kaosit të pronave dhe padrejtësive shumëvjeçare.


5. Krijimi i Ministrisë së Diasporës, si urë shtetërore me shqiptarët jashtë vendit, përmes:


"Kartës së Shtetasit të Jashtëm Shqiptar", sipas modelit OCI të Indisë, për lidhjen institucionale të diasporës me Shqipërinë.


"Bonos së Diasporës", si instrument financiar për zhvillim ekonomik, kulturor dhe kombëtar.


Krijimit të departamenteve të posaçme për trajtimin e problemeve të shqiptarëve në Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, çështjen e Çamërisë dhe pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës.


SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE


KRIJIMI I QEVERISË TRANSITORE


SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE


KRIJIMI I QEVERISË TRANSITORE./Dosja.al

protesta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin