LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më shumë privilegje”/ BIRN: Kraja kërkon heqjen e kufizimit për të rikandiduar në SPAK

Por gjashtë vjet më vonë, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë janë vënë në garë me njëri-tjetrin për më shumë kompetenca dhe privilegje, duke vënë në lëvizje Kuvendin për të përgatitur një paketë të re ndryshimesh ligjore ‘për të korrektuar’ reformën në drejtësi.

22 September 2022, 15:40 Nga k.m.
“Më shumë privilegje”/ BIRN: Kraja kërkon heqjen e
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kreu i SPAK, Arben Kraja

Në prag të mesnatës së 21 korrikut 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi unanimisht një paketë të ndryshimeve kushtetuese, të cilat i hapën rrugën ngritjes së një sistemi të ri të drejtësisë në vend. Reforma në drejtësi premtonte rikthimin e besimit të publikut përmes një procesi të përkohshëm vetingu dhe një arkitekture të re, që do të garantonte sipas hartuesve pavarësinë dhe llogaridhënien.

Por gjashtë vjet më vonë, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë janë vënë në garë me njëri-tjetrin për më shumë kompetenca dhe privilegje, duke vënë në lëvizje Kuvendin për të përgatitur një paketë të re ndryshimesh ligjore ‘për të korrektuar’ reformën në drejtësi.

Më 14 shtator, Komisioni i Ligjeve miratoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes deputetëve të mazhorancës dhe një pjese të opozitës për të adresuar me ndryshime ligjore kërkesat e vazhdueshme të organeve drejtuese të sistemit të drejtësisë për ndryshime ligjore.

BIRN i siguroi propozimet për ndryshime ligjore që kanë dorëzuar në Kuvend Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Këto propozime përmbajnë kryesisht kërkesa për zgjatje mandatesh, garanci pas përfundimit të detyrës, zgjerim kompetencash apo më shumë pavarësi ndaj mekanizmave të kontrollit.

SPAK dhe BKH me ‘halle’ të ndryshme

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH përbëjnë së bashku strukturën e posaçme në luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar. Rreth dy vjet pas krijimit, Prokuroria e Posaçme ka ngritur pretendime mbi bazën ligjore që rregullon funksionimin e këtij organi hetimi, ku si problem të parë evidenton kufizimin ligjor të mandatit 9-vjeçar për prokurorët dhe atë 3-vjeçar për drejtuesin e SPAK.

Kushtetuta dhe Ligji nr.95.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, parashikon që prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë përsëritje, ndërsa drejtuesi një mandat 3-vjeçar pa të drejtë përsëritje. Në kërkesën e tij drejtuar Kuvendit në prill të vitit 2021, kreu i SPAK, Arben Kraja kërkon heqjen e këtij kufizimi dhe të drejtën e rikandidimit.

“Gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Posaçme të Apelit nuk e kanë një kufizim të tillë; të gjithë prokurorët e tjerë në sistemin e prokurorisë nuk e kanë një kufizim të tillë; drejtuesit e institucioneve kushtetuese nuk kanë një mandat të tillë të shkurtër në kohë dhe pa të drejtë rikandidimi…,”-thuhet në kërkesën e Krajës.

Kraja, mandati i së cilit përfundon në dhjetor të këtij viti, kërkon që këto përcaktime ligjore duhen hequr ose riformuluar, me qëllim që të hiqet mandati i kufizuar.

“…propozojmë që ndryshimi të jetë vetëm në dhënien e të drejtës për të rikandiduar, si për drejtuesin e prokurorisë, ashtu dhe për prokurorët e posaçëm,”- shton ai.

Në vijim, SPAK ngre gjithashtu shqetësimin se sipas parashikimit ligjor, një oficer i BKH-së duhet të kryejë vëzhgimin periodik të komunikimeve të gjyqtarëve, prokurorëve, personelit administrativ dhe familjarëve të afërt. Sipas Krajës, dëgjimi i komunikimeve të prokurorëve të SPAK me funksionarë të zbatimit të ligjit do të përbënte ‘cënim të sekretit hetimor’.

Po ashtu, ai vëren se duhet të përgjohen minimalisht 268 persona si dhe familjarët e tyre, çka do të sillte sipas tij bllokimin e pajisjes së përgjimit, duke penguar realizimin e përgjimeve procedurale. SPAK konsideron se kryerja e një procedure të tillë është në pamundësi fizike dhe kohore të hetuesit të BKH-së.

Ndërkohë, drejtuesja e BKH-së, Aida Veizaj (Hajnaj) prezanton probleme të tjera nga ato të Krajës. Ajo kërkon ndryshime ligjore që i japin asaj më shumë pavarësi procedurale dhe financiare nga Prokuroria e Posaçme. Hajnaj vlerëson si një ndryshim të domosdoshëm mënyrën e miratimit të strukturës së BKH-së. Legjislacioni aktual përcakton se kjo strukturë rregullohet me udhër të përbashkët të drejtorit të BKH-së dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, por Hajnaj kërkon që të jetë e vetme për të vendosur në këtë rast.

“Përfshirja e drejtuesit të PP-së në miratimin e strukturës është e panevojshme në vlerësimin tonë, për sa kohë rregullimi i saj nuk prek apo ndikon në hetimet procedurale nën udhëheqjen e PP-së,”-argumenton shefja e BKH-së në propozimin e saj drejtuar Kuvendit.

Ajo e konsideron gjithashtu të panevojshëm komisionin e prokurorëve për mbikëqyrjen e drejtorit të BKH-së, duke e cilësuar dispozitën ligjore të paqartë. Hajnaj kërkon që drejtuesit të SPAK t’i hiqet e drejta për rekomandimin e pezullimit dhe shkarkimit të zëvendësdrejtorit të BKH-së dhe që kjo kompetencë t’i kaloj asaj. Po ashtu, kërkon që drejtuesi i SPAK të mos japë pëlqimin në emërimin e hetuesve të BKH-së, duke e konsideruar si akt formal, të panevojshëm dhe të pavlerë nga pikëpamja juridike. Në vijim, drejtuesja e BKH-së vëren se ajo nuk ka funksion vetëm veprimtarinë procedurale, por edhe atë funksionale e menaxhimin e veprimtarisë administrative, financiare apo logjistike të BKH-së.

Hajnaj kërkon t’i jepet e drejta të marrë pjesë në hartimin e projekt-buxhetit në bashkëpunim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Sipas saj, në këtë mënyrë u qëndrohet korrekt përcaktimeve të ligjit se, SPAK përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe BKH. Kraja dhe Hajnaj bien dakord që punonjësit administrativë në të dy strukturat të përjashtohen nga detyrimi për të deklaruar pasurinë, duke konsideruar të nevojshëm vetëm verifikimin e figurës.

Anëtarët e KLP kërkojnë të bëhen gjyqtarë

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon që anëtarët jomagjistratë të kenë mundësi që në përfundim të mandatit të tyre, të ‘katapultohen’ si gjyqtarë në gjykatat e Apeleve, pa kryer më parë Shkollën e Magjistraturës, që nevojitet për të përfituar statusin e magjistratit.

“Vëmë re se legjislatori në rastin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ka parashikuar një rregullim ligjor i cili u garanton atyre caktimin në detyrë si gjyqtar apo prokuror Apeli,” vëren KLP.

Këshilli ankohet se anëtarët e tij janë të vetmit funksionarë të sistemit të drejtësisë që nuk u garantohet vazhdimësia në sistem – çka konsiderohet një mungesë garancie për “paanshmërinë, eficensën dhe pavarësinë e tyre”. KLP i propozon Kuvendit dy alternativa; emërimin e anëtarëve jo-prokurorë si gjyqtarë në Apel pas përfundimit të mandatit ose dhënien e kësaj garancie për një periudhë 10-vjeçare nga data e konstituimit të Këshillit.

KLP e justifikon këtë kërkesë me boshllëkun që po krijohet në radhët e magjistratëve si rezultat i procesit të rivlerësimit kalimtar. Për anëtarët prokurorë të Këshillit, kërkohet që të ndryshohen kufizimet në lidhje me vijueshmërinë e karrierës, ku sipas ligjit aktual përcaktohet se ata kthehen në vendet e mëparshme të punës dhe se nuk mund të transferohen, të ngrihen në detyrë ose të delegohen gjatë tre viteve pas përfundimit të mandatit.

KLP kërkon që anëtarëve prokurorë t’u garantohet e drejta për zhvillimin e karrierës së tyre në përputhje me parimin e proporcionalitetit, duke përcaktuar në mënyrë taksative pozicionin se ku do të caktohet anëtari që vjen nga shkalla e parë pas përfundimit të mandadit, si dhe duke shmangur konkfliktin e interesit.

Tjetër propozim i KLP-së është shtimi i funksionit të “këshilltarit ligjor” në strukturën e zyrave të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Ndërkohë, kërkohet që këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të kenë mundësinë e zhvillimit të karrierës brenda gjyqësorit. Sipas KLP, një eksperiencë pune të paktën 5-vjeçare si këshilltar apo ndihmës ligjor, të vlerësohet e arsyeshme për të krijuar hapësirën e emërimit si magjistrat.

Shkolla e Magjistraturës dhe KLP kërkojnë që për një periudhë tranzitore, programi i formimit fillestar për magjistratët me kohëzgjatje 3 vjet të bëhet 2 vjet. Sipas propozimeve, kjo mundësohet me shkrirjen e vitit të praktikës para-profesionale me vitin e praktikës profesionale.  Periudha tranzitore propozohet që të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Prokuroria e Përgjithshme vëren ndër të tjera se ndryshimet dhe shtesat e propozuara vijnë si rezultat i nevojës për të adresuar një sërë problemesh të evidentuara gjatë zbatimit në praktikë të kuadrit ligjor aktual. Në propozim evidentohet fakti se në disa Prokurori rezulton që drejtuesit të mos kenë marrë masa administrative dhe procedurale për zbatimin e udhëzimeve dhe planeve të veprimit të Prokurorit të Përgjithshëm. Prokuroria e Përgjithshme i cilëson në kundërshtim me Kushtetutën kompetencat që i jep ligji KLP-së për caktimin, lëvizjen paralele apo ngritjen në detyrë të kancelarëve në prokurori dhe këshilltarit ligjor jomagjistrat apo kompetencat e tjera që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së nëpunësve civilë në organet e akuzës.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela pretendon se kompetencat dhe përgjegjësia që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, nuk janë në përpjestim të drejtë me autoritetin që i është dhënë dhe me instrumentat që disponon për të mbarëvajtur punën në administratën e organit të akuzës dhe për të mundësuar përmbushjen e përgjegjësive.

Bazuar në këto konstatime, kërkohet përfshirja e Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e caktimit, vlerësimit të veprimtarisë organizative dhe administrative, pezullimit apo shkarkimit të drejtuesve të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, të kancelarëve, të këshilltarëve ligjorë, si dhe të  nëpunësve civilë.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshëm, këto ndërhyrje janë të nevojshme për të siguruar koordinimin dhe kohezionin institucional në mënyrë efektive. Prokuroria e Përgjithshme konstaton paqartësi edhe për mënyrën se si duhet të veprohet në rastin e grupeve hetimore për çështje të veçanta, duke argumentuar se nuk është rregulluar mënyra e vendimarrjeve për rastet kur lindin mosmarrëveshje apo mendime të kundërta midis anëtarëve prokurorë të grupit./Reporter.al

spak reforma ne drejtesi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin