LIVE UPDATES
Aktualitet

Dokumenti! Dyshimet që lidhën Ervis Martinajn me ekzekutimin e Artan Santos, u hapen kamerat, por krimi s'u zbardh

Aty u gjetën dy skafandra të ngjashme që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta me ato të autorëve të krimit. Verifikimet ndaj Martinajt nisën pas kqyrjes së kamerave të sigurisë ku autorët, ishin parë në afërsi të vendit ku ai jetonte.

27 September 2022, 22:18 Nga k.m.

Dokumenti! Dyshimet që lidhën Ervis Martinajn me ekzekutimin e Artan

Emri i Ervis Martinajt sa vinte dhe peshonte më fort pasi ai përflitej në ngjarje të bujshme. Një tjetër krim ku ai u përfol përsëri, ishte vrasja e bankierit Artan Santo. Sipas informacioneve të atëhershme dyshohej se motori që u përdor nga vrasësit e Santos ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe.

Bazuar në këtë informacion, efektivët e ndërhyrjes së shpejtë më 27 qershor 2014, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në magazinat e tij. Aty u gjetën dy skafandra të ngjashme që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta me ato të autorëve të krimit. Verifikimet ndaj Martinajt nisën pas kqyrjes së kamerave të sigurisë ku autorët, ishin parë në afërsi të vendit ku ai jetonte.

“Po ashtu, nga ana jonë është sekuestruar serveri i kamerave të lokal “V”, dhe nga serveri është përfituar një pamje e datës 17.06.2014, ora 8:21 ku shfaqen dy autorët e dyshuar me një motor tjetër duke dalë nga parkimi i këtij lokali. Në bazë të informacioneve rezulton se në afërsi të këtij ambienti jeton Ervis Martinaj”.

Në vitin 2015, ai do të përfshihej në një tjetër vrasje. Pas një konflikti verbal shoqëruesit e Martinajt qëllojnë dhe vrasin Enton Nikën në parkimin e një lokali në Linzë. Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë. Sipas vendimit të gjykatës që Inside Story zotëron Ervis Martinaj u deklarua fajtor për moskallëzim krimi, pavarësisht se të dhënat zbulojnë që ishte pikërisht ai nismëtari i konfliktit.

Referuar dëshmive në dosje, teksa Martinaj dhe miqtë e tij largoheshin nga lokali, shikon që afrohen pronari Ismet Gaxherri dhe Enton Nikaj. Ai ndal mjetin e blinduar që drejtonte duke pretenduar se një prej personave i kishte para borxh.

“Ismet Gaxherri ka shpjeguar se, me te pandehurin Ervis Martinaj nuk ka patur lidhje të ngushta shoqërore por, para disa kohësh ai i ka marrë borxh një shumë prej 280 mijë eurosh, pasi ka hapur një lokal në Linzë. Këtë shumë parash Ismeti ia ka shlyer pas dy vitesh”.

Martinaj i afrohet Gaxherrit dhe Nikajt. Këtij të fundit i drejtohet në mënyrë kërcënuese siç sqarohet në dosje.

“A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj”. Entoni i ka thënë “qofsh me shëndet, unë jam Enton Nikaj. Nuk te njoh por më largo pak ate doren nga qafa” dhe menjëherë ja ka kapur dorën”.

Në këto momente, miqtë e Martinajt kanë goditur me qytën e pistoletës Ismet Gaxherrin duke e mbajtur të neutralizuar. Gjatë konfrontimit, plumbi që doli nga arma e Emiljano Tashos i mori jetën Nikajt. Ai u dënua për vrasjen ndërkohë, Martinaj që dukshëm kishte rol drejtues në grup, u dënua vetëm për moskallëzim krimi. Roli drejtues i tij zbulohet edhe kur një prej pejsëtarëve të grupit i kërkon të vrasin dëshmitarin Gaxherri. Por, Visi e urdhëron të mos e kryejë këtë krim.

“Krimi i organizuar e ka realizuar qëllimin e vetë, është lidhur me agjencitë ligjzbatuese dhe asnjëherë nuk kemi rezultat për hetimin e këtyre veprave penale. Fakti që këto vepra penale numërohen të njpasnjëshme vit pas viti tregon se qëllimi i organeve ligjzbatuese për të parandaluar është i dështuar” u shpreh Eugen Beci, ish- prokuror./TopChannel

vrasja e artan santos artan santo zhduket ervis martinaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin