14 October 2024, 21:28
Nga N.F
Drejtoresha
SHKODËR- Tre nxënës të gjimnazit “Oso Kuka” në Shkodër janë përjashtuar nga shkolla me arsyetimin se hapën në Instagram një faqe me meme ku denigronin figurën e mësuesve dhe drejtoreshës së shkollës. Dy prindër treguan për gazetarët e Fiksit se fëmijët e tyre u përjashtuan pa asnjë provë, me arsyetimin se ata hapën faqe memesh për stafin pedagogjik të gjimnazit “Oso Kuka“ në Shkodër.
Nora Skollaj tregon se vajza e saj maturante është përjashtuar me arsyetimin se ajo ka thënë për drejtoreshën se merr para, por nuk ka asnjë provë se këto postime i bëri vajza e saj.
“Në fillim na thanë se emrati çoi policia, më vonë kuptuam se ishte vetëm presion, policia nuk solli asnjë emër dhe vajza u përjashtua padrejtësisht” thotë znj.Nora.
Ajo tregon se ka vajtur në shkollë, por drejtoresha i quan fëmijët kriminela pa asnjë fakt. Ndërkohë 3 maturantët sot qëndrojnë në shtëpi. Babi i një tjetër maturanti, Ferit Rranxa, tregon se kurrë djali i tij nuk ka patur probleme në shkollë, por është nxënës i mirë dhe me sjellje shumë të mirë. “Tani drejtoresha na i bëri fëmijët kriminela kot, s’kanë asnjë faj” thotë z.Ferit.
Prindërit të cilëve drejtoresha u tha se hetoi policia dhe nga aty dolën emrat shkuan në polici dhe prokurori për t’u interesuar për çështjen, por këto institucione nuk kishin dijeni për situatën dhe rastin.
Emisioni Fiks Fare solli një audio inçizim , në të cilin drejtoresha akuzon fëmijët se e kanë prek në familje dhe kanë bërë postime sikur ajo merr para. “Ju do përjashtoheni, ju e keni bërë, ju më keni prekur familjen dhe jeni kriminela “ dëgjohet të thotë drejtoresha.
Ndërkohë për vajzën e përjashtuar, thotë se ajo është llafazane, rrenacake dhe pise. Gazetarët e Fiksit shkuan në shkollë të merrnin një përgjigje nga drejtoresha, nëse ka fakte se faqja në instagram u hap pikërisht nga këta fëmijë dhe kush i dokumentoi ato. Por drejtoresha nuk u ndalua për gazetarët, ajo i dha biçikletës me shpejtësi dhe u largua.
Ndërkohë që për emsiionin investigative është përgjigjur Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë e cila thotë se ka marrë dijeni për rastin nga prindërit e fëmijëve të përjashtuar, se ky është një vendim i shkollës dhe nuk ka dijeni që çështja të jetë as në polici dhe as në prokurori./ TCH
drejtoreshe gjimnazi oso kuka shkoder perjashtim nga shkolla
Aktualitet
14 October 2024, 21:15
N.F
Aksidenti
SHËNGJIN- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Shëngjinit. Mësohet se një...
Aktualitet
14 October 2024, 20:44
E. D
fotot ilustruese
MILOT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem. M&eu...
Aktualitet
14 October 2024, 20:41
r.ll
vednngjarja
SHKODËR- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. 15-vjeçari, Emilja...
Aktualitet
14 October 2024, 20:17
r.ll
vendngjarja
SHKODËR- Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e regjistruar pak më herët në qytetin e Shkodrës. Ngjarja mësohet s...
Aktualitet
14 October 2024, 20:12
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një 15-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë në Shkodër.
Sipas informacion...
Aktualitet
14 October 2024, 19:20
r.ll
kampi ne gjader
ITALI- Anija "Libra e Marinës" është nisur sot drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e par&eum...
Aktualitet
14 October 2024, 19:05
r.ll
komisioni per edukimin dhe median
TIRANË- Të thirrur në dëgjesë në Komisionin për Edukimin dhe Median, rektori i Univers...
Aktualitet
14 October 2024, 18:21
N.F
Dorian Puka
ANGLI- Dorian Puka ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare në lidhje me sjelljen dhe veprimet e tij në Lond&eu...
Aktualitet
14 October 2024, 18:02
r.ll
ndotja ne liqenin artificial
TIRANË- Ndotja në Liqenin Artificial në ditët e fundit ka arritur në nivele alarmante. Në sip&eu...
Aktualitet
14 October 2024, 17:35
r.ll
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me alarmin për bombë që u dha sot në rrugën "Ukraina e Lirë" n&e...