6 January 2025, 14:28
Nga M.B
Babai dhe viktima
SHKODRA- Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj që u ekzekutua me breshëri plumbash në makinë mbrëmjen e 4 janarit, ka rrëfyer bisedën e fundit me të birin. Fatmir Mataj ka rrëfyer për Top Channel se komunikimi i fundit me të birin ishte kur 33-vjeçari po largohej nga banesa dhe i tha që do të ikte të takonte një njeri. Ai shtoi se telefonoi të birin, por Ramazani nuk ia hapi telefonin pasi ishte i vdekur.
Ai rrëfeu se djali i tij priste të fejohej dhe se do largohej në Gjermani pasi t’i dilnin letrat, ndërsa theksoi se i biri nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri. Fatmir Mataj i bëri thirrje shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në të kundërt, deklaroi se ‘do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet’.
Pjesë nga rrëfimi i tij:
Komunikimi i fundit në orën 20:20 kur doli nga shtëpia. Më tha ‘do të iki të takoj një njeri’, nuk di asgjë tjetër. Nuk më është përgjigjur në telefon, jo se nuk e ka hapur, por ishte i vdekur. Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë, as debat me askënd. I kërkoj shtetit mos të hapim viktima më tepër, të vendosë dorën në zemër, të marrë vesh këto probleme, se nuk jemi në dijeni për asgjë. Nuk kam dyshuar për asgjë, s’kam pas frikë sepse kur nuk ke debat me askënd. Kemi qenë vetëm për një kafshatë bukë.
Djali punonte në Mal të Zi, po priste fejesën dhe letrat e Gjermanisë. Kaq ishte jeta e tij. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Kur nuk e vendos dorën në zemër shteti do e zgjidh vetë, Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë. Nuk kemi asnjë dyshim. Djali më shprehte çdo gjë, më thoshte për gjithçka, jam në dijeni të çdo gjëje të tij. Nuk e bënte asnjë hap pa fjalën time. Kemi qenë njerëz familjar dhe të rregullt. Në Belgjikë ka qëndruar 1 vit, erdhi për letrat, i hodhi letrat për në Gjermani dhe derisa t’i dilnin letrat iku në Mal të Zi.
Çfarë janë këto rrjetet e telefonave, i kam lexuar, ju lutem nuk jemi njerëz që merremi me gjëra të pista. Nuk kemi lidhje me askënd, vetëm punë-shtëpi. Shtetit i kërkojmë drejtësi, të mos ketë viktima të tjera. Do ta kërkoj vetë nëse nuk gjendet, dhe nuk do të shkojë gjatë. Kur nuk jemi në dijeni ne familja, nuk kam asnjë dyshim se do të kisha vepruar brenda 24 orëve. Do kisha bërë punët e mia. Nuk është gjetur as thikë, as pistoletë, as asgjë, ishte i papërgatitur. Na kanë njoftuar për vrasjen e djalit.
vrasja ne shkoder
Aktualitet
6 January 2025, 14:05
M.B
Foto ilustruese
GRAMSH- Laboratori i analizave mjekësore në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh është p&eu...
Aktualitet
6 January 2025, 13:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Statusi i të rinjve shqiptarë (15-29 vjeç) në tregun e punës për vitin e shkuar tregon një rea...
Aktualitet
6 January 2025, 13:28
ZH.LL
marijuane-celular
GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur duke transportuar me aut...
Aktualitet
6 January 2025, 13:25
I.A
SPAK
BERAT- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për 17 personat e përfshirë në kultivimin e kanabisit në s...
Aktualitet
6 January 2025, 12:42
ZH.LL
Berat
BERAT- Berati ka kremtuar këtë 6 janar 'Ditën e Ujit të Bekuar'. Ceremonia fetare u zhvillua në kishën e Shën Dhim...
Aktualitet
6 January 2025, 12:34
ZH.LL
fier
FIER- Qyteti i Fierit ka mbledhur sot besimtarët ortodoksë për të kremtuar 'Ditën e Ujit të Bekuar'. Besimtarë t&eu...
Aktualitet
6 January 2025, 12:25
ZH.LL
vlore
VLORË- Besimtarët ortodoksë të Vlorës kanë kremtuar sot Ditën e Ujit të Bekuar. Një ditë&...
Aktualitet
6 January 2025, 12:16
ZH.LL
durres
DURRËS- Në kremtimin e Ditës së Ujit të Shenjtë, u krye rituali i hedhjes së kryqit në ujë edhe në...
Aktualitet
6 January 2025, 12:18
M.B
Kryepeshkopi Anastas Janullatos
GREQIA- Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet i shtruar prej 3 janarit në spitalin Ungjillëzimi n&eum...
Aktualitet
6 January 2025, 12:08
ZH.LL
autori
SARANDË- Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi një çantë me 6,000 euro në nj&e...