Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Vijimi i procedurës së ekstradimit do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin e Republikës Franceze dhe instrumentet ndërkombëtare në fuqi.
TIRANA- Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin nga Franca të Ermal Beqirajt dhe i ka dërguar kërkesën autoriteteve franceze. Përmes një njoftim zyrtar, ministria bën me dije se kërkesa është përcjellë së bashku me dokumentacionin e përgatitur nga organi procedues.
Vijimi i procedurës së ekstradimit do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin e Republikës Franceze dhe instrumentet ndërkombëtare në fuqi. Ministria e Drejtësisë bën me dije se do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj në këtë procedurë, në përputhje me ligjin dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente të të dy vendeve.
Kërkesa për ekstradim mbështetet në kërkesën e prokurorisë kompetente dhe në legjislacionin shqiptar, përfshirë Kodin e Procedurës Penale, ligjin për juridiksionin në marrëdhëniet me autoritetet e huaja dhe instrumentet ndërkombëtare të zbatueshme.
NJOFTIMI
Ministria e Drejtësisë bën me dije se, në përputhje me legjislacionin shqiptar, marrëveshjet ndërkombëtare dhe procedurat e bashkëpunimit juridik me Republikën Franceze, ka përcjellë sot pranë autoriteteve kompetente franceze kërkesën për ekstradimin e shtetasit E. B., të përcjellë nga organi procedues, së bashku me dokumentacionin përkatës.
Vijimi i procedurës së ekstradimit do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin e Republikës Franceze dhe instrumentet ndërkombëtare në fuqi.
Ministria e Drejtësisë do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj në këtë procedurë, në përputhje me ligjin dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente të të dy vendeve.
Informacion mbi procedurat e ekstradimit
Ministria e Drejtësisë njoftohet nga autoritetet kompetente për lokalizimin ose arrestimin e një personi në një shtet të huaj, si edhe për afatin brenda të cilit duhet të paraqitet kërkesa formale për ekstradim.
Prokuroria kompetente paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradim, të shoqëruar me dokumentacionin përkatës procedural.
Drejtoria përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë verifikon dokumentacionin dhe ndërmerr veprimet për përkthimin e tij në gjuhën e shtetit të kërkuar ose në gjuhën e përcaktuar nga instrumentet ndërkombëtare.
Pas përfundimit të përgatitjes së dosjes, Ministri i Drejtësisë nënshkruan kërkesën për arrestim provizor (kur është e nevojshme) dhe/ose ekstradim.
Kërkesa dhe dokumentacioni u përcillen autoriteteve të shtetit të kërkuar në rrugë diplomatike, sipas procedurave ndërkombëtare.
Për të përshpejtuar procedurën, dokumentacioni mund të transmetohet paralelisht edhe në rrugë elektronike ndërmjet autoriteteve kompetente.
Kërkesa për ekstradim mbështetet në kërkesën e prokurorisë kompetente dhe në legjislacionin shqiptar, përfshirë Kodin e Procedurës Penale, ligjin për juridiksionin në marrëdhëniet me autoritetet e huaja dhe instrumentet ndërkombëtare të zbatueshme.
Afati për paraqitjen e kërkesës formale dhe dokumentacionit përcaktohet nga konventat ndërkombëtare, veçanërisht nga Konventa Evropiane për Ekstradimin, e cila parashikon afatet përkatëse (40 ditë sipas nenit 24 të Konventës për Ekstradimet) pas arrestimit ose ndalimit provizor.
Ministria e Drejtësisë siguron që kërkesa të dërgohet brenda afateve ligjore dhe ndjek në vijim komunikimin me autoritetet e shtetit të kërkuar deri në përfundimin e procedurës së ekstradimit./Dosja.al
Foto ilustruse ITALI – Autoritetet italiane kanë çmontuar një rrjet që falsifikonte euro dhe lekë shqiptarë...
LIBRAZHD- Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë zonën pyjore të fshatit Dardhë në Bashkinë e...
Foto ilustruse GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar akuzohet për përdhu...
Kapshticë KORÇË- Fluks i lartë udhëtarësh në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mijëra hyrje-dalje gja...
Pamje nga vendngjarja PASKUQAN- Policia ka dhënë me shumë detaje rreth grabitjes së argjendarisë në Paskuqan, e cila ndodhi d...
Foto ilustruse RINAS- Policia Kufitare ka arrestuar në Rinas një shtetase turke të shpallur në kërkim ndërkombëtar,...
Pamje nga vendngjarja PASKUQAN- Një grabitje me armë zjarri na ndodhur në një argjendari në zonën e Paskuqanit. Sipas in...
Rrok Gjoka TIRANË- Biznesmeni Rrok Gjoka është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë s&eum...
LIBRAZHD- Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive prej tetë ditësh në malin e Dardhës, në Librazhd. Temperaturat e larta,...
foto ilustruese ITALI- Italia është përfshirë këtë të mërkurë nga një valë e re të nxehti,...