LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Por Zavalani ishte veçse një person i përdorur nga Asiola dhe Albert Sula, me qëllim që të merrnin apartamentin, pasi çifti kishte refuzuar prej kohësh t’ia jepnin atij, për shkak të mungesës së besimit. Të gjendur përballë kësaj situate, çifti Sula gjetën zgjidhjen “perfekte”, duke përdorur Zavalanin.

18 September 2026, 22:50 Nga E. D

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e

TIRANË- Jemi në Tiranë, në rrugën e Durrësit, aty ku një apartament është kthyer në “mollë sherri” dhe ka ndezur debate të ashpra mes pronarëve dhe personave që e kanë marrë me qira, të cilët, në shkelje të kontratës, sot nuk pranojnë të dalin nga shtëpia, duke krijuar një skemë të mirëfilltë mashtrimi, qiraje dhe më pas nënqiraje. Gjithçka nisi kur një person, i quajtur Gentian Zavalani, kërkoi të marrë me qira banesën e çiftit, Lavdije dhe Gëzim Ago.

Por Zavalani ishte veçse një person i përdorur nga Asiola dhe Albert Sula, me qëllim që të merrnin apartamentin, pasi çifti kishte refuzuar prej kohësh t’ia jepnin atij, për shkak të mungesës së besimit. Të gjendur përballë kësaj situate, çifti Sula gjetën zgjidhjen “perfekte”, duke përdorur Zavalanin.

Kur çifti Ago kuptoi se çfarë po ndodhte, ishte tepër vonë, pasi tashmë Asiola dhe Albert Sula kishin ngritur një strukturë biznesi në pronën e tyre, duke përdorur kontratën e nënqirasë të firmosur me Gentian Zavalanin. Këtu do të nisnin edhe përplasjet, ndërsa në një video, Alberti shihet duke kërcënuar dhe sharë me fjalor banal edhe punonjësit e shtetit.

Nga ajo që kuptojmë, në këtë histori me zaptim prone, është se Alberti ndihet pronar në një shtëpi që e ka marrë me një kontratë nënqiraje, e cila është përpiluar dhe firmosur me hije dyshimi për vërtetësinë e saj dhe që, për më tepër, i ka humbur efekti.

Sepse, referuar kontratës së qirasë të firmosur më datë 1 gusht 2024, mes Gëzim dhe Lavdie Agos me zotin Gentian Zavalani, në pikën 2 thuhet qartësisht se kjo marrëveshje e humb legjitimitetin e saj më 1 gusht 2025. Dhe vetëm nëse palët bien dakord, 30 ditë përpara afatit të përfundimit të saj, pra në korrik 2025, atëherë kontrata mund të rinovohet edhe për dy vite të tjera.
Ndërkohë, një pikë tjetër e rëndësishme është ajo që përcakton se, nëse nuk bëhet pagesa e qirasë në kohën që është rënë dakord mes palëve, atëherë kontrata do të prishet automatikisht…

Pra, një kontratë e skaduar dhe e shkelur me të dy këmbët nga qiramarrësi, që në fakt është nën/qiramarrës, sepse qiramarrësi i vërtetë, Gentian Zavalani, ka dalë tërësisht jashtë loje. Por këtu nis një tjetër problem për pronarët e ambientit, sepse Alberti ka pretendime pasi i kërkon çiftit Ago 120 mijë euro me pretendimin e investimit në pronë.
Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, fillimisht takuam Gentian Zavalanin, i cili duket se ka edhe rolin kyç në këtë histori. Por, në mungesë të argumenteve, ai tenton t’i shmanget përgjegjësisë, derisa në fund zbërthen skemën e mashtrimit, kërkon ndjesë dhe zotohet se nuk do të bëjë më gabime.

Ndërsa Albert Sula, i cili vijon të qëndrojë në banesë, ka pretendime të tjera.

Ai këmbëngul që kontrata e nënqirasë është në konformitet me ligjin dhe se nuk e ka përdorur Zavalanin si karrem për ta marrë fillimisht banesën me qira të çiftit Ago, edhe pse vetë Gentiani e pranon në përballjen me ne se ndihet i përdorur dhe se që në fillim e ka marrë shtëpinë me qira te Lavdia dhe Gëzimi, me qëllim që ajo pronë më pas të përdorej nga Alberti dhe Asiola.

Tashmë çështja është në duart e drejtësisë, e cila ka për detyrë t’i japë zgjidhje përfundimtare këtij konflikti./Piranjat news 

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin