LIVE UPDATES
Aktualitet

'DOSJA-JOSIFI'-Zanafilla, si u përfshi këshilltari i Xhaçkës në ortakërinë me bossin gjeorgjian të kriptovalutave, festa luksoze si "Getsbi i Madh" dhe heshtja në Shqipëri

Amant Josifi është një nga emrat kryesorë që kërkohen nga autoritetet spanjolle për çështjen e mashtrimit përmes investimeve në kriptovalutë. Por edhe pse në Shqipëri emri i tij përmendet pak, historia nuk ka nisur sot. Një konsorcium me gazetarë nga 23 vende, zbuloi në vitin 2020 se Amant Josifi, asokohe këshilltar i Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka ishte përfaqësues në Shqipëri i Milton Group. Milton Group akuzohej në Ukrainë për mashtrim me kriptovalutë. Ai u filmua në festat e kompanisë për fundvit ndërsa kur gazetarët e pyetën për lidhjen me mashtrimet, tha se nuk kishte përparësi biznesin por punën si Këshilltar.

2 December 2022, 11:16 Nga Fjola Graçi
'DOSJA-JOSIFI'-Zanafilla, si u përfshi këshilltari i
Amant Josifi dhe David Todua

TIRANE- "Dosja" sjell sot zanafillën e parë të përmendjes së emrit të biznesmenit Amant Josifi në një çështje të mashtrimit përmes kriptovalutës tashmë me përmasa ndërkombëtare. Ishte viti 2020, kohë kur në ministrja Olta Xhaçka drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Në atë kohë, Amant Josifi ishte ende pjesë e kabinetit të saj. Si rrufe në qiellin e pastër të Tiranës, më 4 mars 2020, një artikull i botuar nga OCCRP (Projekti për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit) ku pjesë ishte edhe gazetarja Lindita Çela, u pa si i pabesueshëm në Shqipëri. Akuza ishte e rëndë dhe e pabesueshme. Këshilltari i Ministres së Mbrojtjes akuzohej për një lidhje direkte në skemën e mashtrimit me Call Centerat përmes investimeve në kriptovalutë, e po ashtu ai akuzohej për një lidhje biznesi me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Investigimi u bë nga një ekip ndërkombëtar gazetarësh të cilët publikuan edhe një foto të Amant Josifit, me David Todua, i cili është cilësuar si një ndër njerëzit kryesorë në skemën e mashtrimit. OCCRP mundi të zbulojë se Call Center i Milton Group në Kiev është pjesë e një rrjeti të operacioneve të ngjashme në disa vende ku punësohen një ushtri shitësish për të bindur viktima nga e gjithë bota të hedhin para në investime të dyshimta. Ky është edhe artikulli i parë për të vazhduar me investigimet e mediave botërore, ku jo më larg se dy ditë më parë, El Pais zbërtheu raste konkrete të mashtrimit, ku vetëm në Spanjë, një të moshuare, Call Center-i i drejtuar nga Amant Josifi i vodhi 800 mijë euro. 

Artikulli i plotë i OCCRP

Në festën e çmendur të Milton Group për fundvitin 2020, qindra të rinj pinin dhe kërcenin gjatë gjithë natës, ndërsa disa nga njerëzit kryesorë të dhomës dolën nga festa për të pozuar në një foto së bashku. Të veshur thuajse njësoj, me kostum të zi, kokë të rruar dhe me truproja, ata u rreshtuan në ballë të një sfondi me pisha të zbukuruara me kupa ari dhe që stolisej me urimin “Gëzuar Vitin e Ri! Milton Group”. Këto foto përfunduan në Instagramin e dy pjesëmarrësve dhe shërbyen si një e dhënë kryesore për gazetarët që të kuptonin se Milton Group e tejkalon Ukrainën, atje ku nisi edhe skema e mashtrimit, nga ku u morën qindarkat e fundit të viktimave. Duke përdorur provat nga media sociale, intervistat me punonjës të call centerave, dhe raportime të fshehta, OCCRP mundi të zbulojë se Call Center i Milton Group në Kiev është pjesë e një rrjeti të operacioneve të ngjashme në disa vende ku punësohen një ushtri 'shitësish' për të bindur viktima nga e gjithë bota të hedhin para në investime të dyshimta.

Në pamjet e festës në Instagram, duket një këshilltar zyrtar i ministrit të mbrojtjes të Shqipërisë që qëndron në rreshtin qendror. Pranë tij ishte një njeri me emrin David Todua. Todua, një gjeorgjiano-izraelit, ishte në radarin e gazetarëve pasi një informator i call center, e përmendi atë si një njeri të rëndësishëm në kompani, që viziton zyrën e Kievit. Informatori i cili denoncoi rastin edhe tek autoritetet suedeze, e përmendi Toduan si njeriun që qëndron pas këtyre operacioneve.

'DOSJA-JOSIFI'-Zanafilla, si u përfshi këshilltari i

Ndonëse asnjë dokument zyrtar nuk e lidh Toduan me Milton Group, ai ka në pronësi një sistem online pagesash që është përdorur për të procesuar shumë prej qytetarëve që janë mashtruar nga Milton. (Todua mohon me forcë çdo përfshirje zyrtare ose joformale në Milton Group.) Pasi u dha një tufë me dokumente gazetarëve, informatori ra dakord të kthehej në kryeqytetin Ukrainas për të marrë pjesë dhe për të regjistruar në mënyrë sekrete festën e fundvitit, që premtohej se do ishte tejet luksoze.

Tema e eventit ishte “Getsbi i Madh”, një roman klasik i shkrimtarit amerikan i vendosur në epokën e Jazzi-t dhe që përbëhej nga performanca të elaboruara me drita neoni dhe çmime. Festa kulmoi me fjalimet nga liderët e kompanisë dhe torta me 3 qirinj në nder të ditës së lindjes së kompanisë Milton Group.

'DOSJA-JOSIFI'-Zanafilla, si u përfshi këshilltari i

Drejtori ekzekutiv (CEO) i Milton Group, Jacob Keselman, dha një fjalim tejet motivues iu referua Toduas si “babai” i kompanisë. Ai më pas e thirri atë në skenë për t’i dhuruar tortën e ditëlindjes me tre qirinj të ndezur, një referencë për vitet e operimit të call center. Sinjalizuesi, që morri pjesë në ngjarje, e identifikoi këtë “David” si David Todua. (Todua konfirmoi për gazetarët që kishte marrë pjesë në festë, por vetëm si mysafir i Keselman. Keselman, nga ana e tij, u tha gazetarëve se nuk e njihte Toduan.)

Në fjalimin e tij, Keselman, dha një indicie për ekzistencën e një rrjeti të madh të Milton kur ai formalisht përshëndeti pjesëmarrësit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Gjeorgjia në festën e fundvitit.

“Vitin e shkuar [2019] ne treguam që jemi kompania numër një në Ukrainë. Le të tregojmë këtë vit që ne jemi kompania numër një në botë," -tha ai për të karikuar punonjësit. 

Kjo festë nuk ishte e para. Në dhjetor, sipas fotove që ai postoi në rrjetet sociale, Keselman mori pjesë në një tjetër festë luksoze të Vitit të Ri në Tiranë. Atje ai po pozonte për një selfie krah një burri biond. Ai u identifikua në rrjetet sociale si Andrii Romanko dhe është taguar me flamurin shqiptar duke pohuar një lidhje me shtetin e vogël ballkanik.

Duke ndjekur lajmërimet për hapjen e një call center-i të ri në rrethinat e Tiranës, reporterja e OCCRP filmoi të njëjtin njeri, bashkë me biondin e veçantë, jashtë zyrave në fjalë.

Në dokumentet e kompanisë që u hetuan nga OCCRP rezulton se qendra është drejtuar nga CTA Groupe Shpk dhe APA Liaison Shpk —në pronësi të Amant Josifit, këshilltari i Ministres së Mbrojtjes që u kap në xhirimin e kryer bashkë me Toduan.

31-vjecari, Josifi ka lidhje të forta në Shqipëri. Ai, është këshilltari i Ministres së Mbrojtjes që nga Dhjetori 2017, kur ai u emërua nga Olta Xhaçka, një anëtare e Partisë Socialiste që drejtohet nga Edi Rama.

Josifi është gjithashtu një ish-ortak i vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, me të cilin ai ka pasur në pronësi një kompani telekomunikacioni dhe telemarketingu, Pegasus Communications, derisa Josifi i shiti aksionet e tij në Dhjetor 2017.

'DOSJA-JOSIFI'-Zanafilla, si u përfshi këshilltari i

Në një përgjigje me shkrim, Josifi është shprehur se ai ka qenë në festën e Milton Group në Janar meqë kishte shkuar “thjesht me pushime” në Kiev dhe e njihte David Toduan. Ai tha se ka marrëdhënie formale me kompaninë. “Unë e kam takuar për herë të parë z.Todua në Izrael dhe më pas në disa evente,” u shpreh thatë në përgjigjen e tij.

Ai këmbënguli se çdo referencë e call center-ave shqiptarë në festën e Milton nuk i referohet bizneseve të tij. Por ama ai dha një detaj, atë se Andrii Romanko ka qenë i punësuar në një nga call center-at e tij që nga 2018 në “pozicionin e operatorit”.

Një punonjës i call center, me të cilin foli OCCRP në kushtet e anonimatit nga frika e hakmarrjeve, tha se Romanko ishte një prani e shpeshtë dhe e rëndësishme në zyrë dhe se ai ishte përgjegjës për sigurimin e numrave të telefonit të klientëve.

OCCRP nuk ka parë asnjë provë apo dokument që tregon se qendra e Tiranës ka përdorur të njëjtat teknika si ajo e Kievit, ose ka mashtruar.

Punonjësi i tha OCCRP që operacionet e call center ishin të strukturuara si ato të zyrave në Kiev, me qindra shitës të rinj që bënin deri në 500 thirrje në ditë për klientët në të gjithë botën, duke u përpjekur t’i bindnin ata të dërgonin para për investime që nuk ekzistojnë. Ata bënë minimumi 300 euro në muaj, me shpërblime që përkthehen në më shumë para. Ashtu si në Kiev, “tavolina” të ndryshme grumbullonin folësit e gjuhëve të ndryshme.

Punëtorët i shesin këto investime përmes të ashtuquajturave “marka”, secila me faqe interneti të krijuar me kujdes për ta bërë atë të duket si një firmë e besueshme financiare. Punonjësi tha se Call Center-i në Tiranë kohët e fundit kishte operuar në tre marka të ndryshme: CryptoKartal, AurumPro dhe Virtual Stocks.

“Unë i marr njerëzit në telefon dhe u tregoj atyre një video që flet për njerëz të ndryshëm që fitojnë miliona euro duke investuar në një bursë Bitcoin, dhe unë u them atyre se është një shans i mirë për ata që të fitojnë,” tha personi.

“Unë e di që mashtrojmë njerëzit.”

Punonjësi gjithashtu përshkroi një proces dyfazor të ngjashëm me atë në Kiev, me një grup të shitësve që përdorin “marka” të reja për të mbështetur klientët dhe për të marrë një investim fillestar, si dhe një grup tjetër që i mban ata të fiksuar duke nxjerrë më shumë para prej tyre.

“Ata marrin gjithçka që kanë [klientët],” tha personi. Josifi nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve nëse qendra e tij ishte marketing CryptoKartal, Aksione Virtuale, apo AurumPro. Ai tha se e kishte vendosur biznesin në plan të dytë pas marrjes së pozitës së qeverisë së tij si këshilltar i ministrisë së mbrojtjes dhe nuk ishte më i përfshirë direkt në menaxhimin e tij./Dosja.al

amant josifi david todua mashtrimi me call centerat


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin